DIASPORE REALE – DIASPORE VIRTUALE

0
425
Kujtim Drishti - We are all being played

Kujtim Drishti

DIASPORE REALE
DIASPORE VIRTUALE

Jam une
jasht,
Je edhe ti
brenda.
Aq sa munda une
Qe nuk isha aty,
Aq munde dhe ti
Qe ishe aty
Te dy ne pakokëçaresi
Diaspore mbetëm ne vetmi.
Eshte vellai yt
I pafuqishem
Eshte motra jote
E e zhgenjyer
Eshte biri yt
Indiferent
Eshte vajza jote
E pakenaqur
Jashte Shqiperise
Brenda Shqiperise
Te gjithe jemi
Diaspore
Me Deshiren te pa ngopur
Me Mendimin e perçmuar
Me Zhgenjimin ne feste
Por Trurin e kombit
Nga truri i nje njeriu
Pushtuar.
Ti jasht real
Une brenda virtual
Te pa fuqishem
Diaspore
Mbetem
Perpballë fatit te kombit
Te pa lidhur
Perballë Drejtesisë te pazgjidhur
Une me mendim tim
Krenar
Ti me mendimin tend
Krenar
Kombi pa mendimin tone
Ne çkrenari
Me trurin te pushtuar
Në të tonën pakokëçaresi
Nga njeriu i perçudnuar
Trasheguam vetmine
Vetmine e lumturuar
Vetmine e hidheruar
Dhe Kombin te vetmuar.
Te vetmuar
Ne padrejtesi
Ne poshtersi
Pa bijt e tij
Si nen Turqi
Si nen mbreteri
Edhe ne pa liri
Edhe ne demokraci.
Mbetem diaspore
Reale
Mbetem diaspore
Virtuale
Si jasht
Edhe brenda
Thermia, thermia
Dhe si femia
Te mbytur nga liria
Te mbytur nga vetmia.