DIALOGU ME SERBINË TË KTHEHET NË FILLIM

0
432
Thaçi - Vuçiq

Nga Binak MAXHARRAJ

(Presidenti Aleksandër Vuçiq: me Kosovën nuk duhet te diagolojmë, por te tregëtojmë territore, ky është qellimi ynë)

Dialogu me Serbinë duhet te këthehet në fillim. Dialogu me Serbinë, i cili ka zgjatë qe tetë vjet ka deshtuar, nuk ka dhënë asnjë rezultat, por qe ka krijuar situatë konfuze dhe me hiç rezultate.

Dialogun me Serbinë e ka ba bërllog vetë Presidentiu Hashim Thaçi, i cili për këto tetë vite Kosovës i solli vetem humbje.

Nuk është aspak e vertet ajo së çfarë tha Thaçi dje ne Londër, se dialogu me Serbinë ka qenë dianamik dhe energjik bile edhe i shendetëshem. Jo ka qenë dialog tinzar, i mshefët dhe jo transparent, dialog i sëmurë psiqikisht nga Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë.

Qeveria dialogun me Serbinë e bani edhe më berllog. E formoi një farë ekipi dialogues, me njërëz jo kredibilë, jo për te dialoguar për te perfituar, duke e ba këtë dialog edhe familjar, veç tezet dhe gjyshet qe nuk i kanë shti aty.

Por dialogun e banë edhe më berllog prorusja dhe pro serbja Federica Mogherini ne Bruksel dhe John Balton ne Nju Jork, te cilet hapas i dolën ne ndihmë Serbisë, me qellim për ta shakterruar Kosovën, për t’ia heqë ndonjë copë territori Kosovës.

Me Presidentin e Kosovëls Hashim Thaçin dialogu nuk ka pespektivë të mirë e as rezultate. Dialogu duhet te vazhdojë pa Hashim Thaçin, i cili është i shantazhuar nga Serbia për te shpetuar nga Haga.

Dialogu me Serbinë nuk ka filluar për normalizimin e marrëdhenieve me Serbinë, por për shtirjen e flaks (kalljën e Ballkanit). Këtë po e tha haptas Presiedenti i Serbisë, kur tha se ne nuk duhet te diagolojmë më Kosovën, por te tregetojmë me Kosovën, pra kjo do te thotë ashiqare tregeti me Kosovën për territore, për kufijtë, në dëm të shqiptarëve.

Dialogu duhet te prolongohet jo për shkak te Thaçit te shantazhuar, por edhe për shkak te zgjedhjeve ne BE, ku me nuk do te jete komunistja italiane në krye të diplomacisë evropiane, pro serbja dhe prorusja Moghenirni. Kushdo qe te vejnë ne vend te saj nuk do te jete me e keqe se Mogherini. M’u për këtë shkak edhe taksa duhet te vazhdojë për shkak te shtyrjes se dialogut fatkeq me Serbinë deri pas zgjerdhjeve ne BE.

Dhe mundësisht te shkohet ne zgjedhje të parakoheshme, ku do te zgjidhet ekipi i ri, natyrisht pa Hashim Thaçin, sepse nese dialogu vazhdon tani me në krye me Hashim Thaçin, Kosovën e ka rru dreqi.