DIALOGU NUK ËSHTË LOJË (MSHEFAÇOKAS) E PARTIVE

0
247
Kurti - Vuçiq

Nga Binak MAXHARRAJ

– Por dialogu është çështje kombëtare ne te cilin duhet të këtë koncensus nacional.
– Ajo parti që i bënë bisht dialogut është kundër shtetit te Kosovës, në përkrahje të Serbisë ashtu siç ndodhi me bashbiseduesit e mëparshëm qe përpak nuk e ndanë Kosovën.

Dialogu të cilin BE ia la si kopil Kosovës të dera ka nisë para dhjetë vitesh. Për këto dhjetë vjet u diagolu mbrapësht e keq, pa kurrfarë përgjegjesije sepse ai u monopolizua nga një njeri i cili dialogun e solli ashtu siç deshti Sërbia, pa asnjë koordinim më institucionet e vendit. Gjatë gjithë këtyre dhjetë vitëve të dialogut u sollën mbi 40 marëveshje paçavra të pa vlera të cilat nuk zbatohën fare, thjeshtë injorohën nga Serbia. Dialogu shkoj aq largë sa që fillojë ti prekë edhe kufijtë e Kosovës. Pra, ishte një atak, sulm i drejtëpërdrejtë në pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin e sajë. Falë mikës s’sonë të Madhe kancelarës se Gjermanisë Angelina Merkel ky rrezik për Kosovën u përjashtu.

Por,mareveshjet me te rrezikshme për Kosovën si nenshtrim ndaj Serbisë ishte ajo për formimin e Asociacionit një etnik të komunave me shumicë serbe, te vitit 2013 dhe 2015. Të parën e neshkroi Hashim Thaçi, te dytën Isa Mustafa, me kompetenca ekzekutive që është sulm ndaj shtetit dhe sistemit të drejtësisë se sajë, që do te thotë një autonomi substanciale sherrin se cilës do ia shihnim shumë shpejtë e cila te qonë drejtë ndarjës se Veriut. Ky është pra ai kopili i dytë qe qeverit e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës ia lanë kopilin Kosovës te dera, pra tashti qeverisë Kurti II, me te cilin kjo qeveri duhet te merrët. Mareveshja për Asociacionit e vitit 2015 ishte antikushtetuese, sepse Kushtetuesja i gjeti 23 nene antikushtetuese qe si e tillë edhe nuk mund te përfillët e as te zbatohet.

Dialogu nuk është çështje partish, nuk është çështje inatesh midis partive. Dialogu është çështje kurciale me rëndesi shtetërore, më rëndësi nacionale e rëndësishme për kombin, për të ardhmën e Kosovës. Dialogu nuk është lojë mshefaçokas se kush prej liderve apo partish te ia lenë ngile njeri tjetrit. Dialogu është edhe luftë për mbrojtjën e Kosovës. Të diagolosh me Serbinë është gadi njesoj si te luftosh me te. Të gjitha partitë dhe liderët duhet të bëhën bashkë për një konsesus te përbashkët dhe pjesëmarrje aktive në dialog, duhet të kënë një qendrim, nje qasje në dialog. Aq me shumë në këtë dialog është e nevojshme te marrinë pjesë ato parti te cilat dialogun për te gjitha këto vite e sollën në rrezik për ekzistëncn e shtetit me mareveshje te rrezikshme.

Dialogu më një qendrim unik midis liderve dhe partish është edhe me shumë i rënëdsishëm kur dihet fakti së diagolojmë më një armik tonin shekullor, i cili ndër vite na ka pre dhe vrar,na ka saktatu, na ka ndjekë nga trojet tona stergjyshore. Por duhet të bëhëmi bashkë me një qendrim, sepse kemi te bejmë më shtetin Serb ku në krye të saj janë vrasesit tanë, qetniket e përbetuar, të cilët për çdo ditë e më shumë e dhezin popullin serb me nacionalizmin ekstrem kundër Kosovës, bash si ne kohën e Millosheviqit.

Një gje duhet të dihet se Serbia nuk ka hy në dialog për përmiresimin e maredhenjeve midis dy shteteve, asaj as që i intereson aq shumë pozita e serbëve në Kosovë të cilat i kanë të drejta me të mëdha se sa çdo pakicë kombëtare në Evropë. Serbët e Kosovës i përdorin si pretekst për te arrijtë diçka me shumë, për te marrë teritorin ne Veri përmes Asociacionit me autonomi teritoriale, i cili është me pasuri me të medhaja nentoksore në Evropë dhe me gjërë, ose Veriu i Kosovës sipas vleresimeve ndërkombëtare e ka vlerën me te madhe se sa 2,5 hërë Serbia.

Pra, kjo është çështja, ky është qellimi çka don Serbia në dialog. Formimi i Asociacionit me kompetenca ekzektive është thembra e Akilit ne dialog me Serbin për te cilin angazhohet Vuçiç. Por Kurti iu përgjegj se nuk do te këtë Asiciacion një etnik dhe se ne dialog nuk do te flitet për te. Reagimi i Vuçiqit ishte i mënjëhërshëm duke deklaruar haptas se nëse Kurti mendon se nuk do te flitet për Asiciacionin, atehere nuk ka pse te vijë në Bruksel. Kjo është e qartë, këtu qendron thelbi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.Kjo pra,nenkupton sipas Vuçiqit së nese nuk bisedohet për Asociacionin nuk ka dialog.

Mu për këtë arësye pushtetarët tanë, lideret e partive duhet ti lënë anash hasmeritë e tyre, inatët mes tyre dhe te bashkohën tokë më një qendrim të fortë në dialog, sepse Kosova i ka të gjitha argumentet, adutet, faktet për ta mboshtë Serbinë në dialog në kërkesat e saja ekstreme, aq më parë kur dihet se ata qe e udhëhqein dialogun (Borell, Lajçak, etj.) nuk janë miqë të Kosovës e as që shtetet e tyre nuk e kanë njohtë pavarësinë e Kosovës.

Në fund Kosova ka nëvojë më të madhe për mbeshtetjën e mikut tonë strategjik SHBA-ve. Ajo duhte jo vetem ta mbeshtet dialogun por është e nevojshme të emerohet një autoritet kredibil i cili do te merrte pjesë drejtëpërdrejtë në dialog, sepse Kosova dhe çlirimi i sajë ishte projektë madheshtor i Amerikës e cila nuk duhet qe te lejoj qe diçka e keqe ti ndodhë Kosovës në këtë dialog.