Dilema e Nobelit!

0
445
Ilir Muharremi

Ilir Muharremi /kritik i artit

Shkrimtarët refuzohen pastaj e fitojnë çmimin Nobel.

Pse atëherë nuk e fituan, e tash e fitojnë me vepra të njejta?

Laureati (fituesi i çmimit) shkencëtari suedez Alfred Nobel, në testamentin e tij të vitit 1895, ndër pesë çmimet që duhet të jepen, përcaktoi një çmim për letërsinë, për personin që në fushën e letërsisë krijon “veprën më të mirë në një drejtim ideal”.

Laureati (fituesi i çmimit) duhej të përcaktohej nga “Akademia e Stokholmit”, që më vonë sipas statutit të Fondacionit Nobel u saktësua se është Akademia Suedeze.

Sipas këtij statuti, përkufizohet belles-lettres, “jo vetëm letërsia, por edhe shkrimet e tjera, që për nga cilësia e formës dhe stilit kanë vlerë letrare”. Poashtu u zbut qëndrimi që çmimi tu jepej veprave të botuara “në vitin paraprak” duke u zgjeruar edhe në “veprat e vjetra”, nëse “rëndësia e tyre nuk ishte bërë e qartë deri në atë kohë ”, që për nga cilësia e formës dhe stilit kanë vlerë letrare”.

Çfare i bie kjo?

Shkrimtaret që nominohen për të fituar çmimin dhe vazhdimisht përseritën me veprat e tyre, rasti konkret Peter Handke i cili qe nominuar shumë herët, e këtë vit e fitoi.

Shtrohet pyetja pse nuk e fitoi kur ishte ne konkurencë me Bob Dylanin, Kauza Ishiguron por e fitoi këtë vit.
A dëshmon kjo se Dylani dhe Ishiguro ishin më të fortë, perderisa ata e fituan më herët çmimin?
Pse veprat e tij nuk u vlerësuan në konkurencë me këta shkrimtarë por këtë vit?

Pasi ata kanë fituar çmimin para tij, tregon se Nobeli e përcakton fituesin më të hershëm, më të fortë.
A kanë të drejtë të zemërohen shkrimtarët dhe ta refuzojnë këtë çmim?

Natyrisht që po derisa bëhet kjo ndarje në këtë formë. Atëherë i bie që Dylani dhe Sartri që e refuzuan këtë çmim kishin të drejtë.
E nëse Kadare do ta fitonte vitin e ardhshëm me vepra të njejta duhet të zemërohet. Ose tjetra vepra u deshmua në kohë të duhur dhe nuk i përkiste kohës së kaluar.