DIALOGU KOSOVË – SERBI

0
478
Nikë Gashaj

Nikë Gashaj

Nisem nga njohja se Dialogu Kosovë – Serbi, do të ishte me interes kombëtar të Kosovës, sikurse të mbahej në fillim të vitit 2021. Për një datë të tillë ka disa arsye. Para së gjithash në filozofinë popullore thuhet “Ditë e re, nafakë e re”. Kuptohet se Kosova gjindet nën presione të mëdha nga ndërkombëtarët për shpejtimin e fillimit të dialogut. Mirëpo, Kosova duhet të veproj me një taktikë të mençur. Mëndoj, se agjenda politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për gradualizimin e heqjes së taksës dhe vëndosjen e reprocitetit me Serbi e ka kuptimin e vet politik.

Më tutje, sot shtetet e botës po ballafaqohen me luftën e shpëtimit të substancës njerëzore nga Coronavirusi. Andaj me këtë rrezik të madh po ndeshet edhe Unioni Evropian dhe Amerika, si faktor ndërmjetësues të dialogut, por dhe Kosova e Serbia. Njëkosisht, vëndet e prekura me këtë virus kan pasoja të mëdha ekonomike dhe sociale. Gjithashtu, në këtë vit mbahen zgjedhjet presidenciale në SHBA, si dhe zgjedhjet parlamentare në Serbi. Prandaj, Amerika, por dhe Unioni Evropian , si dhe Serbia e Kosova janë shumë të ngarkura me probleme tjera të mëdha në politikën e brendshme shtetërore dhe zgjidhjet e problemeve jetike të qytetarëve të vendeve të tyre. Egjithë kjo, besoj se do ta zvarris mbajtjen e dialogut dhe arritjen e një marrëveshje me njohje reciproke Kosovë-Serbi në kufijtë ekzistues territorial dhe në pajtim me sistemin kushtetues të Kosovës. Andaj, ajo në dialog duhet të jetë e ashtuqujtur vijë e kuqe, dhe Kosova për atë duhet të ketë një qëndrim politik unik.

Në këtë rast vlenë të konstatohet se për dështimin e deritashëm të dialogut Kosovë –Serbi, përpos ndërmjetsueses politike të Unionit Europian, një pjesë të përgjegjësis e ka dhe klasa politike e Kosovës. Meqenëse, sipas Kushtetutës së Kosovës, politikën e brendshme dhe të jashtme e udhëheq Qeveria e Kosovës, e që është në pajtim me sistemin politik parlamentar, e çka e ka vlerësuar dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës në lidhje për dialogun Kosovë-Serbi. Donë me thënë deri me tani Qeveria dhe Presidenti i Kosovës në lidhje me dialogun me Sebinë nuk kanë veprua sipas Kushtetutës, çka është për çdo akuzë dhe kritik, sepse mu për atë shteti i Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare ka pësuar pasoja evidente negative.

Për të pasur Kosova mbështetjen më të madhe politike të Amerikës dhe të Unionit Europian, klasa politike e Kosovës në praktikë duhet me iu tregua atyre se ajo ka kapacitete të duhura demokratike dhe profesionale dhe vendosmëri për qeverisje të mirë, për të luftuar korrupsionin, despotizmin, kriminalin, si dhe dukuri të tjera negative, respektivisht për ndërtimin e shtetit juridik dhe të sundimit ligjor. Po ashtu është shumë me rëndësi që Kosova në fushën e politikës së jashtme dhe diplomacisë me pas kuadra me kompetenca të larta profesionale, respektivisht ekspertë të dëshmuar për çështje politike. Në atë drejtim ajo mund të angazhoj dhe ekspertë të njohur jashtë Kosovet, e që janë miq të shqiptarëve. Përndryshme, vetëm me kuadra partiak për marrëdhënie ndërkombëtare, Kosova nuk mund të eci përpara.

Parashtrohet pyetja: se deri kur në Kosovë do të zgjas, lufta ndërpartiake për funksione, për interesa parciale, individuale dhe egoiste? Deri kur duhet të pritet për pjekurinë e vetëdijes të disa politikanve pët t’iu kthyer interesave të përgjithshme të qytetarëve dhe politikës kombëtare të Kosovës. Këto paraqesin çështje kruciale për ardhmërinë e Kosovës. Është mirë që edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka dalur me një Reagim(11 mars 2020.) të ashpër, por objektiv lidhur me rrjellat politike negative dhe për nënnivelin e misionit historik të klasës politike të Kosovës. Është e palogjikshme që Lidhja Demokratike e Kosovës, si partner i koalicionit me partinë e Lëvizjes Vetëvendosje që posa së bashku e kanë formuar Qeverin e Kosovës të dal me nismjen për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti.

Sipas mjetëve të informimit Kryetari i LDK, Isa Mustafa, kërkon nga kryeministri Albin Kurti, hiqjen e tarifës 100 për qind në mënyrë të plotë dhe menjëherë ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina përpa reciprocitet dhe të anulojë vendimin për shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendëshme dhe të Administratës Publike. Mirëpo, Qeveria e Kosovës me votat e shumicës së antarëve të kabinetit qeveritar, tashmë e ka hjekë tarifën për lëndën e parë, d.m.th. në mënyrë graduale dhe në Kosovë ka filluar hyrja e mallrave nga Serbia.

Përsa i përket shkarkimit të ministrit, Agim Veliu, sipas njoftimit të Zyres së Kryeministrit, të botuar në mjete të informimit: ai u shkarkua për arsye të dhënies së deklaratës së tij për televizionin Klan Kosova, kundra qëndrimit të Kryeministrit, Albin Kurtit mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Si thuhet, ai në këtë deklarim, përhapë panik duke thënë se”numri i të prekurëve po rritet prej ore në orë”. As ministria e Shëndetsisë e as Instituti Kombëtar i Shëndetsisë Publike nuk thanë që numri i të infektuarëve me COVID-19 po rritet nga ora në orë. Mirëpo, ajo çka paraqet befasi, Kryetari i LDK, Isa Mustafa kritikon shkarkimin e ish–ministrit Veliu, ndërsa në anën tjetër nuk e gjenë të arsyeshme të kritikojë deklaratën në fjalë. Çka do të jepë me kuptua se sipas tij, deklarata ka qenë me vend, megjithë se deklarata e tillë sa jam i njoftuar, nuk rrjedhë nga ndonjë vlerësim i marrun së bashku nga kabineti qeveritar, dhe as që ajo është objektive.

Opozita padyshim është e zhgënjyer me rezultatet e zgjedhjeve që e sollën Albinin në pushtet, dhe sipas votave të qytetarëve të Kosovës Lëvizja Vetëvendosja është partia më e madhe dhe ka më së shumti deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa disa nga opozita po e quajnë Abinin mashtrues. Nuk e di a janë të vetëdijshëm se me vlersimet e tilla i nënçmojnë dhe qytetarët e Kosovës, gjoja se nuk kanë ditur për kënd kanë votua. Po ashtu disa politikanë kosovarë po e vlerësojnë Abinin si antiamerikan, por pa fakte. Ata më së mirë i demantou dhe vetë kryeministri Albin Kurti, në fjalimin e tij në Seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, (12.03. 2020.), ku ndër të tjerat u deklarua: për bashkëpunim me amerikanët dhe evropianët. Më tutje ai vazhdoi: “Unë nuk them pa amerikanë, por presidenti po thotë pa evropianë, e këtu e kemi dallimin. Është dallim i madh ky, unë them edhe amerikanë edhe evropianë e ai po thotë me amerikanë pa evropianë. Unë mendoj që na duhen të dyja”. Çka paraqet këtu kontestuese në lidhje me qendrimin e kryeministrit, Albin Kurtin?

Më në fund, të gjithë ata që e respektojnë sovranitetin e Kosovës, duhe për ta ditur se Qeveria e Kosovës i merr vendimet në mënyrë të pavarur. Përkundrazi, Kosovës nuk do ti duhej Qeveria. Jam i mëndimit se rrëzimi i Qeverisë aktuale të Kosovës do të ishte akt me pasoja të rënda politike për shtetin e Kosovës. Meqenëse, supozohet se ekziston një Marrëveshje e Fshehtë Vuçiq – Thaçi për ndarjen e Kosovës. Tani papritmas, ka indici se po ju bëhet partner dhe Kryetari e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Njohjet e tilla paraqesin një histori taragjike të shqiptarëve. Ajo vërteton tezën filozofike të Fishtës, kur ka thënë: “Jamë kundra shqiptarëve të përditshëm, por jam për shqiptarët e përjetshëm”.

(Autori është politolog)