DIELL PA RREZE

0
125
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

E kam thënë Moti, në shkrimet e mia publicistike, dhe Libra për Nesër: Nuk më kanë dëgjuar, as kuptuar partitë politike shqiptare. Dhe, lexuar mes rreshtave dhe simboleve “patriotët kuqezi”. As, edhe, Nana Parti e Madhe Shqiptare. Gjithë jetën Shqiptarët, ende merren me ndarjen e lugëve dhe enëve në “Shtëpinë Publike”, u morën me hapjen e shkollave në gjuhën shqipe në shekullin XXI?! “Shkolla” shqipe të pëziera, që i kemi pasur edhe në sistemin komunist.

Pak rëndësi, Sot ka, sesi: i kemi pasur në Ditën e Djeshme, ndarjen e lugëve, dhe enëve në sofrën shqiptare. Nuk u morëm: edhe, Sot e kësaj Dite me “Shtëpinë Publike”. Gjithë jetën, u morëm me shkollat shqipe, flamurin kombëtar Shqiponjën Dykrenare “kuqezi”. Dhe, këngë e valle me çifteli. Dasma familjare. ”Manifestime kulturore – artistike. Panaire të librave”, pa lexuesë dhe pak poetë: në Tiranë, Prishtinë, Tetovë, dhe Shkup.

Aktivitete partiake “kulturore – artsitike”. Aspak, nuk u morëm me Ditën e Nesërme. Asgjë, nuk kishte qenë më i “egër” sesa: sistemi komunist! Po, ky, i sotshmi Neokomunist, është edhe më i rrezikshëm me masa Qeveritare, gjoja “anti koronavirus”. Qesharake.

Pakrëndësi, Sot: kanë, “vëllezërit” e Njerkës, që u morën me përvetsimin e Shtëpisë (Shtetit “përbashkët”). “Fitoreve” të partive politike me “besë” e pa besë në Shtëpinë Publike. Unë, Sot: ia them këngës të Trio Zajazit: “Në bahçe na ka ra bryma”. Ose, të Vëllezërve Dervishi: “Trejdhjet cauca”, këngë burimore Kërçovare.

Përderisa, “vëllezërit” e Njerkës, na e morën Shtëpinë. Patriotët “kuqezi” të partive tona politike me “Besë” e pa besë, u morën me pasurinë personale, familjare, klanore, partiake, dhe hapjen e shkollave në Gjuhën Shqipe. Këngët me çifteli, dajre e lodra me cingana. “Vëllai” ynë i madh, na e mori Shtëpinë. E uzurpoi, edhe Livadhin e Babait: Arat, malet, dhe institucionet e Shtetit të “përbashkët”.

Sot, ne rrezitemi në Diell lakuriq, me Diellin pa rreze…