DIALOGU TEKNIK, SI MBULESË E KONSPIRACIONIT POLITIK THAÇI-VUÇIQ

0
158
Thaçi - Vuçiq

IDRIZ ZEQIRAJ

I. Së fundi u publikua një letër-dokument nga gazetari dhe personaliteti i mirënjohur slloven, Janez Jansha, mbi ndryshimin e kufinjëve në Ballkan. Edhe pse ende i papublikuar, për atë dokument ishin në dijeni shumë njerëz dhe institucione shqiptare, ballkanike, madje, edhe evropiane. Megjithëse dokumenti ka autorësi të shënuar, është kontestuar, mohuar nga ai, me arsyetimin se nuk ka dijeni e lidhje me dokumentin në fjalë!

Marrëveshjet në mes Kosovës dhe Serbisë, kanë qenë të ndryshme në kohë. Ato që janë bërë në gjallje të Presidentit Ibrahim Rugova, kanë qenë transparente dhe me përfaqësim të gjerë të subjekteve politike. Që nga shuarja fizike e Dr. Rugovës, në bisedimet Kosovë-Serbi, ka hyrë forma konspirative, pa fije transparence! U harrua porosia e Dr. Rugovës, që Hashim Thaçi “të mos lejohet të ngritet në pozita, sepse është i rrezikshëm për Kosovën!” Nga kjo porosi kuptohet se Rugova ishte i informuar për të bëmat e Thaçit.

Bashkkëpunëtorët, koxha të ngushtë të Hashimit, përfshi edhe Bardhyl Mahmutin, i ngarkuari me punë të Jashtme, nga ana e LPK-së, nga viti 1997-2000, ka denoncuar lidhjen e dyshimtë të Hashimit, me agjentin e shërbimit informativ të DGSE francez, Damjan Arnaud, i cili thotë se janë njohur në kursin e gjuhës gjermane në Zyrih! Dhe, e kishin përcjellur, hap pas hapi, në Tiranë dhe zbuluar, tërësisht, në Rambuje.

Ai ishte “kapur pullë Hashimit” dhe nuk e lejoi nënshkrimin e Marrëveshjes të Rambujesë, për disa javë. Ndërkohë Kosovës, kjo vonesë, i kushtoi mijëra viktima. Veton Surroi, pjesë e delegacionit në Rambuje, thotë se “po të pyetej Hashimi, Kosova iku!” Ish-shefi i Shërbimit Qendror francez, tani në pension, në një intervistë, dhënë kombëtarës “Bota sot”, ka pranuar se “Hashim Thaçi ka qenë agjent i ynë”.

Hashimi ia bëri argatin Serbisë, kur, në praninë e francezëve, realizoi boshatisjen e Veriut të Mitrovicës nga shqiptarët. Sabotoi dhe i ndaloi protestat, me premtimin mashtrues, se “të gjithë të dëbuarit shqiptarë, nga bandat zyrtare e private serbe, së shpejti do t`i kthej në shtëpitë e tyre!” Por, kjo nuk ndodhi kurrë, përkundër, me kërcënime e shantazhe me jetë, u larguan edhe mijëra të tjerë, duke u vendosur në jugun e Mitrovicës dhe gjetkë! Gjithçka ishte e koordinuar brenda trinomit Serbia-Franca-Thaçi.

Hashim Thaçi i anashkaloi të gjithë, duke angazhuar në dialog të pakurrizoren Edita Tahiri, me gënjeshtrën se “po bëjmë vetëm bisedime teknike!” Në fakt, në Bruksel po bisedohej për çështje politike!

Protestat e mars-prillit 2004, sollën Asociacionin

II. Letra-dokument e Janshës, vërtet, ka nxitur shumë reagime, edhe pse shoqërohen me hipokrizi, duke shprehur njëfarë habie të shtirur, fallco! E them këtë, sepse është kryeministri i vendit, me vonë president, Hashim Thaçi, i cili, për një dekadë radhazi, vazhdonë të flasë për rregullim të kufijëve; shkëmbim territoresh; për kompromise të dhimbshme; për të marrë njohjen nga Serbia, Kosova duhet të japë diçka e, deri ke Veriun t`ia lëmë Serbisë!

Në Kosovë flitet vetëm për krimet e Serbisë dhe shumë pak për krimet e “komandantëve”, me bandat e tyre. Krimi ka ndodhur dhe llogaritën 1.826 të vrarë politikë shqiptarë, përfshi edhe dëshmitarët. Serbia, po edhe ndërkombëtarët e dinë këtë. Dosjet janë dhe Hashimi, me shokë, e dinë se kush i zotëron ato. Prandaj, njeriu i shantazhuar, por, edhe i joshur me shpërblime, nga Serbia e Rusia, me “Çmimi Nobel”, siç konfirmon, së fundi, Biden, paraqet rrezik të madh për shtetin, Atdheun.

Ndodhën ngjarjet e mars-prillit 2004, të cilat ishin organizim i Serbisë, por, protestuesit e dhunshëm ishin grupe shqiptarësh, të manipuluar nga agjentët e Serbisë. Në drejtim të protestuesëve, ishin “komandantët” nga radhët e LPK, alias, PAN-it, të cilët, në sy të ndërkombëtarëve, sulmonin, vrisnin njerëz e digjnin shtëpitë dhe kishat serbe.

Alarmi i Serbisë dhe aprovimi i ndërkombëtarëve: “Serbët duhet mbrojtur, nga shqiptarët, brenda Kosovës”. Zgjidhja: decentralizimi i pushtetit komunal dhe deri ke bashkimi i komunave me shumicë serbe! Prej këtej lindi “Zajednica”, krijimi i Asociacionit, që i kërkohet sot Kosovës, pra, një “Republika Srpska” brenda Kosovës.

Banditët, krerë të ashtuquajtura “Shoqata të dala nga lufta”, nën komandën e PANi-it, që shkaktuan plojën dhe i hapën rrugë decentralizimit, deri ke asociacioni, u identifikuan, u arrestuan dhe u liruan pa u ndeshkuar fare. Kjo ishte një “lojë e përgjakshme”, sepse shumë njerëz të pafajshëm, shqiptarë e serbë, u vranë dhe krminelët faktikë, u lënë të lirë!

Hapja e pakos të Ahtisarit, është akt konspirativ dhe tradhti e ndyrë e Hashimit Thaçit, si rrjedhojë i shantazhit nga Serbia, sepse dosjet e krimeve i ka në dorë. Dhe, Hashimi vuri në ankand territoret e Kosovës, në këmbim të lirisë së tij. Me kot shpurdhin sot, halabakë e horrakë, si tipi i Ukë Lushit dhe të tjerë, tej Oqeanit, i cili njollosë “Batalionin e Atlantikut”, duke folur në emër të tij, për të bërë letra, për presidenten e vendit, kryeparlamentarin, kryeministrin e Kosovës, madje, trefishë të paligjshme:

a) për të ndërhyrë paligjshëm, por, edhe pafuqishëm, në drejtësinë vendore e nderkombëtare: lënien në hetim të lirë, të të akuzuarëve aktual në Hagë;
b) është thirrur falsifikueshëm, në emër të një grupi heterogjen, siç është “Batalioni Atlantiku”;
c) thirret në emër të shqiptarëve, i bindur se ata janë të një mendje me atë! Ndërkohë që, të gjitha sondazhet e bëra në Kosovë dhe jashtë saj, nga agjensi prestigjioze matëse të opinionit, më shumë se 85 %, kërkojnë hetimin e vrasjeve politike, gjatë dhe pasluftës, duke i konsideruar si vrasje, sa të qëllimshme, aq edhe të pafajshme dhe të pafalshme.

Duke lënë modestinë me një anë, jam ndër të parët, që kam bërë thirrje publike, që shtetarët, pushtetarët, krerët partiakë, të shantazhuar nga Serbia dhe SHIK-u, të lirohen nga pozitat, për t`ua hequr nga dora, armën e rrezikshme dhe shkatërruese të shantazhimit Serbisë dhe SHIK-ut. Hashimi me komandantët e tij, të shantazhuar nga Serbia; Isa Mustafa, me rrethin vicioz të tij, të shantazuar nga SHIK-u i Hashimit, PAN-it.

Thirrja për shkëmbim territorësh,
është thirrje për ndarje të Kosovës

III. Nuk ka dyshim se çfarëdo përpjekje për të ndryshuar kufinjtë; për të bërë shkëmbime territoresh; ndërmjet shteteve ballkanike, do të ngjallte reaksion e destabilitet zinxhirorë. Tej një shekulli më parë, me shpërbërjen e Perandorisë Osmane, ishin shqiptarët ata që e pësuan më së shumti. Fuqitë e mëdha të kohës, që janë të tilla edhe sot, u dhuruan fqinjëve tanë lakmitarë territore të shumta.

Për habi, në vend që t`u kthehen tokat e grabitura, dikur, Serbia agresore, e cytur nga Rusia kriminale, tenton të grabisë edhe pjesë të tjera. Shqiptarët, në përgjithësi, ata të Kosovës, në veçanti, janë të shqetësuar. Kosova u përgjak dy dekada më parë dhe, tani, sërishmi rrezikohet, duke pasur parasysh forcën e paktë mbrojtëse.

Ka disa provokarorë megallomanë, si “Lëvizja për Bashkim” e Valon Muratit, “LKÇK-ja” e Klinakëve, si krijesë e bisht e LPK-së, të diskredituar dhe ndoca individë të tjerë, të cilët, “rrahin gjokës, për bashkimin, qoftë edhe me pushkë, me Shqipërinë!” Shqiptarët u provuan në fushë-betejë dhe e humbën luftën. Prandaj, ata që kërkojnë shkëmbim tokash, e ftojnë Serbinë dhe ndërkombëtarët, për ndarjen e Kosovës me Serbinë.

Dokumenti i publikuar ka pikëtakime me deklaratat e Hashimit

IV. Gjithësesi, letra-dokument e publikuar nga slloveni Jansha, ka lidhje të drejtëpërdrejtë me deklaratat e përsëritura të ish-presidentit Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufinjëve, shkëmbimin e territoreve, thënë shkurt, ndarjen e Kosovës. Dokumenti i publikuar duhet marrë seriozisht, kur kemi parasysh autorin Janez Jansha, sepse ai është i pari që ka zbuluar sekretet e ushtrisë jugosllave; zbuloi planin agresor të Serbisë, kundër Republikave të shkëputura, në vitet `90-a.

Janez Jansha, një gazetar i guximshëm; disident dhe ish i burgosur politik në monizëm; ministër i Mbrojtjes dhe Kryeministër i Sllovenisë në pluralizëm. Dokumenti mund të jetë edhe matje e opinionit, nga ndonjë autor i dytë, por, gjithnjë, bazuar në planet, marrëveshjet konspirative, të nismuara dhe të lëna përgjysmë. Pjesë e tyre mund të jenë edhe ndoca marrëveshje, të bëra nga Hashimi, por të pa njohura për shqiptarët deri tani.

Tashmë, janë disa burime, si dëshmi që Hashim Thaçi ka paguar lobimin, tek personalitete dhe shtete, me fuqi vendimmarrëse, për ndarjen e Kosovës, si presion i shantazhimit nga Serbia, plus joshjes shpërblyese nga kjo dhe shefja e saj, Rusia. Për t`i shpëtuar llogari-dhënies, për një serë krimesh të supozuara, nga hetimi i gjatë i Prokurorisësë specializuar, ai ka marrë edhe premtime të kushtëzuara, madje edhe nga individ të administratës amerikane, për mos t`u penalizuar, për krimet e supozuara vrastare.

Hashim Thaçi është përgjegjës për aprovimin, nënshkrimin dhe ratifikimin e Demarkacionit; Asociacionit; eksteritorin e hapësirave enorme, rreth Manastirit të Deçanit; devijimin e auto-rrugës, në nismë, Deçan-Plavë. Janë marrëveshje tjera, ende të papublikuara, të cilat dyshohen të jenë fatale për Kosovën. Diçka nga këto marrëveshje ka rrjedhur. Andaj, qeveria-Kurti ka kërkuar anulimin dhe rishikimin e tyre.

Marrëveshjet Ndërkombëtare janë nënshkrime serioze, të cilat bartin garancinë e zbatimit. Njëra nga këto është edhe Asociacioni, që, thënë troç, është një “Republika Srpska” brenda Kosovës. Për të lehtësuar, sado pak, daljen nga kjo situate pykuese, Prokuroria e Kosovës, duhet të lëshojë fletë-arrestin për Hashim Thaçin, me kryeministra, ministra dhe zyrtarë të lartë nënshkrues, nën akuzën e tradhtisë ndaj Atdheut-Kosovë.