DIANE DI PRIMA – poezi

0
525
Diane di Prima

DIANE DI PRIMA

Diane di Prima (lindur më 6 gusht 1934) është një poete amerikane. Ajo është gjithashtu një artiste, prozatore, memuariste, dramaturge, aktiviste e drejtësisë sociale, aktiviste për pranimin e dhjamit dhe mësuese. Di Prima, është autore gati dhjetëra librave. Vepra e saj është përkthyer në më shumë se 20 gjuhë.

Poezi me rastin e ditëlindjes së gjyshit
PESCE D’APRILE

Sot është ditëlindja jote
dhe pothuaj
unë kisha provuar tashmë të t’i shkruaj këto gjëra,
por tani që çmenduri po trashet,
unë dua të të falenderoj
sepse më ke thenë se çfarë të pres më
sepse s’kanë lëvizur përtej grushta
në atë sallë të zymtë të Bronxtit
falemnderit
per të qarën tende te sinqerte e në kohë
për dëgjimin e shumë operave italiane
zemërthyer për atë
që shkula flokët e mi kur
u zhvasja gjethet nga pemëve kështu
që të dije se ç’do të thotë, ne tani
jemi brenda, revolucioni,
deri te gjunjët dhe batica ngrihet,
përqafoj të panjohur nëpër rrugë,
plot me dashurinë e tyre dhe timen,
dashuria që na ke thënë ose vjen ose dhe jemi
të vdekur, ua the të gjithëve në atë park të Bronxit, unë dëgjoja
në muzgun pranveror të Bronxit, frymën e yjeve, aq të shkëlqyeshme
ti për mua me flokë të bardhë, shtati yt sytë e tu
krenar dhe blu, të rrallë tek një italian, dhe unë rrija
mënjanë duke të parë ty, gjyshi im
se njerëzit dëgjonin, dhe unë rri mënjanë
të dëgjoj ndërsa u shërbej supën
të rinjtë me dritë mbi fytyrat e tyre
në tavolinën time, ata flasin për dashuri, flasin për revolucion
ç’është dashuria, dhe e theksojnë fort, oh, sa
do të na donit të gjithëve,
do të buburnit mençurinë tuaj anarkiste mbi ne,
duke shpallur Danten, Giordano Brunon, burra besnikë
për t’u shërbyer qëllimeve tuaja, mirë, duhet të dish
që e bëjmë për ty e për gjakun tënd, për Carlo Trescan,
për Sako dhe Vanzettin, pa e ditur
ose mendoni, se e bëjmë për Aubreu Beardsley
Oscar Wilde (të gjitha fanarët e rrugës do jenë vjoletë),
e bëjmë për Trotskyn e Shelleyn e të mëdhin / Kropotkin e lodhshëm
Sulmuesit e Eisenstein, mërzitjet e Jean Cocteau,
i bëjmë për
yjet mbi Bronx
që mund të shikojnë tokën
pa turp

Përktheu: Faslli Haliti