DIKUSH FLET, DIKUSH PUNON – poezi

0
255
Jusuf Zenunaj

Jusuf Zenunaj

DIKUSH FLET, DIKUSH PUNON

Dikush flet, dikush punon,
për mullirin e tjetërkujt,
gurra jonë paska qenë
pak për ne e shumë për të huajt !
Sikur strajca e lypsares
grur e thekër janë përzier,
kur gatuan bukën me egjër,
s’piqet në furrë, as në çerep të vjetër !…

J.Z, Dilbeek, më 25 prill 2020

PANDEMITË

Kudo në botë një pandemi,
në Dardani i kemi dy !?
Kjo e dytan,
për ne e para;
sikur në arë,
kur të hidhet fara
është shpërndarë nëpër parti;
ndërro e ç’ndërro qeveri !
Ikën koha,
shpejt mbrrijmë në dimër,
kush është ai,
që gjen vakcinën ?!

J.Z., Dilbeek, më 26 prill 2020

SERVILI

Kur servili do të ngjitet,
në majen ku s’ia kap syri,
harron se mbrapa kodre
gjithë ditën nuk nxeh dielli !?
Shi e breshër, kur bie
streha e huaj gjithmonë s’e mban
si aty ku e tundi djepi,
as bilbili nuk këndon.

J.Z., Dilbeek, më 25 prill 2020

BESNIKËT E AMERIKËS

(Simbas Abdullah Hotit)

Jem besnikë të Amerikës
sikur ne, askush në botë,
çka tha “doktor” Trumpi,
ne, të parët e bëjmë në Europë”.
Në trupin e qytetarëve,
do bëjmê kurë antivirale,
atë që s’e bën Kina,
as “mbretëria Ruse”,
do e bëjmë ne
me substanca dezenfektuse:
Varrekinë dhe Domestos,
lehtë sikur të hash kos.
Në këto ditë të pranverës
kryministri “në prag të derës”
ka dhënë shpresën për shpëtim
se ne ruajmë besnikrinë,
besnikrinë ndaj Amerikës,
në mesnatë e në pikë të ditës,
po u bë Trumpi magjistar
mësimin e tij e marrim të parët …!

J.Z., Dilbeek, më 26 prill 2020


N’KRYE TË ARBËRISË

Gjergj Kastrioti - shtatore

Pesë shekuj me radhë
Me shpatë e hanxharë,
Erdhên vezirë,
sulltanë e pashallarë.

Vite pas vitesh
djemtë nizam na i merrnin,
me vashat ma të bukura
përtrinin haremin

Poqen e dogjen
tonin atdhe
Gjergjin për vete
shpallën Skënderbe.

Trimin e priste toka
e thêrriste deti-
nuk e mashtruan
gradat e mbretit..

Si shqiponjë malesh
kundër osmanlis
një çerek shekulli…