DHASHTË ZOTI SHQIPTAR NUK DO VDES NË SHTRAT

0
396
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

Dhashtë, Zoti Shqiptar: nuk do vdes në shtrat
Shkaku, nuk vdiq Stërgjyshi. Gjyshi. Babai.
Që, shpesh thoshte: Shokët, vdiqën maleve.
Kohë, nuk patëm t’i shtimë as në varre
Po, i mbuluam me dushk. Borë të madhe.

Pasardhësi tyre: Kalosh Çeliku. Rebel
Edhe, Ai nuk kërkon të vdes në shtrat:
Po, në një Tavernë. Rrugë. Nën Rrap! Mal.
Përballë, Dy Ibrikëve plotë me raki rrushi:

Prehërin e Mikes Di, me Dy shtambaverë!
Tek “Parku i Grave“, në Shkup. Dëllinja
Përballë, Kuvendit Maqedonisë Veiut:
Bregliqe. Det. Oqean. Male. Poet shqiptar.

Nuk u besoj hoxhallarve. Politikanëve
Nateditë, këmbekrye në legen. Xhami.
Që, i luten ”Allahut” të na ”shpëtojë”:
Nga ”armiku i padukshëm” Covidi 19!

Po, Omar Khajamit. Imamit, që asaj kohe:
Me teleskop: E studionte Qiellin. Yjet.

Dhe, me porosinë poetike te Rubairat:
Dhe, kur të shkosh, moj Dor-e-këmb argjënde
Për të gostitur miqtë n’ato vënde,
Ku pinim bashkë, e t’arrish ku rri,
Mos psherëti! – po zbas-më Kupën tënde
”…

Vërtetë, do të ishte Ringjallje madhështore:
Nuk i dua miqtë partiak. Dhe, rrufjanët.
I dua Gratë besnike! Armiqtë e Pazarit Grave
Hakun, përsëgjali: Sot, të ma japin në shtrat…

Magarkat e partive politike

Magarkat, kur isha me Gruan besnike
Përditë, vinin. Trokisnin te Shtëpia:
Herë pas here. Ditën. Edhe Natën.
Derën e kishin hapur, krah më krah.
Përmes telefonit. E -mailit. Shpesh:
Pasmesnate, edhe ma prishnin gjumin.

Neteditë, i priste Gruaja ime besnike
Me, raki rrushi. Verën mike. Meze.
Edhe, pse ishte mbesë Hoxhe. Asdreni
E, ato donin çaj rusi. Tollumba turke!

Sot, magarkat politike: I pres përditë
Këmbët e Filipit Maqedonisë Veriut:
Me grushtin lartë si Xhaxhi Enver.
Kutadi, Unë: Ikën. U shpërngulën
Arratisën, «turke» ferexhezeza në Turqi…

Ehu Miku im Poet

(Mikut tim: Gani Xhafolli)

Ehu, Vëllai im Poet! Kryengritës rebel
Prishtina, Sot nuk e ka një të “çmendur“.
Poet. Rrugaç: Gani Xhafolli. Ashik:
Me tridhjetetri dashnore. Cuca azgane
Gjylvetare, që të shitonin me Bukuri.
Rrugëve të Prishtinës, mundi gjenitë
Librave, haptas: E thirri Lirinë. Xhadinë.

Përditë, e kërkoj në rrugë. Nën Rrap
Që, Sot na e vodhën rrugaçët “kuqezi“:
“Komandantët“ e tyre. Dhe, Nëna Parti.

Ehu, miku im Poet. Kryengritës Rebel
Malli më ka marrë për Xhadinë. Rrospinë!
Që, Dje: na e përzuri në rrugë, Nuse Lirinë.

Pleshti Yt, Sot: Ende, hanë me dy lugë*…

1. Varg i Poetit Gani Xhafolli…

(Kriminelët partiak – rrugaçë ende
përurojnë “fitore demokratike“
)

Kriminelët – rrugaçët partiak “kuqezi“
I përurojnë “fitoret demokratike “:
E dogjën banesën, “xhipin“, në “Çair“.
Vdekje klinike, inskenuan në Voskopojë
Përçudi: Cuca Boheme, ringjalli në Korçë.

Patjetër, Lufta ende vazhdon me Penë:
Aksiedent komunikacioni në Qafë -Thanë.
Sulme fizike, mesdite në “Çairçankë“:
Para xhamisë “Jahja Pasha”. Protestave
Politike ”Monstra”, veshur me petkë fetar.

Santazhe familjare, në punë. Jetë. Rrugë
E dogjën edhe Shtëpinë e Gruas besnike:
Pasuri, të Babait Emin Çeliku – kaçak?!
Përdhunshëm, e fshinë nga Regjistri Qëndror
Edhe, Shtëpinë Gazetare Botuese “ASDRENI“
Duke e palçkitur me mijëra euro, në bankë
Pasuri e Babait. Trashëgim familjar?!
Hapsirë, gjetën te djali vogël Agoni. I papunë
E helmuan, tinëz natën në pabesi me drogë.

Bir, u përpoqën: edhe Nanën tënde ta bindin
Këthjenë, kundër Meje si Poet?! Dështuan.
Ia ndërroi, edhe vendin e punës në redaksi:
Rrufjani partiak, që kërkon “Shqipëri Etnike“.
Argat politik. Gjithë jetën. Dje, komunist
Me kombësi “maqedonase“ . Sot, “shqiptare“:
Nesër, ku ta di Unë: Ndoshta, edhe rome?!

Nuk ka problem: Im Atë, shpesh thoshte:
Shqiptarët, duhet të kenë më shumë femijë!
Traditë e shqiptarëve, mos mbesin me një djal:
Po. Me disa gra e burra: Një në shtëpi. “Asker“
Tjetrin, kryengritës: në Luftë maleve për Liri.
Dihet, një për bagëti e bujqësi. Fushave. Maleve
Dhe, pse jo: Edhe, një “armik“ shteti për burg.

E vdiqën nga ”kanceri”, edhe Miken besnike
Poashtu, nga ”kanceri”: “armiku padukshëm“.
Vetëm Mua Poetin me Dy hajmali përqafe:
Skënderbeut. Dhe, Dervish Nures Llagut
Nuk më zë asnjë virus. Sëmundje partiake.

Nuk është ky, problem familjar. Po, politik
Përditë, po na mbysin me rrena. Raki. Drogë:
Gjoja, se: Ky, është shpëtimi ynë “patriotik“…

(Ehu, e pres kronikën televizive
Ringjalljen time të dytë si Poet
)

E keni pritur me vite: Ringjalljen Time
Në Shkup. Korçë. Dhe, “Qafë – Thanë“.
Kohën e fundit, “Armiku i padukshëm“:
Kaq e kaq të infektuar. Dhjetë viktima.
Mes tyre, dhe një Poet rebel shqiptar:
Kalosh Çeliku, vdiq nga koronavirusi.
Edhe, atë: Me Dy shtamba verë të Mikes
Po, kufomën, ende nuk e kemi në varr?!

Kaq e kaq, u shëruan. Vdiqën, në spital:
“Lani duart me sapun“! Teshjet me bërryl!
Distancë, mbani edhe me Gruan besnike:
Në verandë, hiqni valle me këngë erotike
Aspak, në kronikat televizive: LINDJE?!

Sotekësajdite, nuk me do Zonja Vdekje
Pashterkëkuqja: Nuse, ende pa koçi.
Nuk ka problem. Marrëzisht, e dua Unë:
Duartrokitje, Sot: Grave të mia besnike…