DIALOGU KOSOVË-SERBI: I PA KORDINUAR BILE I Ç’ORIJENTUAR!

1
332
Shtëpia e bardhë

Nga Binak MAXHARRAJ

/Pos temave te ftohëta, do te këtë edhe tema te nxehta-valë/

Dialogu me Serbin nuk është i ditëve te sotit, më Serbinë është diagoluar që shtatë vite. Nuk është arrijtë pathuaj asgje pos disa mareveshjeve qe e poshtersojnë Kosovën. Dhe kjo për fajin e vetë Hashim Thaçit i cili nuk ishte në nivel e as i dijës, por shumë i shantazhuar dhe i nenshtruar dhe i zënun rob nga Serbia gjatë gjithë këtij procesi të diagolimit.

Për një mareveshje të mundëshme përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë kohet e fundit po flitet shumë si ne Amerikë po ashtu edhe ne Evropë që te arrihet një marevëshje midis Kosovës dhe Serbisë qe si rezultat do të kishte normalizimin e marëdhenjeve midis këtyre vendeve.

Por diçka këtu nuk po shkon, nuk po ecë. I kemi dy dealogje te ndara, njerin ne Brukseë e tjëtrin në Washington. Dy dialogje te pakoordinuar dhe krejtesishte te çorijentuara. Nese Brukseli dhe Wanshingtoni secila arrijnë ne ndonjë mareveshje finale, cila ështe e pranueshme.Nuk mund te kemi dy mareveshje finale me dy dialogje te ndara.

Për këtë është quar ne këmbë Evropa dhe Amerika gadi si dy rivale ne këtë proces, ne vend se te bashkohën në një trupë të përbashkët. Në njeren anë Amerika e caktoi diplomatin e deshtuar Richard Grenell qe te nisë këtë proces, nga ana tjetër Evropa Josip Borellin si minister i jashtem i BE, duke e angazhuar Miroslav Lajçak për ta udheheqe dialogun.

E quditëshme, e pamundshme dhe e pakuptueshme të arrihet një mareveshje midis Kosovës dhe Serbisë me dy dialogje te ndara:njeri ne Bruksel e tjetri në Washington ku ne te dyjat trejtohën çështjet e njejta. Realishtë dialogu do te duhëj te zhvillohet ne Evrpë më pjesemarrjën edhe te te Amerikës në dialog sepse pa Amerikën nuk mund te arrihet një mareveshje finale dhe e kundërta.Por,dosido interesat ne mareveshjën finale duhet te jenë te pranueshme si ne Washington ashtu edhe në Evropë.

S’ka dilemma se Washingtonit po i ngutet ta nxjerrë një mareveshje finale sepse po i duhet si rezultat para zgjedhjeve te saje qe i ka ne Nëntor të këtij viti, qoftë ajo e pranueshme apo te detyrueshme për palët në dialog.

Por,ne këto dy dialogje ai ne Washington me 4 shtator dhe ai tjetri ne Bruksel me 7 shtator është lidhë nyja e Gordit midis paleve: Kosova kërkonë nga Serbia njohjën e Kosovës si shtet, pa u prekë kufijtë e sajë, kurse Serbia nuk done me dijtë për njohjën e Kosovës, sepse Serbia ka hyer ne dialog jo për normailizim te raporteve por thjeshtë për teritor, ajo e don Veriun e Kosovës me vlerë 600 miliradhësh eurove e praruar ne florinjë. Serbisë as qe i hanë palla për insistimin e Amerikës qe te këtë një Mreveshje finale me Kosovën pa marrë diçka nga Kosova siç e përseritë Vuçiq si papagalli.

Kosova ne këto dy dialogjet nuk është edhe e pergatitur siç duhet dhe pa asnjë kërkesë paraprake, siç janë kerkimfalja, pagesa e demeve te luftës, sçarimi i te pagjeturve, denimi i te dhunuarve shqiptare, etj. pa te cilat nuk ka bazë reale për ndonjë mareveshje. Askush, e as ky delegacion ynë nuk ka te drejtë te ia falë Serbisë krimet dhe gjenocidin duke u pajtuar me te.

Por, megjithate delegacioni i Kosovës në krye me kryeministrin Avdullah Hotin te hanën do te niset për ne Washington që me 4 shtator në Shtepin e Bardhë te takohët me palën serbe te cilën e kryeson presdienti i Serbisë Aleksander Vuçiq. Delegacioni i Kosovës merre pjesë ne këtë takim disi çorijetuare dhe jo me ndonjë platformë te duhur, delegacioni i Kosovës karshi atij te Serbisë është i brishte, shkonë atje pa një unifikim te skenesë politike për këtë qellim ekipi i delegacionit është shumë i dobët, pa dije te mjaftueshme profesionale, atje thjeshte shkojnë servilet e qeverisë kukull te Avdullah Hotit, atje nuk shkojnë njerezit e shkences dhe te dijës, nuk shkojnë përdafqesuesit e dy partve me te mëdha LVV dhe PDK, atje shkojnë do parti minoritare te cilat e rrembyen qeverin pas rreximit te asaj Kurti, te cilat nuk përfaqesojnë pjesën shumicë te popullit dhe si e tillë nuk ka të drejtë te sjellë mareveshje te dëmshme për Kosovën. Ky delegacion shkonë ne Uashington edhe pa e pasur te qartë se për çfarë do te diskutohet atje.

Kurse nga ana tjetër delegacioni i Serbisë te cilin e kryson presidenti Aleksander Vuçiq është shumë mire i pregatitur për këtë dialog ne te gjitha nivelet,si ne rrafshin politik poashtu edhe ne nivelin e ekspertve te pajisur me dokumentacion dhe material përkatese për dialog.

Por për çfarë do te diskutohet ne këtë takim ne Shtepin e Bardhë. Në këtë takim pritet, ashtu siç është lajmeruar shumë here të dikutohet për çështjet ekonomike, por ne veçanti Kosova nuk guxon te lejojë hapjën e temave ne veçanti, specifike sikur është fjala për asetet e shtetit si Trepça dhe Ujamani. Është lajmeruar se mundë te mere pjesë edhe presidenti Trumb, ose për te bërë ndonjë trysni paleve ose ne ceromonin e neshkrimet nese arrihet mareveshja midis paleve.

Mirëpo, a do te ishte ndonjë mareveshje ekonomike spektakulare për administratën e Tumpit para zgjedhjeve, jo se jo, sepse mareveshjet e karakterit ekonomik nuk qojnë peshë te votuesit, çështjet e karakterit ekonimik vetëvetiu rregillohen me ligjet tjara me ato te tregut nga interesi reciprok. Në këte drejtim po përmendet si “sukses” i kësaj Administrate mareveshja e arritur kohë me parë midis Izraelit dhe Emirateve te bashkuar te cilat këto dite u nëemshkrua që do te lidhën me do vija rrugore dhe hekurodhe, areporte, etj.

Çështja çendron diku tjetër. Sepse vendet e Lindjes së afert dhe te tjëra rrafsh qe 72 vjet kanë bërë mreveshje te ndryshme më Izraelin më ndërmetesimin e Amerikës por pa sukses. Pra, çështja nuke është te ato ekonomike, sepse problemet midis Izraelit dhe shteteve arabe janë kryesishte çështje politik.

Pra,baza e ndonjë mareveshje finale midis Kosovës dhe Serbisë është kryesishte politike, dhe se pa bazamentin politik nuk mund te arrihet ndonje mareveshje finale. Kurse bazamenti politik midis dyja vendeve është shumë i ndërlikuar, i pakapërcyeshëm, me plotë meri dhe urrejtje mes vete sidomos nga Serbia e cila qe 20 vite pas lufte nuk e lenë rehat Kosovën, por vazhdon sot e kesaj dite ia ia futë presat, te ia zënë pritat ne organizatat ndërkombetare. Thjeshtë problem midis Kosovës është i natyres politike e jo aq shumë i natyrës ekonomike, sepse bie fjala për votuesin e nentorit ne SHBA hiq nuk do te jetë spektakulare se sipas ndonje mareveshje ekonomike te arritur se a do te fluturojn areplanat dhe a do te udhetojnë trenat midis dy shteteve. Ky është një non sens.

Por ne dialogun e datesë 4 shtator, pos bisedave për çështjet ekonomike, nuk duhet përjashtuar mundesi, anipse nuk është bërë publike, qe ne tavolinë të shtrohën edhe çëshrtje tjara te “nxehta”. Nuk është aspak e papritëshme qe diagoluesve do tu dridhen karrikat kur në tavolinë tu servohën edhe tema tjara jo ekonomike nga fushat tjara juridike, politike, nga rrafshi ekzekttiv sikur është çështja e Asociacionit te komunave serbe me kompetenca ekzekutive që do të dhoshte de facto dhe de jure një ”republika serpsa” brenda Koosvës me te gjitha prorogativat politike dhe juridike te një shteti. Ose terthorazi te futet edhe mundësia e këmbimit te teritoreve, apo ndarjes së Kosovës qe do te ishte katastrofë për krejtë rajonin e më gjerë çka kjo do ti konvenonte shumë Serbisë. Pra ne të këtilla dialogje nuk përjashtohet mundësia e diskutimit apo edhe te imponimit te temave të tilla për te trumbetuar ndonjë sukses te administrates Trump.

Unë nuk jamë i dijshëm ta di se sa është i aftë delegacioni i jonë, se sa ka mençuri dhe dije, se sa ka atdhedashuri se nese imponohën tem ate tilla nuk duhet ti pranoi sepse askush nuk ka të drejtën ta demtoi sovranitetin dhe integritetin e Kosovës të përcaktuar me ligje dhe Kushtetutë.

Personalisht duke e parë dimensonin e çështjëve qe do te diskutohën atje, si dhe duke e pare sa sa largë janë delegacionet në këto çeshtje për ndonjë mareveshje jamë shumë skeptik se më 4 shtator nuk do te ndodhë diçka sepktakulare, sepse çështjet e dialogut nuk janë aq te thjeshta për tu kapë, por janë shumë te komplikuara te cilat nuk durojnë presone dhe diktate jashtë paleve ne dialog.

Megjithate për delegacionin e Kosovës do te jetë një kujtim i bukur qe ishin musafir ne Shtepin e Bardhë qe rrallë kush e ka fatin te futet mbrenda dhe do te jetojnë për shumë gjatë më këtë kujtim.

1 KOMENT

  1. Binak, ti je i paditur, çka din ti per politike? Kurgjo… ti je nje injorant por e respektoj te drejten tende me pase mendim te lire…

    Asnje shkrim kurr nuk e ke pase te bazuar ne logjike politike… sepse je ofsajd…

Komentet janë mbyllur.