DIALOGU KOSOVË – SERBI NË DY BINARË

0
515
Borelli - Grenell

Në foto: Richard Grenell dhe Josip Borelli

Nga: Binak MAXHARRAJ

Dihet se diplomati spanjoll Josip Borelli ështe në krye te diplomacis Evropinane dhe në këtë cilesi do ta zevemndesoi Federika Mogherinin në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai pati deklarue se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është prioritet i tij.
Në këtë cilesi, Josip Borelli neser ia mësynë Kosovës dhe Serbisë.

E, dihet se Kosova nuk ka qeveri legjitime pasiqe ajo s’po mund të zgjidhet për tekët dhe inatet e LDK-LVV. E, ka qeverine ne shkuarje, e cila nuk ka kompetenca ekzektitive pët te ndërmarrë diçka, anipse ajo në këtë vakum po ndërmmerr hapa joligjor duke bërë emerime dhe shpenzime të buxhetit si ne bashçe te babes.

Por ndër kohë derisa nuk kemi qeveri legjitime në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë ka ndërhy Ambasadroi Amerikan në Gjermani Richard Genell i deleguari i presidentit Donald Trump.

Richard Grenell aktualisht është duke i udhëhequr i vetëm përpjekjet për rinisjen e dialogut Kosovë – Serbi. Grenell ka konfirmuar se në punën e tij të deritanishme të konkretizuar edhe me dy marrëveshje, një për linjën ajrore dhe tjetra për hekurudhën Prishtinë – Beograd.
Ai theksoi së ne kët përpjekje të tij nuk janë të përfshirë as Gjermania, as Franca e as Bashkimi Evropian.

Por,megjithatë, ai thotë se të gjithë ata që janë të interesuar për të ndihmuar janë të mirëpritur. Ndërkohë lidhur me punën e Richard Grenellit dhe çështjen e bashkëpunimit, nuk ka pranuar të flasë Qeveria e kancelares Angela Merkel.

Si është e mundshme te ndodhë kjo që BE të mos përfshihet ne këto mareveshje, por Grenell thotë se të gjithë ata qe janë te interesuar për të ndihmuar janë të mirëpritur?

A mos është kjo ndonjë mosvareveshje, keqekuptim midis Amerikës dhe BE-së apo diçka tjeter, diçka këtu nuk shkon. Të arrihën dy marrëveshje për linjën ajrore dhe hekurudhore dhe BE te mos jetë e përfshirë, te mos di asgje për këtë dialog në dy binarë.

Atehërë shtrohet me te drejtë pyetja, së për çfarë arësye vjenë neser në Kosovë dhe Serbi Shefi I diplomacis Evropina e Josip Borelli, i cili thekson se do shkojë atje për te rinisë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë?

A nuk paska rinisë dilalogu midis Kosovës dhe Serbisë nën udheheqjen e Richard Grinell, pa përfshirjën e BE, me ç’rast edhe u konfirmuan dy linjat ajrore dhe hekurodhore.

A mos është ky vallë një dialog në dy binarë, mbetët të shihet?!