Shkruan Laun Asllan Dibrani
Diaspora njëra nder faktorët ma te përvuejtëshme dhe ma e margjinalizuar nga ligjvënësit në Kosovë ka ngritur vetëdijen dhe u rreshtuar për në misionin e ndryshimit. Diaspora me votat e veta pritet qe ta përcakton fituesin në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Rreth 100.000 votues nga Diaspora duket, janë fazën e mobilizimit qe po reflektohet këto dite ne mbare Diasporën Shqiptare.
Ky faktor është mobilizuar për herë të parë që dy dekada zhgënjime,dhe të indinjuar me qeveritë paraprake , është shtuar ky numër kaq i madh nga mërgimtarët tanë që do të vendosin për fituesin në zgjedhje me shprese dhe synim për te bere ndryshime ne këto zgjedhje…
Një numër i madh është duke u përgatitur qe te udhëtojnë dhe te jen prezent vet ne Kosovë, pas një vendimi shumë skandaloz te KQZ-së për Diasporën.
Nga data e djeshme kanë filluar regjistrimet dhe pas aprovimit nga KQZ-ja do te filloj votimin përmes postes nga pamundësia te udhëtojnë për shkak edhe te Pandemisë edhe te vendeve te punës, por edhe me vendimin e qeverise gjermane qe të gjithë qytetarët e shteteve te Ballkanit duhet regjistruar onlein me kusht te kantonimimit të tyre për 10 dite.
Diaspora pritet qe ta bëjnë diferencën e fituesit, varësisht se për kë votojnë, mirëpo shumica nga ta janë deklaruar se do ta votojnë Vetëvendosjen por edhe Vjosa Osmanin me listën e saj zgjedhore.
Sigurisht që vota e tyre është e mirëpritur në Kosovë, por ka edhe qëndrime në disa parti politike qe duan të mos jenë aktiv Diaspora Shqiptare. Dihet se ata qe 20 vite kanë qenë shtyllë kryesore e ekonomisë dhe të ardhurave të Kosovës, më shumë se sa vet qeveritë që kanë qenë në pushtet qe sa vite. Në statistikat vjetore, në Kosovë derdhen qindra miliona euro nga mërgata e Kosovës.
Ndonëse partitë politike e kanë nuhatur këtë fluks të votueseve nga diaspora, ata gjithashtu kanë filluar që të bëjnë fushatë në qytete të ndryshme në Kosovë edhe se është ndaluar nga Covid 19.
Madje këto parti kanë mobilizuar strukturat e tyre në vendet e shteteve perëndimore për të organizuar udhëtime për ditën e votimeve.
Disa parti janë vënë në gjah të votave të Diasporës dhe se ka nga ta qe janë deklaruar qe Diasporës duhet ti ndalohet vota !!!
Kosova akoma nuk ka kurrfarë statistike zyrtare shtetërore, për emigracionin kur dihet qe gjysma e popullit te Kosovës është në emigracion. Këtë ma se mire i dëshmojnë lëshimi i Kosovës me qindra mijëra për çdo vit për shkak te varfërisë, korrupsionit, jo sigurisë dhe abuzimeve me qytetarin në kohen e këtyre ish qeverive te deri tashme, prandaj kësaj here Diaspora është për ndryshime me votën e vet.
Përfaqësimi i diasporës në institucionet e vendit ishte i doemeosdorshem edhe ma herët me qellim te kontributit të tyre në zhvillimin ekonomik dhe politik te vendit.