DHIMBË DHE HIMEN PËR NJË IKONË!!!

0
1079

Fran Ukcama

E njoha para dyzet e pesë vitesh, në një viti të ardhur në Fier, Ajo aktore, bija e Delvinës, nusja e Himarës… ajo udhës tetarit dhe filmit, unë po në gjitoni arti, në kulturë e krijimtari… E duartrokita me pathos, shqiponjë u ngjit në maja të arta arti… Fati e solli për shumë vite bashkëpunuam, ajo Drejtore Teatrit “Bylis” unë Drejtor i Artit dhe Kulturës, një bashkërendim pune brilant… oh, sa skenare kam shkruar koncertesh, Ajo, Hajria ka drejtuar dhe interpërtuar mjeshtrisht, ajo ishte edhe poete, duke ngritur peshë zemrat e qytetarëve fierakë.

Ajo mbetet simbol i talentit, stocozmit, ndershmerisë, fisnikerisë, qytetarisë, një të dytë si Hajrie Rondo nuk gjenet mbi dhe… Dhimbë, trishtim dhe homazh për ty, Dodona e Delvinës, Himarës dhe Myzeqesë… Ti i kaperceve vetetimë këto visare e hyre jetësish te shpirti i Kombit, e pavdekshmja, mikja jonë, artistja jonë e paharruar… Sot mora pikëllimat e diellit, mora lotët e qiellit, mora rënkimet e detit, dhe dhimbën Fierit e për ty dhe zogjtë po thurin simofoni, Hajrie, Hajrie!!

KURRË NUK U PËRKUL, GJITHMONË FLUTURONTE LART, DHE TANI DREJT PARAJSËS PO FLUTURON, HAJRIE RONDO!!!
KIÇO RONDO, JU FEMIJË, NIPËR, MBESA JAM PRENË JUSH ME SHPIRT E ZEMËR NË DHIMBJEN E MADHE!!

MBRETËRORE E ARTIT KOMBTAR

Hajrie Rondo

E Epirit,
E Pirros Perandori,
E Teutës Iliriane,
Skofiare, Arbënore e ardhur kohëve,
Me nurin dhe sharmin e Dodonës,
E Delvinës si shtojzovalle,
Nuse e Himarës,
Livadhit, si sirena vezulluese…
Fierit dhe Myzeqesë majave të ndritura të artit,
Pjalmin e shpirtit e hedh prore,
Zonjë fisnike moteve u lartove…
Ty Zoti t`i fali bukurinë
Dhe dhuntinë e artit,
Dhe talentin e shumove, e ngjite në maja,
E filmit e teatrit.
Je shqiponjë prej deti deri në Alpe,
Mbretëron qiejve të kaltër,
Princesha e skenës,
Vesatore drite, sharm hirplotë, qytetare..
Kur të them mbretërore vetëm hakun të jap,
Kleopatër për nurin dhe staturën,
Sfidues e paepur e kohëve, sfinkse në ag,
Ti Shqipërisë i hodhe dritë në çdo prag,
Zonjë Hajrie Rondo,
Ti kraharorit të Kombit – ikona më e bukur !

NGA LIBRI ME LIRIKA “A KA KUND PRANVERË PËR TA BLERË”

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar