Dhe përderisa ata i mbyllin gratë e tyre në shtëpi, janë të zënë duke i gjuajtur gratë maqedonase, ku edhe ketë e mbështesin në emër të fesë

0
361

Zana Avdiu, PaCensurë.com

Ka 3 vite që e levizi rregullisht relacionin Prishtinë-Shkup e Tetovë. Ata janë njerëz mikëpritës, e te qeshur, por..vetëm për mysafirët por jo edhe për gratë e familjet e tyre.

Ajo cka te bie në sy është se, kafet e restorantet janë të mbushur me shumicë burra, e gratë shihen shumë rrallë ne hapësirat publike. Shumica janë të mbuluara, janë të mbyllura brenda shtëpisë, dhe nuk janë të arsimuara.

Vajzat atje, në momentin që hynë në moshë madhore (e disa ende pa hyre), i nënshtrohen presionit për martesë. Dhe, as që bvhet fjalë për shkollim e që të punojnë.

Në momentin që lind vajza, ajo fillohet të edukohet me mesime patriarkale, se ajo duhet t’i nënshtrohet vullnetit të burrit, si të bëhet grua e mirë për shtëpi dhe t’i shërbejë denjësisht njëherë babës dhe vëllezërve e pastaj edhe burrit. Një grua e mirë, sipas standardeve të tyre është: ajo qe gatuan për burrin, lind shumë femijë, ule koken dhe nuk i degjohet zëri, shërben me mirësjellje dhe edukate..dhe, si per fund nese burri eshte i nervozuar, mund edhe ta rrahe ate deri sa ti kaloj zemerimi.

Ato duke mos levizur pothuajse kurre nga fshati, apo ajo hapesira e vogel e qytetit ku jetojne, i ben qe ato te fokusohen vetem ne jetesen dhe gares ne mes te fqinjeve. E gjithe bota per ato, eshte mehalla e tyre. Edhe kur te dalin nga pragu i shtepise, ato duhet te dalin koke ulur, te veshura deri ne vesh, te flasin me ze te ulet e te ecin kujdesshem. Asesi, ama asesi ato nuk duhet te pershendeten me ndonje burre, e nuk behet fjale qe te kene miq ( te gjinise mashkullore). Atyre nuk iu lejohet te levizin shume e kurrsesi te udhetojne vetem.

Dhe, perderisa grate e tyre i mbyllin ne shtepi, ata jane te zene duke i “gjuajtur” grate maqedone. Edhe kete, ata e mbeshtesin sipas tyre “mbi parimet fetare”, sepse burrit i lejohen nje grumbull gra. Por, ata vetem jane te zene duke vrapu pas tyre, sepse ato (grate maqedone) as nuk i shohin dhe nuk i llogarisin te nivelit, qe ato duhet te dalin me ata. Thjeshte, enderr e parealizuar e burrave atje, ku pas deshtimit qe ti arrijne ato, i zhdepin ne dru grate qe i kane ne shtepi.

Aty, vlera e gruas qendron vetem te kilogramet e arit qe ajo i mbane ne trup. Por, edhe gjithe ata ar, nuk i blihet gruas qe ta kenaqin ate, por qe te jene ne top ne garen mes fqinjeve. Permes dasmave luksoze e arit e fustaneve, familja a fisi mundohet ta tregoje forcen qe e ka. Pra, thjeshte behet per dominim, e jo per ta respektiar a gezuar gruan. E gjithe kete shtypje, dhe keto privilegje qe ia kane dhane vetes, i arsyetojne permes fese. Madje edhe dhunen qe e bejne mbi grate, e bazojne tek feja (ndonse ne realitet feja e ndalon rrepsisht ate), por, ata e interpretojne ashtu si duan dhe ne favorin e tyre.

Ne anen tjeter grate, eshte veshtire ti pershkruash dhe te tregosh se cka duan a cka mendojne ne realitet, sepse eshte shume i vogel numri i atyre qe mund ti takosh.