Ushqimi i shëndetshëm dhe i balancuar, është i rëndësishëm në çdo kohë, por është edhe më rëndësishëm gjatë periudhës së shtatzënisë. Ekzistojnë nutrientë të domosdoshëm, vitamina dhe minerale, të cilët gjatë shtatzënisë luajnë rol të rëndësishëm te nëna dhe fëmija. Shumica e ushqimeve janë të sigurta. Megjithatë, ka disa ushqime që duhet t`i shmangni gjatë shtatzënisë. Këto ushqime duhet të shmangen, ose për shkak të përmbajtjes së tyre, ose për shkak të mënyrës se si janë përgatitur.
AJSHE LEKA
Sipas një studimi të kohëve të fundit, gratë me dieta të dobëta para shtatzënisë kanë më shumë gjasa të lindin para kohe sesa gratë që kanë dieta të shëndetshme. Frutat, perimet, mishi dhe shtesat e tjera dietike, janë një burim i mirë i vitaminave, mineraleve dhe ushqyesve të tjerë që janë të rëndësishëm për nënën dhe fëmijën, por ekzistojnë disa fruta dhe perime që është më mirë të shmangen gjatë shtatzënisë.
Fruta dhe perime: Perimet janë të sigurta dhe, pjesë e domosdoshme e një diete të ekuilibruar. Megjithatë, është thelbësore të siguroheni që ato janë organike ose të pastruara mirë, për të shmangur ekspozimin e mundshëm ndaj toksoplazmozës. Perimet dhe frutat që nuk janë larë mirë, duhet të shmangen tërësisht, pasi ato mund të përmbajnë parazitë si toxoplazma. Ky parazit shkakton toksoplazmozë, që është e dëmshme për fëmijën.
Papaja: Studimet sugjerojnë se papajat plotësisht të pjekura janë të sigurta, ndërsa papaja e papjekur dhe gjysmë e pjekur duhet të shmanget, pasi ajo ka latex që mund të shkaktojë kontraktimet e mitrës. Kjo nuk është e sigurt për shtatzëninë.
Ananasi: Është një burim i pasur bromelain, i cili mund të mos jetë i sigurt gjatë shtatzënisë. Gjithashtu mund të shkaktojë reaksione alergjike ose sëmundje stomaku, të tilla si diarre. Prandaj, është mirë që të shmanget marrja e ananasit gjatë shtatzënise.
Mishi: Mishi i deles, mishi i pulës dhe mishi i patës i papërpunuar mund të kontaminohet me salmonelë, baktere koliforme dhe toksoplazmoze, të cilat mund të jenë të rrezikshme gjatë shtatzënisë. prandaj duhet konsumuar vetëm nëse jeni siguruar më parë se është përgatitur në mënyrë të sigurt.
Peshku me merkur: Peshqit që përmbajnë nivele të larta të merkurit, duhet shmangur. Konsumimi i merkurit gjatë shtatzënisë shkakton vonesa në zhvillim dhe dëmtime të trurit. Një mostër e këtyre llojeve të peshkut përfshin: peshkaqen, peshk shpatë, skumbri dhe tuna.
Sardelet ushqehen vetëm me bimë detare, e si rrjedhojë nuk kanë përmbajtje të lartë të metaleve të rënda si merkuri, apo toksina që gjenden te peshqit tjerë, si salmoni apo toni. Kjo i bën sardelet të preferuara për njerëz që shqetësohen për nivelet e larta të ndotjes së deteve dhe oqeaneve, por edhe për fëmijët dhe gratë shtatzëna. Disa lloje peshqish të përdorur si sushi, gjithashtu duhet të shmangen për shkak të nivelit të lartë të merkurit.
Ushqim deti i tymosur: Ushqim deti i freskët, i tymosur shpesh i etiketuar si lox, stil nova, i mbuluar ose i tharë, duhet të shmanget po ashtu, sepse mund të kontaminohet me listeria. (Këto ushqime janë të sigurta për t`u ngrënë kur janë në një përbërës në një vakt që është gatuar si një tavë.) Ky lloj i peshkut shpesh gjendet në seksionin e ushqimeve të dyqanit tuaj ushqimor. Ushqim deti i konservuar zakonisht është i mirë për të ngrënë.
Peshqit e ekspozuar ndaj ndotësve industrialë: Shmangni peshqit nga liqenet dhe lumenjtë e kontaminuar që mund të ekspozohen ndaj niveleve të larta të bifenileve të poliklorinuara. Kjo është kryesisht për ata që peshkojnë liqenet dhe përrenjtë lokalë. Këta peshq përfshijnë salmon, troftë etj.
Butakët: Pjesa më e madhe e sëmundjeve të shkaktuara nga prodhimet e detit, vijnë nga butakët, ku përfshihen midhjet, gaforret etj. Butakët e papërpunuar përbëjnë një shqetësim për të gjithë dhe duhet të shmangen krejtësisht gjatë shtatzënisë.
Qumështi i pa pasterizuar: Qumështi i pa përpunuar si dhe kosi mund të përmbajë listeria. Duhet të siguroheni se qumështi apo kosi që pini, është i pasterizuar.
Djathi i butë: Djathërat e butë të importuar mund të përmbajnë listeria, e cila mund të kalojë placentën dhe mund të shkaktojë dëme te foshnja (fetusi). Ju duhet të shmangni djathërat e butë, përveç nëse përmbajnë shënim të qartë se janë bërë nga qumështi i pasterizuar. Të gjitha djathërat e pa importuara, të bëra me qumësht të pasterizuar, janë të sigurt për t`i ngrënë.
Vezë të papërpunuara: Vezët duhet të përgatiten mirë para se të përdoren të fërguara apo të skuqura. Nëse konsumojnë vezë të ziera, ato duhet të gatuhen derisa të jenë të bardha dhe të verdhat të jenë të forta. Vezët nuk duhet të jenë të pista ose të plasaritura. Vezët e pa përpunuara ose ndonjë ushqim që përmban vezë të pa përpunuara, si majonezë, akullore, kremra dhe salca mund të bëhen me vezë të pa përpunuara, prandaj duhet të shmangen për shkak të ekspozimit të mundshëm ndaj salmonelës.
Lëngje të pa specifikuara: Lëngjet e shtrydhura në restorante mund të përmbajnë salmonelë dhe e. coli. Gratë shtatzëna duhet të shmangin konsumimin e lëngjeve të pa specifikuara.
Alkooli: Konsumi i alkoolit duhet të shmanget gjatë shtatzënisë. Kjo mund të shkaktojë sindromin e alkoolit të fetusit dhe mund të dëmtojë trurin e fëmijës dhe më vonë mund të ndikojë në aftësinë e sjelljes dhe të të mësuarit të foshnjës.
Kafeina: Konsumi i kafeinës mund të ndikojë në rritjen e foshnjës gjatë shtatzënisë. Konsumi i tepërt i pijeve që përmbajnë kafeinë duhet të kufizohet në 200 mg në ditë. Disa prej pijeve qe përfshijnë kafeinë, janë cola, çaji, kafeja dhe çokollata.
Mjalti: Mjalti mund të ndotet me sporet klostridi, të cilat mund të shkaktojnë botulizëm tek foshnja, një lloj sëmundjeje paralitike. Prandaj, është më mirë të shmanget konsumimi i mjaltit gjatë shtatzënisë.
Kikirikët: Shmangeni konsumimin e kikirikëve gjatë shtatzënisë, sepse mund të shkaktojë alergji tek foshnja në një fazë të mëvonshme dhe gjithashtu mund të jenë të dëmshëm për foshnjën e pa lindur.
Duhani: Pirja e duhanit është shumë e dëmshme për fëmijën. Është mirë të hiqni dorë nga duhani gjatë shtatzënisë, pasi mund të shkaktojë SIDS (Sindromi i Papritur i Vdekjes së Foshnjave), probleme të frymëmarrjes, peshë të ulët dhe lindje të parakohshme.
Gratë shtatzëna duhet të jenë të kujdesshme gjatë blerjes së ushqimit:
Nuk duhet të blejnë (përdorin) ushqimin të cilit i ka kaluar afati i përdorimit
Nuk rekomandohen produktet e ngrira që nuk janë të ngurta
Ushqimet në kontejnerë të dëmtuar / pako / kënaçe
Ushqimi nuk duhet të lihet i pa mbuluar. (Duhet të mbahet në kontejnerë të mbuluar, ose siç rekomandohet nga prodhuesi).
Është më mirë të shmangësh ushqimin e mbetur. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë duhet të mbulohet siç duhet dhe pastaj të ngrohet në ajër pas ftohjes. Ushqimi i mbetur nuk duhet të konsumohet pas dy ditësh. Është më mirë ta hedhësh atë. Mos e ngrini ushqimin përsëri.
Mos e përdorni ushqimin pas ngrirjes së tij më shumë se një herë.
Nuk është e rëndësishme vetëm që të mbani një dietë të shëndetshme gjatë shtatzënisë. Prioritet duhet të jetë të ngrënit e ushqimit të shëndetshëm dhe të ekuilibruar dhe gjithashtu mbajtja e peshës tuaj në normale.
(Autorja është konsulentë për nutricion dhe dietologji: facebook.com/nutricistedietologe)