DHURONI…

0
861
Zymer Mehani, portret

Zymer Mehani

Dhurojani skamnorit ilaçin
Me shije të qumështit të nënës
Dhe fëmijës jepi buzëqeshjen
Le t’i ndrijë fytyra si rrezet e hënës

Edhe të sëmurëve dhurojuni kurajo
Që sëmundje e lëngatë t’i mundin
E pleqve që hecin të kërrusur
Ndihmojuni pleqërinë për ta zbutur

Dhurojani fëmijës suaj mitar
Në vesh ninullën ngadalë
Tregojuni të tjerëve ato që i dini
Dijen në vete mos e ndryni
Që ta kuptojnë të natës skëterrë
Dhe dritën e ditës përherë

Ndihmojuni të varfërve, vëllezër
Mos i lini në gjendje të mjerë
Dhurojuani alfabetin e dijen
Atyre që kanë nevojë
Le të besojnë në mirësinë tuaj
Vetes pastaj le t’i besojnë

Zgjatjuani duart për ndihmë, vëllezër
Si shprehje ngushëllimi
Atyre që s’kanë prindër, as njeri
Jetimes a jetimit…

Le të mësojnë edhe ata
Si pritet mjerimi
Si shërohet zemra e lënduar
Me fjalë të ëmbla ngushëllimi

E skamnorëve nëse dashuri ju keni dhuruar
Ta dini, vëllezër se i keni pasuruar
Ata më s’janë skamnorë
E ju do t’jeni të bekuar