Dietologia: Si duhet të ushqeheni gjatë muajit të Ramazanit ?

1
630

Muaji Ramazan është muaj i agjërimit për të gjithë besimtarët myslimanë. Gjatë kësaj periudhe, përpos disa ndalesave të caktuara, sipas rregullave të agjërimit bëhet edhe braktisja e ushqimit dhe pijes.

AJSHE LEKA

Mendohet që abstenimi nga ushqimi mund të ndihmojë në detoksifikimin e organizimit, duke shpërbërë qelizat dhjamore, për t’i përdorë për energji dhe duke çliruar toksina që mund të jenë të depozituara në to.

Nëse ndiqet si duhet, mund të ndikojë në uljen e kolesterolit dhe në largimin e peshës së tepërt.

Të moshuarit, të sëmurët, gratë shtatzëna, gratë të cilat ushqejnë me gji bebet e tyre, janë të liruara nga agjërimi.

Ndryshimi i zakoneve të ushqyerjes në muajin e Ramazanit mund të shkaktojë edhe probleme shëndetësore, prandaj rekomandohet që të përcillet gjendja shëndetësore e çdo agjëruesi.

Vaktet ushqimore gjatë agjërimit

Gjatë Ramazanit, nëse ushqimi konsumohet i kombinuar me të gjithë nutrientet e nevojshëm siç janë proteinat, karbohidratet, vitaminat, fibrat, yndyrat, mineralet dhe uji dhe, nëse merret në mënyrën e drejtë dhe në sasinë e duhur, atëherë nuk e lejon trupin të ketë uri.

Gjatë periudhës së agjërimit, të gjithë që mbajnë Ramazan, ushqehen në dy vaktet kryesore, siç janë iftari dhe syfyri, por është shumë e rëndësishme rritja e numrit të vakteve, për të mos përjetuar probleme metabolike. Për këtë arsye mundohuni të konsumoni edhe një vakt pas iftarit.

Ushqimi që duhet konsumuar

Në orët e lejuara për marrje të ushqimit, është e nevojshme të konsumohet ushqimi, i cili tretet ngadalë, ushqime të pasura me vitamina, minerale dhe oligo-elemente, të cilat gjinden në pemë dhe perime të freskëta sezonale, te pemët me lëvore, pastaj te pemët e thara, ndër të cilat janë hurma, kajsia, fiku apo kumbullat. Kastraveci është një burim shumë i mirë plotësues për ujin dhe elektrolitët. Bostani e pjepri gjithashtu janë fruta, që plotësojnë më së miri nevojat për lëngje, sheqer dhe fibra.

Ushqimet me përmbajtje karbohidratesh, të shoqëruara me sa më shumë fibra dhe ujë, siç janë: tërshëra, elbi, thekra, buka e zezë, makaronat kafe dhe orizi kafe, patatet e vogla me lëkurë, bizelet, fasulet dhe misrat sigurojnë më shumë energji gjatë ditës.

Konsumimi i pijeve gjatë agjërimit

Është e rëndësishme të merren mjaftueshëm lëngje, së paku 8 gota ujë dhe jo vetëm gjatë ushqimit, por edhe në kohën mes vakteve, duke mos anashkaluar as çajrat bimorë.

DISA KËSHILLA:
– Të mos teprohet me kripën, pasi gjatë agjërimit mund të keni etje.
– Mundohuni të qëndroni larg ushqimeve të skuqura dhe produkteve me yndyrë, të kripura apo me sherbet.
– Nuk rekomandohet konsumimi i pijeve të gazuara, sepse kanë ndikim të keq në organizim dhe shkaktojnë pengesa në lukth dhe në zorrë.
– Gjatë Ramazanit është mirë të ndiqni një regjim të ekuilibruar në dy vaktet tuaja.

…………………………………………………..
Autorja është konsulentë për nutricion dhe dietologji: facebook.com/nutricistedietologe

1 KOMENT

  1. I nderuari Arben Çokaj,

    Ju kisha lute qe ne kete portal te mos iu jepni mundesi qenefoislamikeve te bejne propaganda antishqiptare. Kjo kuder dietologe le te keshilloje muslimanet ne ndonje portal islamiik… e jo ne kete portal SHQIPTAR. Keta antishqiptar duhet injoruar 100%. Ignor Totall.

    Shënim: Të drejtë ke nga kjo pikëpamje, por përveç dëshirës, kemi edhe një realitet, që nuk duhet injoruar. Muslimanët do të jenë të tillë, pjesë e shoqërisë shqiptare edhe pse injorohen, derisa ata ta shohin se nuk po përfitojnë, por po humbin nga kjo kulturë neurorike turqelike. Dietologia është bashkëpunëtore e rregullt e Fjala e Lirë, dhe unë jam i prirur t’i respektoj mendimet e të tjerëve, edhe kur mund të mos jem plotësisht dakord me ta. /AÇ

Komentet janë mbyllur.