Diaspora Shqiperia dhe Bota

1
314
Kujtim Drishti - We are all being played

Kujtim Drishti

Vota e Diaspores U refuzua dhe do te refuzohet persa kohë Dispora eshte një force qe nuk mund te manipulohet nga partite politike ne fuqi.

I pari Kondicionim qe i behet popullit eshte Lidhja e partise me shtetin ose ndryshe Shteti Parti – nje hibrid i sistemit te diktatures.

Si me Salen ashtu dhe me Edin.

Mekanizmi:
Besnikeria ndaj kryetarit te shtetit shperblehet me post ne shtet, postin tuaj dhe femijeve te tuaj

Pasoja:
Mendimi i lire mbytet brenda kafkes se kryetarit te partise dhe shtetit. Asnjeri nuk leviz as edhe nje centimeter jasht vijes se verdhe. Forcat antropollogjike vihen ne veprim – lufte per mbijetese. I kuptoj dhe me vjen keq per ta.

Demokracia zbrazet nga permbajtja e saj dhe mbete nje skelet.
Gjykata Kushtetuese qe do te kish qene organizmi qe do ruante Drejtesine eshte vene ne harresë.

Si mundet Presidenti Makron te prese kryetarin e nje Shteti prapa te cilit nuk ka nje Gjykate Kushtetuese?

Fakti qe Perendimi mbyll syte tregon se mos pasja e ketij Institucioni i shkon per mbare.
Por a mund ti hidhet faj Frances Anglise Gjermanise dhe USA-s per kete mungese?
Shumica e njerzve mendojne se ata nuk kane asnje pergjegjesi.

Pergjegjesi Zyrtare Jo
Pergjegjesi Morale PO

NUK mund te kete Demokraci pa nje aks Moral te Drejtesise.
Keshtu Perendimi Tradheton veten me gjithe pasojat qe sjell qendrimi i tyre nga te cilat pyetja e madhe : A ekziston Morali Demokratik ne perendim?

Qe kjo pyetje te gjente justifikim per te dale nga faqia e dheut, baballaret e Demokracise amerikane dhe franceze do ta quanin nje pyetje te pa vend. Ata duhej te dilnin nga varri per te pare se ku e kane degdisur , femijet e tyre moralin demokratik per te cilin ata kishin enderruar.

KONDICIONIMI I DYTE

Ky eshte nje kondicionim ideollogjik.
Ka vetem nje rruge te mundeshme per zhvillimin e njerzimit . Kjo eshte heqja dore nga morali demokratik.

Bota duhet te drejtohet nga specialistet. Populli nuk mund te hyje ne debat me qeverite.

Kush nuk e shikon kete realitet vetem genjen veten.
Duke genjyer veten ne shkojme drejt asaj qe kish parashikuar Platoni : Demokracia zevendesohet me oligarchi d.mth me diktature.

Kjo eshte arsyea qe me ben te mendoj se te paret qe nuk kane marre mesim nga komunizmi jane vendet e zhvilluara te perendimit dhe intelektualet e gazetaret e tyre.
Te dytet jane popujt e vendeve te lindjes.

Bota ndodhet perpara trazirash sociale te pa para. Dhe meqe edhe ushtrite jane shume te forta konflikti nuk do te perjashtoje dhe gjakderdhje.

Paraskena ishte qerrimi i 32 protestuesve francez te zhile zhoneve te cilet i u kundervune RRitjes ekonomike qe shkon ne favor te nje pakice te vockel te shoqerise.
Asnje gjykim asnje proçes gjyqesor nuk u hap.

Kjo me kujton mungesen e e Gjykates kushtetuese ne Shqiperi dhe heshtjen e vendeve te perendimit. Politikanet Perendimor e kane zili Edi Ramen, prandaj dhe i bejne ndere.
Shqiperia me sistemi e saj politik eshte Perendimi dhe sistemi i tij politik por i çveshur lakuriq, pa breke e pa sutjena, pa kremera e pa maska.

Me vjen keq per popullin tim aq sa me vjen keq per francezet dhe amerikanet qe ishin nisur ne nje rruge te bukur por po perfundojne si fundi i Boleros se Ravelit.

1 KOMENT

  1. Diaspora e Shqiperise po ta donte SHQIPERINE do te jetonte ne SHQIPERI… edhe asnjerit nuk duhet t’iu lejohet te votojne… po çfarë idiotesie eshte qe nje njeri jeton mbi 25 vite ne Greqi, Itali apo kudoqoftë dhe vjen nje dite e voton dhe prapë kthehet ne Greqi?!

    Po natyrisht qe duhet te votojne dhe te jene perfitues te votimit ata qe kane INTERES… qe nje parti te fitojë.

    E keta qe ju i quani “FORCE QE NUK MANIPULOHET” …kjo eshte komplet genjeshter… sepse keta as 0% nuk kane interes qe diçka te rregullohet ne SHQIPERI edhe per kete arsye jane te “PAMANIPULUESHEM”… e ne te vertete jane te PA INTERES… e nese nuk ke INTERES PSE VOTON!!!!!???

    NJESOJ ISHTE NE KOSOVE KUR VOTUAN MIJERA IDIOTA ISLAMIKË, qe kurrë nuk e kane dashte KOSOVEN por kane ike sikur frikacakë… ne momentet me te rendesishme te KOSOVES.

Komentet janë mbyllur.