Di Maio: Solidariteti lindi BE-në dhe Shqipëria ua rikujtoi sot vendeve

1
445
Shqipëria - 30 mjekë në Itali

Aktualitet28/03/20

30 mjekët dhe infermierët e nisur nga Shqipëria drejt Italisë si shenjë solidariteti kanë mbërritur dhe janë pritur nga vetë ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio.

Pasi u takua me ministrin e Jashtëm në detyrë të Shqipërisë, Di Maio falenderoi Shqipërinë për solidaritetin e treguar. Ai shtoi se ky veprim tregon se Shqipëria e ka vendin në familjen e Bashkimit Europian pasi janë pikërisht këto vlera që ishin në themel të lindjes së unionit dhe se Shqipëria me xhestin e saj po ja kujton këtë edhe disa vendeve të tjera që janë anëtare.

Falenderoj kryeministrin Edi Rama, qeverinë dhe popullin për solidaritetin e madh, që po na tregojnë. Para se këta mjekë hypnin në avion, kryeministri shqiptar mbajti atje një fjalim mallëngjyes, tha se edhe ata po përballen me luftën kundër koronavirusit, por se atje s’mund të mbanin rezerva në një kohë që neve këtu në Itali, miqve të tyre po na mbarojnë rezervat. Solidariteti i tyre tregon një arsye më shumë, që Shqipëria të hyjë sa më parë në BE. Shpirti i solidaritetit është ajo vlerë që e bëri të lindë BE dhe që po ua kujton Shqipëria vendeve të BE sot. Faleminderit Shqipëri, faleminderit qeveria”, tha Di Maio. /Opinion.al

Atterrato un aereo dall'Albania con a bordo un team di medici e infermieri che supporteranno il nostro personale medico. Vi spiego tutto, collegatevi!

Posted by Luigi Di Maio on Saturday, March 28, 2020

 

1 KOMENT

  1. Italia gjithmone i ka ndihmuar SHQIPTARËT.

    Italianet dhe Shqiptart jane popujt, qe kurrë nuk kane pase mosmarreveshje ndermjet vehte.

    Italia ndihmoi Shqiperine ne vitet 1925-1939.
    Italia e mori Shqiperine ne protektorat ne vitin 1939-1943, sepse ekzistonte rreziku qe Jugoslavia dhe Greqia te e okupojne Shqipnine permes Nacional Socializmit Gjerman… dhe te e ndajne ne keto shtete.

    Gjatë protektoratit e tere struktura shtetrore nuk poesoi ndryshime, perveç ministrise se puneve te jashtme qe ishte pergjegjesi i Italise.

    Ne kete Kohe Shqiperise iu kthye Kosova, e cila e shijoi lirine heren e pare pas 550 viteve, dhe duke i falenderuar Italise SHQIPTART e Kosoves u rilinden permes Ernest Koliqit Ministrit te Arsimit.

    Italia ndihmoi ne vitet 1990-1997 duke punesuar 400 mije Shqiptar.
    Italia ndihmoi ne vitin 1997 me USHTRINE ITALIANE duke garantuar KUFIJT e SHQIPERISE qe rrezikoheshim nga hordhite Greke.
    Italia mori pjese ne qlirimin e Kosoves ne vitin 1999.

    Ushtria dhe Gjandarmeria Italiane jane ne Kosove prej vitit 1999 deri sot dhe jane se bashku me USA dhe UK duke e ruajtur Kosoven prej barbareve RusoSerb.

    Pra Shqiperi te lumte qe ne keto moment i dergove mjeket ne ndihme te kombit Italian qe po kalon khera te renda.

    Bravo EDI RAMA.

Komentet janë mbyllur.