Nga Skënder MULLIQI
Dhimbje dhe brengë në shpirt, mall, lot, ankth, për humbjen e shumë jetërave të popullit tim në Shqipëri, nga fatkeqësia përmbysese natyrore!
E pamë, e përjetuam këtë tragjedi kombëtare të gjithë së bashku nga afër dhe nga largë. Kjo na dermoi, na e zymtësoi tokën dhe qiellin para pranisë së Zotit, se humbem shumë vellezer dhe motra tona… Por të gjithë, sërish do gjejnë forcë, që të ringriten edhe pse zemrat i kan të thyera, edhe pse kan kujë e vajë sot…
Ata përjetuan ferrin e vertëtë, përjetuan humbjën e nënave, motrave, vëllezërve, djemve dhë
fëmijëve të tyre… Akrepat e orës u ndalën të martën e “zezë”, u ndalën për 30 sekonda
të tmerrit, për 30 sekonda të luftës për jetë a vdekje. Ishin të gjata këta sekonda sa shekujtë,
ishin të gjata në pa kufijë orët dhe netët për shumë kënd nën germadhat e shumë shtëpive dhe pallateve të rrënuara për toke… Pamë dhe ndëgjuam histori njerëzore të shuara mes fatit tragjik të këtij termeti. Askush nuk e ka paramenduar dhe deshiruar sigurisht një vdekje të tillë.
Ishte shumë e dhimbshme, por edhe madhshtore vepra e një gjysheje në Thumanë, e cila e duke e mbrojtuar më trupin e saj, shpëtoi nipin e vogël. Kjo histori e trishtë e vrasjeve nuk përfundon këtu. Ndodhën mbi 40 të vdekur nën rrenojat e shtëpive dhe pallateve… Këto ngjarje kan edhe anën e krenarisë tonë kombëtare.
Shqiptarët në të katër anët e globit, e sidomos shqiptarët e shtetit të dytë në Ballkan ,po ju dalin në ndihmë vellezëreve të tyre. Si shteti ashtu edhe shumë njerëz të vullnetit të mirë, i kan hapur dyertë për të gjitha ata që kan mbetur nën qiellin e hapur. Shumë herë shqiptarët gjatë historisë janë bashkuar në të keqe dhe në të mirë, por duket si kësaj here, dhe hëren kur u bë lufta në Kosovë, i dolën zot njeri-tjetrit më shumë së kurrë më parë.
Kufiri shqiptaro-shqiptarë kësaj radhe mbeti vetëm në letër. Shqiptarët po funksionojnë si një trup i vetëm. Këtu nuk e kam fjalën për ata që po i udheheqin shtetet tona. Ne vend që t’i harrojnë përaçarjët dhe të bëhën bashkë në këto ditë të vështira që po kalon Shqipëria, ata po dalin në terren secili i vetëm, e kjo duket së po bëhët më shumë sa për tu dukur!
Natyrisht këtu nuk i fus në një thes të gjithë. Bashkohuni o burra nese keni ndijesi, nese keni atdhedashuri, nese ju ka mbetur sado pak moral politik?! Nuk duhet ta harrojmë ketu edhe Diasporën, e cila kurrë nuk na ka lënë në baltë. Solidariteti dhe ndihma karshi njerëzve në nevojë është për çdo lavdatë. Edhe shtetet mike, edhe individ të caktuar jo vetem shqiptarë po tregohen solidarë.
Festat e Flamurit dhe 107 vjetori i pavarësisë të Shqipërisë, nuk ishte në historinë tonë më i trishtë. Por, sigurisht së as kurrë më parë nuk ishin aq të bashkuar shqiptarët e të gjitha trevave etnike… Por, edhe kurrë më të vetmuar së sot nuk kan mbetur disa nga drejtuesit e dy shteteve tona…