DILNI SHESHIT – QYQARË!

0
255
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

DILNI SHESHIT – QYQARË!

Shpifarakëve, mynafikëve, dajrexhinjëve të mesnatës, qafirëve, nepërkave helmuese të udbashëve, të shitur për dy grosh!

Pikadorë me hanxharësh bartni llafe,
Me ty dua t’pi me barot nga një kafe!
Ti kavalkadë shqehësh-psikopat, që
Foshnje shqiptare-therrni sysopatë!

Arlekin – fjalë bartë skilak e levarash!
Me tespi n’dorë demon ti je deledash!
Dil nga epruveta me frakun menaxher;
Me zeher në zemër – gojën me cuker!

Gosti rituale e pije shko n’për karmine;
Ai që të thæ mik-o – thikë pas shpine!
Lëngata s’ka ilaç – e ke me trashëgim,
Pazvan mos prit për ty s’ka dot shërim!

Kalorës i Apokalipsës uluro me hijena,
U farofsh për ty s’ka – urdhëro brenda!
Vazhdo me cenzurë, ore qen çekistë;
Qyqarë je i thekur si një neokomunist!

Me mua ç’ke – për hatër të Perëndisë?
Jonus ik n’Klinikën e Neuropsikiatrisë!
Ke sajuar Antolgji prej madhërisë, ajo
Është vuvuzele – luzmë e lapërdhisë, ti

Je i sëmurë prej psitakozës – truthatë!
Për dy aspra e shet Kosovën e ngratë.
“Besën shqiptare ku e ke, oj Rahovicë,
Hala duhanin n’Vranjë s’e kam shitë?”

Mua s’më kanë pjellë as brirat e dhisë,
Jam bir prindësh të fisit të KRYEZISË.
Në daç me maskota – bëju dhe tebdil;
Mua s’më gjenë duarbosh, fare gafil!

Kudi jam trim – kobër më helmërake,
M’gjenë sheshit – askujt s’i kam hake!
Betuar jam n’flamur,then të vërtetën,
Për të vërtetën do ta shkurtoj jetën!

Të ndërmendi qartë të gjettë e mira!
M’ka rritë dhalli, misërnikja dhe hirra.
Armë e gjyshit bakshish m’ka dashtë:
“Një me dhjetë, një me pesë a gjahtë!”

E diel, 3/4 kollozheg 2021, në
Dardanini Ilire