Diaspora shqiptare nuk duhet ta luajë rolin e vajtorës apo rrahagjoksisë së kotë, por të hynë në veprim për t’i prirë politikës

0
498
Nue Oroshi para teatrit

Nue Oroshi

Zëri i diasporës shqiptare historikisht ka qenë një zë i pastër dhe i kulluar që gjithmonë ka gjakuar dhe është kujdesur për vendin, trollinë, shtëpinë,vëllain, motrën, dajën apo tezën. Mërgimtari apo mërgimtarja shqiptare në të gjithë shtetët dhe vendët ku jetojnë në të shumtën e rasteve i bëjnë dy jetë. Jetën fizike në vendin ku jetojnë dhe veprojnë si dhe jetën psiqike për mallin e vendlindjës ,mallë që me kalimin e kohës shëndrrohet në plagë shpirti që është e shqetsuar për çdo gja që ndodhë me vendlindjën dhe rrethë saj.

Mërgimtari apo mërgimtarja shqiptare ka deshirë që vendlindjën ta shohë ashtu siç është edhe shteti ku jeton, punon dhe vepron, ka deshirë ta sheh një shtet normalë ku funksionon liria e të shprehurit, ku funksionon demokracia, ku të rinjët dhe të rejat mos të bëjnë edhe ata jetën e mërgimtarit që është një jetë e cila përballët me jetë egzistencën në një anë dhe mallin për vendlindjën në anën tjetër. Por ta kenë një punë normale ku munden të punojnë në vendin e tyre.Kjo është njëra anë e medaljës. Ndërsa ana tjetër është se shteti jonë Shqipëria ka kaluar një katrahurë të madhe në diktaturën komuniste me një izolim klasikë me krijimin e njeriut të ri pa ide, pa fe a pa atdhe një njeriu që mendon si roboti dhe din vetëm të brohorisë dhe të duartrokasë : ‘‘parti Enver jemi gati kurdoherë.”

Pra, ishin gati kurdoherë që t‘i pushkatonin bashkfshatarin ,vëllain, motrën, dajën, tezën, hallën vetëm që nuk deshironin ta shihnin Shqipërinë nën ombrellen ruso- serbe, kurse jashtë trojeve të Shqipërisë së cunguar po njashtu kjo ideologji ishte e ndarë në dy grupe që të dyja grupet e kishin një piktakim të përbashkët në Moskë, qoft ë ata që udhëtonin nga Tirana, qoftë ata që udhëtimin e bënin rrugën përmes Beogradit. Edhe jashtë kufijevë të Shqipërisë së cunguar, shqiptarët i mori ajo shuplaka e djallit, ideologjia pansllavisto-komuniste.

Në anën tjetër Diaspora Shqiptare nga viti 1946 deri në vitin 1999, nuk qëndroj duarkryq ku themelojë organizatat dhe partitë shqiptare antikomuniste dhe anti jugosllave në mërgim duke filluar nga Blloku Kombëtar Independent, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Balli Kombtar,Legaliteti, Beslidhja Kombtare Demokratike Shqiptare, dhe shumë e shumë organizata e parti të ndryshme të cilët i kishin dy pikë orjentime, çlirimin e viseve etnike shqiptare nën ish -Jugosllavi dhe bashkimin me Shqipërinë si dhe çlirimin e Shqipërisë nga regjimi i egër komunistë. Në këtë kontekst as regjimet komuniste në Shqipërinë diktatoriale dhe në ish -Jugosllavinë pushtuese nuk ndejtën duarkryq.


Loading…


Ata me mekanizma të tyre të msheftë dhanë mjete e mjete për ta shkatrruar organizimin e diasporës atdhetare shqiptare. Disa veprimtarë u vranë, e në disa organizata arritën që t‘i fusinë spiunët e tyre, për të marrë në dorë çështjet organizative dhe për t‘i informuar për planët e diasporës shqiptare, si dhe për t‘i shkatrruar nga mbrenda këto organizata. Kurse më vonë arritën në disa organizata më përmbajtje komuniste t‘i fusin spiunët e tyre dhe t‘i drejtojnë ato organizata nga zyrët e tyre në Tiranë, Beograd apo Moskë.

Dhe kjo luftë politike vazhdoi deri me rënjen e komunizmit në Shqipëri dhe me çlirimin e pjesërishëm të Kosovës nga okupimi klasik i serboslavisë. Ishin pikërisht ata miq që kishin krijuar në mërgim organizatat dhe partitë e djathta shqiptare në Amerikë dhe Evropë, që i dolën zotë Kosovës dhe e çliruan nga thundra e egër ruso-serbosllave.

Molisja dhe gjumi i diasporës shqiptare pas vitit 1999

Dorën në zemër deri në vitin 1999 diaspora shqiptare ka luajtur një rolë shumë pozitivë në daljen zotë të çështjes kombëtare. Ata se kanë kursyer as mundin, djersën dhe gjakun që trojet shqiptare të çlirohen. Pas vitit 1999 vije deri tek molisja, lodhja dhe dëshprimi i diasporës shqiptare. Arsyet se pse ka ardhur deri tek kjo lodhje janë të shumta. E para shumë veprimtarë që kishin kontribuar me vite të tëra dhe se kishin parë vendlindjen me vite ata u përbuzën,u neglizhuanë me një fjalë nuk u panë fare nga elita politikë shqiptare, që kishin filluar marrjen e pushtetit dhe nuk ecninë me këmbë në tokë por shihnin ka qielli edhe atë me syza të errët, edhe kur nuk kishte diell.

Kurse në anën tjetër mërgimtarët shqiptarë u kapluan edhe nga problemët e shumta financiare dhe familjare që duhet kujdesur edhe për familjet dhe femijët në mërgim, por edhe për të afërmit në trojet shqiptare, e disa filluanë të bëjn edhe investime në vendet ku jetojnë në vend që këto investime t’i bënin në vendin se nga vinin, për t’i siguruar sado pakë një mirëqenje familjarve të tjerëve që kishin mbetur në vendlindje. Aty këtu kemi pasurë edhe ndonjë mërgimtarë i cili ka menduar se për një ,dy apo tri vite të veprimitarisë kombtarë që ka bërë në mërgim do të pritet si hero.Dhe kanë harruar se edhe në mergimtarët pavarsisht së çka kemi bërë dhe çka bëjmë ne vetëm e kryejmë një obligim ndaj atdheut tonë, dhe asesi nuk duhet ta lidhim atdheun tonë me politikanët që kemi për momentin në trojet shqiptare.Politikanët shkojnë e vijnë e dheu me atdheun mbetët i palëkundurë se bashku me Shqipërinë e bashkuar dhe etnike.

Çka duhet bërë Diaspora Shqiptare

Diaspora shqiptare ka kapacitete të mëdha si në aspektin intelektualë, politik e financiarë pa harruar edhe lidhjet dhe miqësitë që kanë bërë me institucionet shtetërore dhe politike në vendët ku ata jetojnë,punojnë e veprojnë. Diaspora shqiptarë për momentin duhet të koncentrohet në tri çështje thelbësore:
1. Hapja e shumë shkollave të mësimit plotësues në gjuhën shqipe që fëmijët tanë ta mësojnë edhe në të shkruar gjuhën shqipe
Mungesa e shkollave shqipe në perendim është e theksuarë. Përveç Suedisë dhe ndonjë vendi tjetër aty këtu ku ka forma vullnetare shkollat shqipe në mërgim nuk janë duke funksionuar fare, apo funksionojnë me një kapacitet shumë të vogël.Kjo gjendje do t‘i kushtoj shumë shtrejtë mërgimtarve shqiptarë që në të ardhmën e afërt që mos të këtë interesimin e duhur për vendlindjën për të rinjët dhe të rejat tona.

2. Integrimi i të rinjëve dhe të rejave shqiptare në jetën politike dhe shtetërore të vendeve ku jetojnë dhe veprojnë.

Të rinjët tanë duhet që në mënyrë masive të fillojnë futjen nëpër parti, shoqata dhe organizata si edhe institucione të shtetetve ku jetojnë dhe veprojnë. Ata me integrimine në këto institucione do te krijojnë edhe rrethe miqësore mbrenda partive politike, shoqatave dhe institucioneve të huaja, gjë që në një të ardhme të afërt këto kontakte t‘i shfrytzojnë për sjelljën e bizneseve të vogla dhe të mesme në trojet shqiptare, pa harruar edhe përgdatijen në aspektin politikë te politikanëve të rinjë.

3. Përkrahja e një strategjie gjithkombëtare për themelimin e një organizate apo partie politike që do të ketë bazën politike,logjistike,financiare nga diaspora shqiptare.

Diaspora shqiptare nuk duhet luajtur gjithmonë rolin e vajtorës që të kritikoj çdo herë, e vetë të qëndroj anash për tu knaqur me ndonjë kritikë apo status në rrjetët sociale, apo faqet e internetit, por ajo duhet të hynë në vallën politike. Dhe deri sa pakënaqësia egziston diaspora shqiptare duhet të afroj alternative ndryshe në politikë. Si mund të bëhet kjo? Është shumë e lehtë,por duhet angazhim i pandërprerë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë por edhe në vise të tjera shqiptare të afroj alternativa të reja politike. Nëse mbahen zgjedhjet në Kosovë diaspora shqiptare të afroj një listë prej 110 intelektualëve dhe inetelektualeve që jetojnë në mërgim të profileve të ndryshme.

Dhe të angazhohët fuqishëm që kjo listë të dalë e para në zgjedhjet në Kosovë. Të njëjtën gja duhet bërë edhe në Shqipëri, edhe në viset e tjera shqiptare. Dhe jo të mjaftohemi apo të kënaqemi vetëm me disa emra shoqatash apo organizatash të rrahagjoksisë, se ende frymojmë e jemi gjallë, e në anën tjetër pa veprime konkrete, por vetëm takime lluksi që i hargjojnë me qindra e mijra euro pa ndonjë efektivitet konkret.Vetëm të bashkuar mund të ia dalim që vendit tonë të plagosur t‘ia sherojmë plagët.

Dhe plagët sherohen duke u kujdesurë për to dhe jo duke i ngacmuarë. Mënyra për të mbetur njeri është e shumëanshme dhe shumëdimenzionale, por mënyra për të mbetur atdhetarë është vetëm atëherë kur punonë për vendin dhe atdheun që nga dritëlindja e deri në dritëvdekje pa u ndalur asnjëherë. Madje edhe atëherë kur njërzit e atdheut të sulmojnë pa ndërpre.