Diktatori Vladimir Putin dhe rrezikimi i interesave të shqiptarëve në Ballkan?

0
949
Skënder Mulliqi

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Evropa në këtë fillim shekull është duke u përballur më krizën globale ekonomike, dhe më aktet e ndryshme terroriste. Qendra e këtyre sulmeve të terroristëve u bë Franca e disa shtete tjera të Evropës. Pamjet e vrasjëve të njerëzve të pafajshem e tronditën botën demokratike. Në anën tjetër po shpërfaqën diktatorë të vegjël dhe të mëdhenj të cilët po e rrezikojnë paqën botërore njejtw si terroristët. Zjarrit të luftës është duke i fryerë diktatori rus, Vlladimir Putin. Aventurieri Putin jo vëtem që pushtoi Krimenë, por qytetin çeçen Grozni e rrafshoi më tokë, duke vrarë dhe masakruar njerëz të pafajshem.

Putini është duke shkuar rrugës së kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq, e cili në aventurën pushtuese për Serbi të Madhe la të vdekur mijera viktima civilë më rastin e shpërberjës së dhunshme të ish-Jugosllavisë. Edhe Putini është duke tentuar ta kthejë domonimin që kishte dikur mbi republikat e ish Bashkimit Sovjetik e më gjerë. Në luftën kunder ISIS-it në Siri, Putin u lëshua në gjahun kunder ‘shtrigave”, duke bombarduar caqet civile, me çrast u vranë afër 10 mijë veta, në mesin e tyre kishin gjetur vdekjën edhe 1000 fëmijë. Regjimi barbarë i Putinit qytetin e Alepos e ka shëndrruar në germadha.

Shumë ekspertë ushtarakë amerikanë kishin adresuar kritika të rrepta kunder Putinit i cili luftën kunder organizatws terroriste ISIS-it dhe ndihmën ushtarake karshi diktatorit Asad, e kishte shfrytëzuar për bombardimin e caqeve civile. Presidenti amerikan, Barak Obama shpesh ka marre kritika të rrepta për “lëshimet” karshi regjimit të Putinit, i cili duke shprehur hegjemonin rusomadhe, kishte për qëllim që të faktorizohet si superfuqi botërore për ta qitur pikërisht Amerikën në planin e dytë. Nese gjenocidin në Çeçeni, Putin e kishte fshehur pjesërisht, tashmë nuk e ka një mundësi të tillë, së po thuaj të gjitha ngjarjet dhe luftërat në botë po gjirohen drejtëprdrejtë më mjetët më moderne të komunikimit, dhe po transometohen direkt në rrjete të ndryshme sociale.

Duke bombarduar caqet gjoja të ISIS-it, bombahedhësit rus kishin bombarduar pa mëshirshem edhe spitalët, duke krijuar pamje rreqethëse të vrasjëve dhe masakrimit të shumë fëmijëve. Bota e civilizuar ishte dashur ta ndalon këtë njeri të krisur në synimet shfarosese pushtuese. Bisedimet dhe çfardo synimi i burrshtetasve botërore që të arrijnë paqën më diktatrorin, Vladimir Putin do të shkojnë huq. Diktatorët e njohin vëtem gjuhën e forcës, siq u ndalë më forcë diktatori i vogël, Slobodan Millosheviqi. Putin do të mbetet krimineli i shekullit 21. Në kufi më Turqinë avionet ushtarak rus kishin bombarduar edhe kamionet e ndihmave humanitare të OKB-së, si hakmarrje kunder rrezimit të një aeroplani ushtarak rus, i cili kishte shkelur kufirin ajror më Turqinë.

Putin disa herë deri më sot bëri kërcnime karshi Kosovës, duke e krahasuar ate më Krimenë e aneksuar. Influenca politike e Rusisë në Ballkan po rritet gjithnjë e më shumë. Aleati natyror i Rusisë, Serbia i ka shtuar apetitet pushtuese karshi Kosovës, por edhe karshi Shqipërisë si synim i kahmotshem i daljes së përbashkët në det. Serbia po luan lojën më dy karta, të kartës gjoja Perëndimore sa për tu inkuadruar në BE, kuse në anën tjeter gjithmonë po koketon më Rusinë në planet e përbashkëta luftënxitëse pushtuse në rajon. Para disa ditësh për vizitë në Kremlin kishte shkuar ultranacionalisti, Millorad Dodik, për të gjetur përkrahje që “Republika Serpska” ta mbajë referendumin për shkëputje nga BH-ja.

I yshtur sigurisht nga takimi që kishte më Putinin, Dodik edhe e mbajti referendumin, edhe pse gjykata më e lartë e BH-së para prakisht e kishte shpallur ate si të pa ligjshem.Pasojat e mbajtjës së këtij referendumi mbetet të shihen më vonë. Politika e përbashkët ruso-serbomadhe është duke vazhduar më tempo të pandalshme. Fill pas referendumit të serbëve në BH-në, Millosheviqi i vogël, Ivica Daqiq përseriti tezën shoviniste për ndarje të Kosovës, të cilën e kishte proklamuar ish presidenti serb, Boris Tadiq. Ai kishte kërkuar 15 përqindëshin e territorit të Kosovës, duke u bërë kjo përmes bidedimeve të ndërsjella midis Tiranën dhe Beogradit zyrtar.

Faktori shqiptarë duhet të jetë unifikues, duke mos ra pre e politikave mashtruse të Serbisë karshi interesave të shqiptarëve në Ballkan. Mos të shfrytëzohet pavarësia e Kosovës për shtimin e apatiteve të qarqeve shoviniste serbe për krijimin e Serbisë së Madhe. Pushtetet në Tiranë dhe në Kosovë nuk janë duke iu kundervu politikave të tilla hegjemoniste serbosllave dhe ruse. Përçarja e faktorit politik shqiptarë, marrja më vetveten po i shkon për shtati shumë synimve serbe për zgjerimin e territoreve si gjithmonë në kurriz të shqiptarëve.

Koketimet kaq të shpeshta të Edi Ramës më serbin, Vuqiq nga shumë kush më të drejtë po konsiderohet si takime të dëmshme, dhe si tendencë e Ramës për kthimin e ndikimit politik të Serbisë në rajon. Edi Rama duket së më shumë është ka e para pelqën Lindjen se sa Perëndimin, dhe kjo tezë është shumë e rrezikshme për të ardhmen e shqiptarëve. Takimet e shpeshta të këtyre dy liderëve shtetëror, po duken si në kohën e vëllazërim-bashkimit të Boro e Ramizit. Këto klasa politike në pushtetet e Shqipërisë dhe të Kosovës, duhet tu lëshojnë vendin njerëzve të rinjë kreativ dhe pa paragjykime idelogjike nga e kaluara e hidhur. Me këto struktura politike në pushtete ka mundësi që seriozisht të rrezikohen interesat e dy shteteve shqiptare në Ballkanin ende të trazuar…