NGA KALOSH ÇELIKU
(Bregu i Lumit Zajazit
Sot pa shelgje)
Bregu i Lumit Zajazit më strukte
Hurdhave, kur lahesha pa brekë.
Dhe, mesdite: Rrezitesha në Diell
Vapë madhe. Ikja, nën hije Shelgu.
Bregu i Lumit Zajazit. Livadhet
Sot, janë pa shelgje. Dhe, Fëmijë.
Lumi, shteri. Shtrati, nuk ka ujë
Shelgjet, kanë tharë. I kanë prerë.
Moti kohë, ika nga ajo Vapë e madhe
U strehova në Shkup. Dhe, Prishtinë.
Qytete betoni, pa shelgje. E, Livadhe
Përmendore me armë: Thika. Pushkë.
Kuajt me shalë duke shaluar në Qytet
Flamuj turko-arab, valojnë në minare.
Hëpërhë: Sot, më ka mbetur mali. Ikja,
Nga partitë politike: Bibla dhe Kur’ani…
(Shyma* e derës madhe)
Fëmij i prapë, kur isha në Katund
Ëndrra të frikshme shihja në shtrat:
Sesi, hipja te shyma e derës madhe
Dhe, e nxirrja kryengritësin. Shurrën
Fluk, sa më lartë. Larg, përtej pragut.
Xhindet, tinëz vinin pas mesnate
Dhe, më vidhnin natën me Hënë:
Dorë më dorë, hudhnin mbi çatia
Majë lisave te Guri Zi. Pas Çuke.
Pak, para agimit, më kthenin herët
Mes Nanës. Dhe, Babait në Shtrat…
1. Dru i gëdhendur lisi
në prag të derës madhe
(Qengji)
E dënoi Ujku: Pse, Babai i tij
Dje, te lumi: Ia turbulloi ujin.
E dënoi, dhe bariu për ushqim
Dhe, dasëm. Politikani, gjatë
Fushatave zgjedhore. Politikë
Ahengje festive, pas “fitoreve”.
Hero, e shpallën me vjersha
Librave të leximit. Lektyrave:
“Qengji vogël, bee – beee, ban.
Unë, mbëledh lule. E, ti hanë
Bar. Bee – bee – beee. Ban.”
Edhe, e therin. Ia presin kokën
E varin për një këmbe në pemë:
Ia rjepin lëkurën. E hanë, ujqërit…
(Gjeli)
Sot, nuk hipë më mbi gardh
As, majë plehu, në Lëmë:
Të na zgjojë nga gjumi.
E zëvendsoi ora me një zile
Hoxha, me “Allahu Akber”:
Nateditë, thirrë në minare…
(Kurrë kollare (kërpesh)
nuk lidha përqafe)
Moti kohë eci rrugës me çizme
Nuk i dua këpucët e armikut.
Sandalet i veshi verës. Vapë
Gjarpëri Shtëpisë, kulaç. Lëmë.
Moti, zbath nuk turrem Livadhit
Kurrë kollare, nuk lidha përqafe…
(Qeni leh në iriq)
Nanën, kur qeni lehte në Lëmë
Babai, thoshte: Qeni, leh në iriq.
Përçudi, Unë i besoja Babait
Gjumi më zente te pragu derës.
Vonë, e kuptova thënien e Babait
Pse, nuk thoshte: Qeni leh n’armik:
Natën na ka ardhë pas porte. Lëmë.
Më kërkon mua burrin, “kurban”
Ditënesërmen, rehat bëjë “Bajram”…
(Im Atë, dilte natën nga shtëpia
dhe ktheheshte tjetër rruge)
Im Atë, Natën dilte nga shtëpia
Nuk ktheheshte të njëjtës rruge:
Herë, i biente rrugës nga xhamia
Herë, pas Çuke ferrave. Lisave.
Armiku, nuk duhet ta di rrugën
Nga e cila, unë dal nga porta:
E, as atë: pas Çuke. Kthimin.
Im Ati, një natë rrugës pas Çuke
Mes rruge i ngritën një duj misri:
Nxorri “nagëntin”: Lëshoma rrugën!
Hasmi, aspak nuk lëvizi nga vendi
Im Atë, ia shkrepi nëntë fishekë
Dhe, e ndezi dujin e misrit flakë…
(Zekthit e urrejtjes)
Verës, kur ikja turr nga vapa
Dhe, i zhytesha Lumit Zajazit:
Not, i bija hurdhës. Pellgut
Rrezitesha në Diell. Breg .
Zekthit, suleshin në grupe
Gjak kërkonin të thithin!
Gjak, s’kisha as pëe vete.
Ndonjërin, e vrisja me pëllëmbë
Gjak i kuq, shpërthente në trup.
Vetëmevete, thosha: Shumë gjak!
Zekthat e urrejtjes, turr pas lopëve…
(Vjeshta e zhvesh Natyrën
lakuriq dhe pa brekë)
Vjeshta, e zhvesh Natyrën
Fushat. Livadhet. E, malet.
Pemët, i le edhe pa brekë:
Dimri me gunën e bardhë
I vesh, mos i ngrijë acari.
Ujkziu, zbretë në Katund
I kërkon edhat e xha Balit:
Këmbën, e lyen me miell
Derën t’ia hapin, mik malit.
Pranvera, Larg. E, më Larg…
(Dielli korrë borën
miell për Dimër)
Dielli korrë borën, miell për Dimër
Thasët me miell ia ngarkon në sajë
Babadimrit. Dhuratë, mullisit plak
Vitin e Ri, ta festojmë në Katund.
Bora bie pa u ndalë. Jorgan i bardhë
Bereqet, do të kemi dhe këtë Dimër…