Diktatori ERDOGAN bëri grusht shtetin, për të s’pastruar kundërshtarët

0
1007
Erdogan_mz

Gjin Musa me cigare Gjin Musa, gazetar dhe analist i pamvarur.

“Grusht” sheti i sajuar nga vete presidenti i Turqia z. Erdogan, tashma sapo vjen dhe po vertetohet.
Vrasjet, arrestimet e pa funta, te funksionareve, prokuroreve dhe ushtarakeve te thjesht dhe te larte, flasin qarte per nji operacion diktarorial te ketij presidenti tashma drejte fundit te tije politik.
Ne asnji vende te botes, ku ushtria mobilizohet per rrezimin e nji qeverie, mundet te shuhet ne kater ore.

Ne Turqi ishin 4 ore vrasje dhe arrestime, nga kreu i shtetit te fuqishem te Turqisë.
Te mobilizohet nji armat nene komanden e gjeneralve te larte ushtarak, imagjinoni si do behej Turqia, nji force e madhe ushtarake, do mposhtej nga nji president si Erdogani!!!
Turqia u trondit thelle, po u trondit edhe opinjioni nderkombetar, thirrjet drejtuar presidentit Erdogan, sikur poe egeresojn akoma ma shume, kete diktator te tipit Hitlerian.
Arrestimet sa vin dhe shtohen,dhuna shtetrore po vepron pa meshir,kerkesa per rikthimin e ligjit te vdekjes ne Turqi, tashma ka shqetesuar boten demokratike.
Presidenti i gjithe “pushtetshem”po instalon diktaturen Hitleriane, ligji i vdekjes, do thote eleminimi i kundershtareve te Erdoganit.

Europa dhe SHBA jane te shqetesuar me kete qe po ndodhe keto dit ne Turqin e Erdoganit.
Rikthimi i ligjit te vdekjes do te mbyllen gojet e kundershtareve, te instalohet shteti i te fortit, keshtu Turqia ti thot lamtumir demokracis.
Shteti Turke eshte nji shtet qe ka potenciale te medha jetesore dhe eshte nji nder vendet ma me peshe ne potencialin ushtarak.

Turqia ka kohe qe po zien,nuk pajtohen me sistemin e Erdoganit, ka patur tentativa qe ta rrezojn nga pushteti,po deri me tani te pa suksessheme.
Sajesa e ketije grushte shteti 4 oreshe, tashma po bene xhiron e botes, nga analist dhe politikan te njohur nderkombetarishte flitet hapur qe presidenti i Turqisë sajoi grushte shtetin, duke perdorur eksponentet e tij besnikë, dhe duke vrare ushtar te pa fajshem, dhe arrestuar cdo kundershtar politik te ç’fardo niveli qofshin.

Dhuna dhe terori i perdorur nga ky president diktatorial, eshte sai pa precident po aqe i rrezikeshem ne arenen nderkombetare.
Me grusht shteti eshte perbadhur edhe Shqiperia, ne kohen kure president ishte Sali Berisha, po ishin SHBA qe e shuan pa filluar akoma mire.
Berisha gjithmon e ka quajtur popullin vlla te Turqisë, ka vleresuar ne maksimum Erdoganin,mjerisht kete kane bere te gjithe kryeministrat dhe deri tek Presidenti aktual i Shqiperis z.Nishani, Erdogani eshte pare si zoti i Shqiperis, ESHTE KERKUAR DHE KERKOHET QE CDO INVESTIM NE SHQIPERI TE JETE VETEM ALLA TURKA.

Linde pyetja,pse kjo dashuri hynore ndaj Erdoganit?pse qeveria shqiptare dhe Presidenti Nishani nuk denojn vrasjet dhe burgosjet e pa fajsheme? Mos valle dikujt i interesojn rregjimet diktatorjale?.
Pse ne Shqiperi gjithe ky investim ne shkollat fetare Turke dhe ne çdo cep rruge ndertime te Xhamive ?
Kure e gjithe bota demokratike lufton terrorin e Erdoganit, politika Shqipetare vetem i bene lozhe diktatorit Erdogan!frige apo nostalgji per islamizmin?

Historia Shqiptare eshte e dhimsheme me Turqinë, 500 vjete roberi e mjerim, sundim barbare,ndrrim te fes me dhune,e çfare nuk beri per keqe Turqia ne kohen e saje? Sote e quajme pa piken e turpit vlla te gjakut popullin turke!!! Pse nji here politika shqiptare nuk i tha popullit Italian apo Gjerman populle vlla?
Pergjigja tashma eshte e dhene, jemi nji vend qe e “duam” Europen sa per sy dhe faqe, po popull dhe mike vlla kemi Turqinë, Islamin dhe diktatorin Erdogan.
Ndoshta dikush anrron qe me ndihmen e Erdoganit dhe te Islamit te sajojë nji grushte shteti edhe ne Shqiperi, jemi vend i NATO-s ashtu si Turqia.