Dialogu…

0
1341

Nga Skënder MULLIQI

Dialogu është pika e përbashkët, si vlerë e palëve apo shumë palëve në bisedime. Për fillim nevojitet, që të jetë qëllimi i mirë, si postulat elementar i palëve në komunikim. Kjo ju jep hapësirë që të bëhët një hap i mirë përpara. Ky hap është i rëndësishëm.

Nese dialogu zgjatë shumë për çështje të caktuara, që palët nuk kan mundësi t’i tejkalojnë dallimet kjo pastaj mund të gjeneron keq, dhe mund të keqpërdorët, duke e pru situatën në deri të “dialogu i ngrirë”.

Nese shkohet me pole të kundërta, dialogu atrofon. Kështu duket po ndodhë më dialogun ndërmjet LVV dhe LDK për formimin e organeve të reja, që tre muaj.

Se nga një përplasje e caktuar situata ka metastazuar në diqka më tepër së arritja e marrveshjës për koalicion. Kur bëhen stërgjatje të tilla, lindin problemet tjera, të natyrës programore, politike, të interesave, dhe të natyrës ideologjike.

Dialogu nuk është ndonjë synim i caktuar, më shumë është mjet, ku nevojitet kompromisi i palëve.E aq më pak në menyrë pretencioze të shprehën dallimet ideologjike ndërmjet dy korpusëve në dialog. Kjo që e theksova duket së nuk po vlen shumë për VV dhe as për LDK, që t’i tejkalohen të gjitha barrierat, së në pyetje është fati i vendit dhe i gjeneratave të reja, që të ardhmen ta shohin në vendlindjën e tyre, e jo të ikin sa më largë Kosovës, më motivacion për të mos u kthyer kurrë!

Rrethanë që natyrisht shumë e ndërlikon dialogun, është mungesa e kulturës shoqërore, pa të cilën kulturë nuk mund të funksionon as demokracia, si vlerë fundamentale në sistemin shumë partiak pluralist. Sikur LVV dhe LDK, kanë rënë pre e gjithë kësaj dhe kanë rënë pre edhe apatisë intelektuale, apo si mungesë e saj.

Gjenerator i konflikteve, apo konfliktit në këtë rast, janë krizat me shumë pyetje identitare. Natyrisht kur ekziston vullneti i përbashkët dhe kur përqafohen të gjitha vlerat, edhe arrihet deri të synimi i dëshiruar, për t’i formuar organet e reja të pushtetit ekzekutiv.

Në Kosovë na nevojitet edhe një dialog i mbrendshem dhe i gjithanshem shoqëror, ku do të trajtoheshein shumë tema, por edhe tema e Identitetit. Polarizimet kaq të theksuara politike, kan bërë që mos të dialogohet edhe atëherë, kur në pyetje është interesi shtetëror dhe interesi nacional!Kur nuk “dëshirojmë”, ta kuptojmë njeri- tjetrin, në situata delikate, atëherë, për çka dreqi jemi këtu nën këtë nenqiell…!

Secili do të ishte mirë, t’i shikon mirë veprimet veta, dhe veprimet e njerëzve për rreth nesh, për të caktuar më mirë misionin qe e kemi, jo vetëm të asaj që e theksuam në këtë kolumne.

Dialog nuk është përshkrim i të vërtetave, por është vlerësim i këtyre të vërtetave. Asnjë argument po thuaj, nuk na dhan këto bisedime të stërgjatura midis LVV dhe LDK, që mos të arrihet të bëhën organet e dala nga vota e lirë.

Misioni i tyre karshi vendit dhe qytetarëve, është shumë ofendues, dhe e përjashton logjikën e shtetndërtimit dhe mirëqenjës së përgjithshme shoqërore…!