Shënim
Arben Çokaj
Shoqëria ka zakonisht prirje destruktive – shkatërruese. Sidomos te ne shqiptarët!
Psikoamalisti i njohur Erich Fromm ka dy libra mbi dukurinë e destruktivitetit, ku e sqaron këtë fenomen.
Populli jonē thotë se “boshalia, sherr krijon!” Nga kjo kuptojnë se më shumë destruktivitet kanë ata njerëz që rrinë pa punuar.
Prandaj, shtete të ndryshme shikojnë t’i fusin në punë njerëzit, që të krijohet produkt më shumë, dhe të ulet edhe shkalla e destruktivitetit në shoqëri. Kjo do të thotë se ulen ndjeshëm automatikisht edhe krimi dhe dukuritë negative në shoqëri.
Kjo duhet të ndodhë edhe në shoqërinë tonë, por politika duhet të jetë më e përgjegjshme dhe të ketë ehhe njohuri për këtë fenomen dhe prirje shoqërore!
Paralelisht me këtë, shikon edhe shumë shqiptarë, jo vetëm boshalinjtë në Shqipëri, por edhe në Perëndim, që merren me Shqipërinë gjithë kohën. Ata rrinë shumicën e kohës duke e sharë Shqipërinë. Kënaqen duke sharë… sikur u ka dikush borxh! Kjo është pra, një prirje destruktive! Ata shajnë në vend që të punojnë, apo të kontribuojnë për vendin. Kjo nuk është gjë e mirë.
Sikur gjithë këto energji destruktive t’i mblidhnim dhe t’i drejtonim drejt produktit, sikur të gjitha sharjet të kthehen në kontribut për vendin, nuk ka dyshim se Shqipëria do të bëhej më i mirë si vend e si shoqëri, më produktiv.
Prandaj ju që rrini kot e nuk punoni, ju që rrini duke sharë, mendoni pak, po sikur të punonit dhe të jepnit një kontribut për veten e vendin tuaj, a nuk do të ishte më mirë?! Unë këtë bëj përditë modestisht, nuk shikoj me sha kot, nuk rri kot pa bërë asgjë të mirë, nuk e lejoj veten të bëj keq, bëj mirë aq sa mundem dhe shaj sa mundem ata që vetëm shajnë, e nuk bëjnë asgjë, që ata të ndërgjegjësohen dhe të orientiohen drejt qëllimit…