Koment
Nga Skënder MULLIQI
Jeta politike në Kosovë, jo që ka mbetur e paktë, por ajo më shumë po ngjanë në circus ku shumë kjartë edhe po ndahen rolët.Jo qe në Kosovw nuk ka njerëz të ditur dhe njerëz të jetës politike, por ata kan mbetur krejt jashtë këtyre rrjedhave politike, jo edhe pa fajin e tyre. Nuk është gjithmonë fajtore qeveria apo njerëzit tjerë të pushtetit. Fajtorë është edhe ai intelektual, i cili ngjarjet e rëndesishme shoqërore dhe politike i veneron nga distanca duke mos u interesuar të bëhët pjesë e jetës shoqërore dhe politike. Pozita gjithmonë lavderohet së po punon mirë, po në këtë rast ku mbetet Opozita, e cila duhet ta kontrollon rrept punën e pushetit?
Duket së në Kosovë opozita ishte e dobët gjatë këtyre viteve. Ishte e dobët edhe për faktin së shumë herë koketoj më pozitën per çështje shumë të rendësishme për shtetin. Në skenën tonë politike që shumë kohë po dominojnë fytyra të njeta, apo zhongler të politikës. Këta politikanë ishin shumë dinak, ishin shumë përfid sidomos në kohë të zgjedhjeve. Manipulan më masën e gjerë në mënyrën më përfide të mundshme, duke e mashtruar elektoratin dhe qytetarët. Këta njerëz të politikës ishin narcisoid të cilët masën e gjerë i shëndrruan në “klouna” për të vazhduar kështu lojën bizare teatrale. “Klounat” ndoqën më përpikëri skenarët e këtyre Narcisoideve duke quar lojën e tyre të inskenuar mirë deri në fund.
Narcisoidet e dinë mirë së pa lojën e mirë të “klouneve” nuk do të kishn arritur në binë dhe nuk do të kishin marr as aplaudime.Këta Narcisë të politikës kërkojnë besnikëri të pafundme që loja e tyre të këtë efekte .Kjo elitë politike në pushtet nuk janë gjë tjetër vëtem së grupime diletantesh, mashtruesish, hajnash politikë… Thjesht Kosova nuk ka mundësi ta kthej më kohën e humbur. Thjesht Kosova më këtë politikë të mbrapsht nuk mund të ekziston. Pse? Sepse vëtem forma duket e kenaqshme kurse në mbrendi asgjë nuk ka ndryshuar për të mirë. Asgjë! Përkundrazi, diktatura partiake dhe diktaura shtetërore ka arritur shkallën e mos durimit qytetarë.
Alfa dhe Omega e kësaj politike të mbrapsht janë bër një grusht njerëzish të cilët kan përvetësuar qdo të mirë materjale. Qytetarët po shohin së po mbyten e po mbahën ende për kashte. Është duke vazhduar një politikë e rrezikshme karshi Kosovës dhe të ardhmës së saj në Ballkan. Njeriu ynë nga të gjitha anët po bombardohet duke e humbur edhe kontrollin mbi jetën. Kjo kastë politike jo që nuk ka moral politik, por nuk po e ka as frikën nga Zoti! Gjithmonë ka dhe duhet gjetur një zgjedhje fatlume edhe përkunder situatave të vështira. Zgjedhja më e mirë do të ishte që kjo klasë politike tu lëshon rrugë forcave te reja dhe kreative politike, të cilët gjerat do ti kishn kthyer për së mbari, sa nuk është bër tepër vonë. Kosovës i duhet ndryshmet shoqërore politike pozitive.
Nuk ka alternativë të dytë. Alternativa e vendit është inkuadrimi në BE, jo veprimet dualiste herë Perëndim herë Lindje siq kemi tendenca të hapura. Kjo elitë politike nuk i dëshiron kuadrot e mirëfillta, nuk i don njerëzit e ndërshem të politikbërjës, nuk i dëshiron intelektualet e mirëfilëtë, së të gjitha këto kategori shoqërore I shohin si rrezik përmanent për postet pushtetare të cilët i gëzojnë pa meritë. I kan pa meritore këto pozicione te larta së nuk punuan mirë për 18 vite më radhë.
Mangupet duhet eliminuar nga radhet e politikës që të rilindë një politikë e cila Kosovën do ta dërgonte nga e ardhmja më e ndritur. Le të largohen këta njerëz në emer të atyre të cilët po vuajnë për bukën e gojës, të largohen në emer të atyre të cilët po jetojnë me paga minimale, të largohen që rinia jonë mos të largohet dyerve te Evropës për një vend të punës… Të largohen këto garnitura pushtetare së mjaftë e kan zhvatur, mjaftë e kan vjedhur dhe mjaftë e kan plaqkitur pronën shoqërore…