DHIMITËR FRANGU PËR GJERGJ KASTRIOTIN

0
1355

(Heroi ma i madh i të gjitha kohëve, për veprat faktike që i kreu, Pisko)

Nga Lush Palokaj

Duke lexuar Gjergj Kastriotin sipas autorit të larpermendur ngjanë sikurse vet të ishim bashk në luftë në të gjitha ato beteja me guximtarin ma të madh të të gjitha kohëve. Lexuesi pa marrë parasysh identitetin kombëtar nuk ka gjasa që të mos pushtohet nga një ndjenjë kënaqësije e mahnitëse në shpirtin e ti për shkathtësitë luftarake dhe gjideshmerinë në terësinë e luftave të pakapshme për mendjën njerëzore. Dallon nga Barleti sepse betejat ku ka luftue nuk i ka të sakta.

Merita me e madhe e kësaj vepre që sot e kemi në dorë i takon Z. Lek Pervizit. Qysh në moshën 12 vjeqare kur ka studjue në Romë panderpre ka shkue në bibliotekën e Kolazhit. Aty i ka gjetë dy romane autoresh italian kushtuar Skenderbeut. E ka përkthye nga italishtja e vjetër, gjuhë me të cilën ishte perkthye vepra. E dorshkrimi latininish ashtu qysh e ka shkruar franceskani nuk asht gjetë akoma. Nuk paska veshtersi në perkthime sepse Leka e paska njohuri shumë të mira të italishtës moderne, klasike dhe popullorën e vjetër. Dhe kishte mësuar gjuhën latine gjatë kohës që ka ndjekë studimët në Rome. Ai thot se origjinali i shkruar latinisht nga Frangu me 1480 duhet të kërkohët në ndonjë skutë arkivore në bibliotekat italiane.

Deri sot dihet se vetem Dhimiter Frangu ka percjellë afër epopenë e trimit dhe të gjitha ngjarjët qoftë luftarake apo diplomatike dhe i ka shtjellue në një veper. Askush nuk mund të pershkruente ma saktë jetën dhe ngjarjët që e ka mahnitë cdo lexues. Sigurisht të mahnitun edhe shume shkrimtarë e historian botnor kanë shkrue për suksesët luftarake të Ikonës arbnore. Një mori veprash në gjini të ndryshme letrare qoftë në proze, poezi apo dramë. 17 herë asht ribotue vepra. Franceskani ka qenë i afërt me gjak me Pal Engjellin dhe ka qen nipash apo e ka pasë dajë Princin e madh shqiptar. Ka qenë këshilltar, fetar, arkëtar dhe ambasador i tij besnik. Sa kënaqësi kur lexohët vepra e cila asht shkruar mu atë botë kur Gjergji korrte fitore ma të mëdha për lirinë e etnise, për të shpetuar nga kthetrat aziatike. Meritat dhe fitoret e mdha me të drejt, lartë i ka çmuar historiani austriak Julius Pisko dhe shkruen në librin tij me 1984.”Heroi ma i madh i të gjitha kohëve, për veprat faktike që i kreu”.

Asht e pamundshme që nga fillimi e deri në fund kur lexohët kjo vepër pa të rrjedhe lotët nga gëzimi i madh dhe duhët nderpre leximin sepse lexuesi në shpirtë shqetsohët tej mase. Kam lexue bukur shum edhe për Aleksandrin e Madh dhe mjaft mirë e njoh por shkathtësitë luftarake nuk i ka pase të Gjergjit. Disa here Aleksandri asht plagosë nga dora e anmikut por mjekët grek e kanë shpetuar . Aleksandri ka pasë 100 apo 200 mije ushtarë kurse Gjergji nuk ka pasë ma shumë se 50 mijë ushtarë në terë betejat e tij. Asnjë humbje nuk e ka pasë dhe ka luftue ma shumë se 24 beteja. Kurrë nuk asht plagosë nga dora e anmikut. Vetem një here kali asht plagosë dhe rrëxue. Gjergji ka lenduar krahin dhe ka qenë dasht të pushoi se luftuemi dy apo tre muaj. Ka pasë një ushtri të vogël. 2000 mijë ushtarë i kanë mjaftu për ta shtri përtok një pasha me 20 mijë ushtarë. Dhe J. Wolfe, nje ushtarak anglez thot: “Skenderbeu … ua kalon te gjithë strategëve të vjetër e modern, në udhëheqjën e një ushtrie të vogel mbrojtëse”. 10 mijë ushtarët e tij kanë pasë shkathtesi luftarake ma të madhe se 50 mijë ushtarë të Perandorise turke.

I ati i Gjergjit, Gjoni dorzohët sepse nuk mundi ti baj ballë ushtrisë së fuqizueme otomane. Atë bote principatat shqiptare nuk kan pasë aleanca në mes veti. Ka qenë dashte t’i dorëzoi peng katër bijët e tij, Reposhin, Stanicen, Konstantinin dhe të birin ma te voglin Gjergjin. Femijët u derguan para Sulltan Muratit të II-te, i cili u gëzua shumë. Ne sy i ra Gjergji akoma 8 vjeqar, që paraqitej me trup me tipare të bukura e me gjymtyrë te rregullta. Dhe vendosi për ta ndalë në ushrinë e tij përgjithmonë.

Që në rini të hershme dallohej për shkathtësitë në vrapimet në kale,në ecje dhe perdorimin e armëve nga të gjithë shokët. Shpresa ma e madhe e Sulltanit për një trim që kurrë ma pare nuk e ka pasë në ushtrinë e tij. Gjithmonë bashk me sulltanin në pjesët e Azisë,por në moshë akoma i ri. E luste Sulltanin për të marrë pjesë në luftime. Ma në fund kunder deshirës sulltani i dha leje. Në moshën 19 vjeqare u emnue komandant i 10 mijë kalorsëve. Shpirtë luftarak bante kerdinë duke pushtue teritore të ndryshme andej kah Anadolli. Legjedë e vertetë me një mendje të mpreftë në artin luftarak. Në moshën 25 vjeqare duke e pa frikën e sulltanit bashk me pashallarë detyrohët vet të del në dyluftim me Tartarin trupmadh asnjëhere i mposhtur në dyluftime. Shumë të shqetësuar Sulltani dhe oborrtarët tjerë mundoheshin ta terhiqnin nga ai vendim. Nuk terhiqej nga kerkesa e tij. Në prani të Sulltanit dhe të gjithë oborrtarëve tjerë dhe një turmë e madhe e popullit – Davidi me Goliatin në dyluftim. Fitorja e tij bindëse e paimagjnueshme nga populli dhe oborrtarët. Atëherë ky i ri race shqiptare perrallë, mit, legjendë, mbinatyror për të pranishmit. Brohoritje e oborrtarëve dhe e popullit. U kthye të Sulltani që e priti me gëzim e hare.

Tani vepra ma e madhja e tij. Kthehet në atdhe me 28 nëntor 1443 dhe në Krujën legjendare dhe venlindja e ti (Franku e thot). Ngritët flamuri i racës shqiptare që shume popuj tjerë nuk e dinin se cfarë e kishin. Këtë ngjarje e përshkruan në menyrë artistike poeti i famshem anglez Longfellow, i cili i kushtoi një poeme – baladë të bukur Skenderbeut. Menjëhere ju bashkuan 15 mijë ushtarë shqiptarë nën komandën e tij. Dhe tani bashkimi e ban forcen. Në Lezhe e cila ishte nën sundimin e Venedikut thërret krenët e të gjithë trimave. Aty marrin pjesë Arianit Komneni, Andrea Topijae, Pal Dukagjinin, Pjeter Spani, Llesh Dushmanin dhe Leke Zakaria. Merren vesh për një beslidhje dhe krijohët Shteti i Parë Shqiptar

Kush ishte ky Trim?

Ndersa dy ditë pas nje fushate në kufi duke ushtruar me ushtarë nipi e pershkruan dajën. “Kur ishte në fushate, hante bashk me Zotrinjët kryesor të ushtrisë. Sillej mirë e me nderime. Ai vet hante një herë në ditë. Vertetë se dukej se ja tepronte me ushqime e pije, por ata që e veshtronin nga shtamadhesia, muskujt, si dhe ushtrimet e vazhdueshme, e gjykonin se ngrenja e tij vetem nje herë në ditë nuk ishte fare e teprueme, por shumë e matun. Skenderbeu paraqitej me shtat të madh dhe te bukur, me permasa të rregullta të gjymtyrëve, trup të fortë e të ngjeshun, sa që nuk donte të ia dinte as nga të ngrohtit as nga të ftoftit, as nga veshterësitë… Nga ana shpirtnore, ishte edhe me i pajisur dhe i persosun, sepse ky Princ kishte shpirtë kristiani, ishte besimtar e i meshirshëm, i drejt dhe shpirtmadh me të gjithë, vecanarisht me faljën e anmiqve. Ishte me shpirtë të pa mposhtun, sa që kurrë nuk ishte dallue tek ai ndonjë shenjë frike apo ankthi.

Ishte i mëshirshem me të gjithë, veçanarisht me ata që e fyenin, tue i falun fymjet kur i kerkohej falje. Anmik e perbetuem i veseve të këqija immorale dhe i mallkimeve. Posaqerisht, ishte shumë i rreptë ndaj atyne që mallkonin e truenin emnin e shenjtë të zotit tonë Jezu Krishtit, të nanës tij mëshiruese e të gjithë shenjtnave të tjerë. Ne fitorët e tija nuk lejonte kurrë që të vriteshin gratë e femijet, as njerëzit e pafuqishëm, sepse ishte i prirun ma teper nga mëshira se sa nga hakmarrja, i mjaftonte arritja e fitorës dhe kjo ishte kenaqesi për të. Nuk lejoi kurrë që të përdhunaheshin vajzat dhe gratë e ndershme”. Prveç të tjerave ai kishte zakon të hidhej i pari në çdo betejë, luftim apo raste të tjera përpjekjeje të armatosur kundër anmikut me guxim e trimni të pa shoqe, duke u dhane shkas të gjithë Kolonelëve e Kapitenëve që ta ndiqnin shembullin e tij e nuk thirri kurrë “shkoni” por gjithmone me ndiqni apo pas meje.”

Per keto cilësi aq të mira kishte fitue lavdi edhe në radhët e anmiqve të cilët botnisht e shpallin se kishte vetem një Skebderbeg në bote dhe kurrë nuk kishte pasë as nuk do të kishte ma një i tillë si ai, sa që kjo shprehje ishte ba si proverb universal, aq ishte i dashtun e i nderuem prej të gjithve.

Ma Shume se 24 beteja dhe te gjitha fitore. I bindur me terë qenjën e tij se nuk ka forcë turke qe e shkatrron. Madje sa u perket pashalareve as që brengosej per ta. Beteja me Ballabanin ku Skenderbeu humbë shokët e ti ma të mirë jo me fajin e tij. Kokëforcija dhe trimeria e tyre e pa kontrollueme. U kishte thane Princi që të e mos kalonin mes dy brixheve asaj ane andej, sepse ka forca te medha turke. Në ndjekje të fitorës harruen urdhnin e Skenderbeut kaluen vendin e ndaluem, u zunë rob Muzaka i Angjelines, Moisiu, Gjin Muzaka, Gjon Perlati, Nikoll Berisha, Gjergj Kuka, Gjurica e Gjin Manezi. U derguen para Ballabanit i cili menjeherë i nisi në Konstantinopol të Sulltan Mehmeti dhe u ripen për se gjalli. Skenderbeu i inatosun nga humbja e Kapiteneve nuk kishte force qe e ndalte, ban mrekullina, me një të rame ua merrte shpirtin djathtas e majtas dhe të shpartalluem e të sakatuem dhe vet pasha mezi shpetoj.

NE LUFTE ME DY SULLTANET

Kur Tuqit keq u thyen nga Hungarezët Gjergji e shfrytezoi rastin, e mori Krujen, vuri flamurin me shiponjë në cdo cep të kështjellës. Brenda pak kohë bashkoi gjithë shtetin prindor dhe u ba Princ i Shqipnisë. Bashkoi 15 mijë ushtarë që i sherbenin nën urdhnin e tij. Dhe ajo ma e mira, asht së gjithmonë para se të hynin në luftë, me një ushtri ma të madhe u ka folë, dhe i ka këshillue. Orator aq i madh sa që ka pushtue zemrat dhe shpirtat e cdo ushtari, i ka ushqye me nje guxim e trimni të jashtzakonshme – ma e randesishmja për një Princ. Por 3000 ushtarët, gardë e tij, kanë qenë trimat me cilësi ma të afta luftarake.

Dhe Tani sulm pas sulmi, Pashë pas Pashe, Sulltan pas Sulltani, plot 25 vite Shpetimtari, Hyjnori, Epirotasi i pa thyeshem për lirinë e vendit, deri sa vdekja ja ndali turrin.

Ali Pasha, Feriz Pasha, Mustafa Pasha, prap Mustafa Pasha, të gjithe keq u thyen dhe ma në fund vet Sulltan Murati i II u nis për Shqipri me 160 mijë ushtarë për një betejë të fuqishme kunder Princit të Epiroteve. Qysh ma parë Sulltani i kishte dynde një numër të madh ushtarësh që e pritnin në kufi dhe bashk me ta, Murati hyni në Shqipni. Së pari kështjellën e Sfetigradit e sulmoi ku komandant ishte Pjeter Perlati, fetar dhe Abat me origjinë nga Mati. Për shkak të një tradhtie kështjella ra në duer të Sulltanit. I masakroi ata që i rezistuen, gratë dhe femijet i bani skllave. Pra asht fjala për dibrane. Këtu shifet egersia e Sulltanit turk, që jo vetem nuk kursen burra as gra, femi e pleq, si mos të ishin krijesa njerëzore. Dhe pastaj Sulltani vendosët në Krujë. Plot ma teper se kater muej rrethim të Krujës. Vështirë që të pushtohej sepse qyteti ishte shumë i fortë dhe i paisun mirë në cdo pikpamje.

Dhe Hyjnori, që në fillim i bindur në fitore. E dinte se me ato forca të paketa nuk mund të arrinte ta hiqte rrethimin. Shkatrronte ushtrinë kundershtare në prapavi me një trimni të papare ndonjëherë nga një trim tjeter. Nuk lejon bartjën e ushqimit dhe municionit. U kisht hy tmerri dhe turqi ma shumë per ta marrë iken. Dhe për këtë disfatë Sulltanin e pushtoi ankthi, deshprimi, trishtimi e shterngesa në zemër dhe brenda pak ditesh e lëshoi shpirti. Dhe tani frika e pashallareve, të ligshtuem të turpnuem dhe të çrregulluem, me një pjesë të vogel ushtaresh memzi shpetuen. Murati i u sëmue dhe vdiq rranze mureve të Krujës në muajin e pestë të rrethimit

Ishte një Zotni, hyjnor i artit luftarak në kuptimin e plotë të fjalës. Dirigjen i një simfonijë luftarake ende të pa degjueme ndonjeherë. Në cdo pikpapje ma i mirë se Betoveni, Mocarti e shumë kompozitor tjerë. Mjeshter i kavallit epirotas, që e dinte se cila vrimë e jep tingullit ma të mirë. Në beteja, në luftime të ndryshme kurrë nuk ja kaloi një tjetër, aq ishte i përgaditun në artin ushtarak. Në pozicione dhe jasht tyne me anmikun, ku të shkaktohej ndonjë rast luftimi, nuk i hiqte kurrë armët nga trupi, rrinte gjithmonë në gadishmeri për cdo të papritun. E mbi të gjitha shumë aktiv dhe anmik i dembelisë sa që i mjaftontonin katër ose pesë orë gjume, kur të tjerëve u duheshin tetë ose dhjetë ore. Gjithmonë i pastër dhe me rroba te mira veshun. Plaqkat e fitorëve gjithmonë ua ipte kapitenëve dhe ushtarëve të tij. Kah do shkonte aq i dashtun nga populli me dhurata të cmueshme, kuaj, armë dhe veshje shumë të kushtueshme i dhuronin.

E dinte së për një kohë nuk do të ketë trazira dhe shfrytezoi rastin për një deshirë, për të lanë pas trashegimtarë. E bija e Arianit Komnenit Donika, ishte një vajzë shumë e bukur e ngjashme me Helenën e Eridës, e pelqyer nga Princi. Darsëm madheshtore i nderuem nga të gjithë princat dhe Guvernatori i Shkodrës në emen të Venedikut. Menjëherë pas atyne festimeve i erdh lajmi se Mehmeti kishte marrë fronin dhe kërcnohej tue mos tolerue që Gjergji ta mban Krujën. Bashk me nusën i ra rreth e rrotull shtetit të tij. Dihej se vertetë ishte në shpirtin dhe zemrat e popullatës dhe clirimtar i tyne. I drejt, i ndershëm, i mëshirshëm e zemergjanë. Dhe aq i drejt sa që të gjithë e donin, e respektonin dhe e nderonin. Mund të shkonte në cdo vend i sigurtë ku i ipeshin dhrata të cmueshme.

I biri i tij Mehmeti i II e trashegoi Perandorinë. Ai që kishte lindun nga Hierina ose Katakuzina, e bija e Gjergjit, Dhespotit të Serbisë, akoma i pa pervojë. Si e mori vesh për damët dhe shkatrrimët që kishte ba Gjergji, e thirri pashe pas pashe me radhe. Si Hamza Pashen, Debrem Pashen,Sebali Pasha, Mojsi Golemi, Sinan Pasha, Isa Pasha i Rumelise, Hamza Pasha, Isa Pasha ,Hasan Pasha, Jusuf Pasha, Karaza Pasha, Seremb Pasha, dhe një tjetër pashë u zu rob,prap Ballaban Pasha bashk me Jakup Arnautin (Jak Shqiptarin) e Ballaban Pasha. Dhe ma ne fund humbi shpresa e fitorës me luftë, dhe një tjetër grackë e sulltani shumë e poshter e çnjerzore. Dy turq i kishte dergue të Gjergji gjaja se donin për tu kthye të krishtenë. Kur don fati, fjalosën në mes veti dhe gjatë bisedes zbulohën së kishin ardhe për ta helmue Princin. I qesin në gjyq dhe ua gjejnë dy kama të helmueme – edhe kjo pashpirtësi e sulltanit. Këta dy kriminel nuk falën por pushkatohën kur dalin në gjyq e sipas meje denim me plot meritë. Dhe ja,Princi doli fitues kunder te gjithe ketyre, dhe vet sulltanit i hyri bindja se nuk thehët kurrë, me të vertetë asht hyjnor, asht një vullnet i hyut thoshte Sulltani, por dobësi per mua nese nuk hakmerrem.

Dhe me 200 mije ushtarë Mehmeti arrinë në Krujë. Dergoi Ambasador të takonin qytetarë dhe premtohej shume dhurata që të pranonin të dorezoheshin. Përndryshe i priste rrenimi , shkretimi dhe vdekja, por qytetarët besnik nuk ipeshin. I pergjigjeshin së për kete vendos Gjergj Kastrioti Zotnia i tyne i natyrshem. Në dorzohemi vetëm te vdekun. Në tjerën anë ndodhej Trimi, shpetimtari i tyne. Gjithmonë jasht qytetit, me ushtarët e tij nëper skuta, herë andej e herë kendej pa pushue, ditë e natë rrenonte. Arrinte deri të çadrat e tyne. Dhe tani shqtesohët Sulltani. Nuk kishte tjeter zgjidhe perveq një rrethimi të gjatë. Qyteti ishte i pa pathyeshem . Dhe Sulltani i pashpresë me shumë të vrame e të plagosun, turp për kunorën e tij, vendosë të tehiqet por duke e lanë Ballabanin në rrethim te qytetit.

Shkumja e tij në Romë të Papa Poli i II -të pak ndihma i solli. Nuk bani skandal as nuk u shqetsue , heshti dhe i zhgenjeym u kthye në Epir. Së pari në Shkodër qytet i Venedikut, ku gjeti përfaqesuesin e asaj Republike, Josafat Barbaron i cili i dha një ndhmë bukur të mire ne ushtarë edhe para. Kruja në lidhje me ta. Menjiherë të Lekë Dukagjini dhe vellau i tij Nikolla. I ndihmuen me një numer të madhe kalorsish e kambësoresh, njerëz shumë të aftë dhe me pervojë luftarake. Plus 500 kambesor italian iu bashkangjitën.Me një ushtri mirë të përgaditun e shkatrroi ushtrinë e Ballabanit që e kishte qytetin në rethim. Ballabani u shqetesue dhe doli haptas në luftim. Gjergj Lleshi, i kampit të Princ Skenderbeut që e shihte kah shkonte, iu afrue dhe e gjuejti me arkibugj në bark dhe e plagosi për vdekje. Vdekja e tij e pa shpresë per turqit. Së ndali i pari të mbramin, i braktisën çadrat dhe cdo gja që kishin dhe u bashkuen në fushën eTiranës por ishin në rrethim. Arrinë Gjergji dhe brohoritje zerash mahnitese shumë larg të degjueme. Rrnoftë Princi shpetimtari i jonë, Rnoftë Mbreti Jonë!

Kundër të gjithe princave dhe Lekë Dukagjinit, Gjrgji ishte i mendimit së të gjithe të zanunit rob duhët lirue. Zotni, humanizmi dhe meshira e krishtenë, nuk ushtron egersi kunder anmiqeve të mundun, as nuk u mohon mëshirën atyne që e kërkojnë thoshte Princi i Madh, dhe të zununit rob u liruen.

Shume i madh deshprimi kur Sulltani mori lajmin për vdekjën e Ballabanit. Pa pritë pa kujtue edhe një sulm tjetër i Sulltanit me 200 mije ushtare, ku së pari shkon në Durrës për një te pa pritur. S’i shpetonte asgje pa e e marrë vesh Skenderbeu, me e spiuneve që e kishte. E kote kërkesa e ambasadorëve për dorëzim, nuk ipej populli, liri ose vdekje. Pastaj Sulltani u vendos në Krujë. Pak i shqetsuem ishe Princi , sepse ushtria e anmikut ishte tepër e madhe. Por nuk brengosej dhe i porosiste të vetët ta ndiqnin në çdo rrethanë të fatit. Vendosi të shkonte e ta ngacmonte vazhdimisht anmikun, aq shume sa të merzitej të lodhej e të detyrohej të braktiste. O,o,o,o,o,o, shqiptarë sa i madh e i menqur Princi epirotas. Pas një kohe të shkurtë morën iken turqit. Të kota ishin boritë për ti bashkue ushtaret turq nga tmerri . Sa andej sa kendej, majtas djathtas hidheshin naltë kokat e anmikut nga shpata Gjrgj Kastrioti. Ik Sulltan se kjo trevë asht e nipit të Pirros e Aleksandrit të Madh. Dhe istoriani i shquem danez , profesori Ludvig Holberg shkruente me 1739 se “Skenderbeu ishte një nder gjeneralët me të medhej, që të kishte jetue ndonjeherë”.

Edhe sot vajtoni shqiptarë,

Në Lezhë ndodhej për disa probleme me Venedikun por papritmas nuk ndihej mirë. Një palë ethe të këqija e kishin kaplue. Parandjenjë, tue mendue së do ti ndodhte ma e keqja. Thirri rreth vetës të gjithë Kolonelët e Kapitenët dhe njerëzit ma të randesishëm të ushtrisë së tij dhe ua mbajti nji fjalim. Fjalim me peshë e urtësi dhe të gjithë kush ishin nuk i permbanin dot lotët. Pastaj në prani te të gjithve thirri Donikën, gruen e tij dhe Gjonin, të birin dhe u tha së Pal Enngjelli do të jetë këshilltar i tyne. E kështu pasi e rahatoi shpirtin me punët e Zotit dhe me kapitenët e tij i dha shpirtin Krijusit të tij dhe kaloi në atë botë me 1468 Trimi ma i madh i të gjitha kohëve i racës arbnore. Por sipas mendimit tim vdekja aq shpejtë nga ethet e pa mundëshme, por vetem helmimi dhe asgje tjetër. E këtë mendim e kanë dhanë edhe shumë hitorian tjerë.

Me vdekjën e tij vajtime dhe shenja ma të medha trishtimi kurrë nuk ishin ba ma parë në Shqiperi. I gjithë shteti dhe të gjithë shtetasit thellë në shpirt të shqetsuem. Mbi të gjitha ishte e pa masë dhimbja e bashkeshortës Donika, në shikimin e së cilës nuk dukej ma asnjë ndjenjë kenaqesije. Sytë e saj kurrë të thatë nga lotët që i rridhnin dhe u kerkue Pal Engjellit për ta qetsue. Të gjithë princat e tjerë të perlotun e të trishtuem, shkonin tue thanë “Princ Gjergji, Zotnia, Mbreti e Princi i ynë i drejt, at’ i yni, mbrojtësi ynë, pse na ke lanë aq të merzitun e të deshpruem, porsi grigja pa bari, ku do të përplasemi na tasht për nevojat tona? Kush do të na mbronë nga duert e anmiqeve. …Mjerë ti Shqipni, mjerë ne popujt të mjerë, mjerë të medhej e mjerë të vegjelit, mjerë gjithë krahinat e Krishtena të braktisuna nga i tillë mbrojtes”. Dhe princat e shteteve fqinje bashk me shtetasit e tyre spse ai kishte qenë Kalaja e shpetimit për ta.

Me 25-02-2018 Bronx