Despina serbe, nëna e Sulltan Fatihut

0
955
Sulltan Mehmet Fatihu

Nga Revista Drini3 Janar 2019

Përse askush nuk ka folur deri më tani për këtë femër serbe që e rriti dhe e edukoi Sulltan Mehmetin e mbrujti atë me urrejtje kundër shqiptarëve.

Kush është në të vërtetë Hüma Hatun, gruaja e Sulltan Muratit, dhe nëna e Sulltan Mehmet Fatihut?

Hüma Hatun është shënuar në defterët osmanë si Hātun binti Abdullah. Mbiemri Abdullah u mvishej të gjithë atyre që më parë klishin qenë në fe tjera e më pas kishin kaluar në fenë islamike.

Nëna e Sulltan Mehmetit ishte serbe dhe quhej Despina, një emër greqisht, që do të thotë zonjë, ose sundimtare. Historiani turk İlber Ortaylı thotë se ajo ishte nga viset e Maqedonisë dhe se ishte sllave kristiane.

İlber Ortaylıhistorian turk

Kjo përkatësi e gjakut, kjo prejardhje serbe do të ndikojë goxha shumë në veprimtarinë e Sulltan Mehmetit në vitet e ardhshme. Sulltan Mehmeti do të kërokjë tokat serbe në Maqedoni, në emër të nënës së tij, por edhe toka tjera në Serbi në emër të njerkës Mara Branković, (e shihni, Sulltan Murati ka pasur dhe një tjetër grua serbe).

Ngjarjet e vitit 1458 e prishën përfundimisht aleancën e shqiptarëve me despotët e paqëndrueshëm të Peloponezit, të cilët këtej e tutje sundonin si vasalë të thjeshtë të sulltanit në zotërimet e pakta që ky u la në Peloponez. Madje shumë shpejt dy vëllezërit Paleologë hynë në luftë me njëri-tjetrin për shkak të këtyre zotërimeve.

Ushtria osmane, bënte kërdinë mbi shqiptarët e Peloponezit: kishin vrarë 10 mijë shqiptarë, kishin marrë robër rreth 5000 duke përfshirë gra e fëmijë, kishin marrë pengje 300 fëmijë, vetë Sulltan Mehmeti urdhëroi që 20 shqiptarëve të zënë robër t’u thyheshin gjymtyrët me gjyle hekuri. Edhe në luftën e Kastricës, 300 shqiptarë, u zunë e u therën deri tek i fundit, ndërsa komandanti i tyre, Primo Koka, u sharrua dy copësh.

Këto veprime të Sulltan Mehmetit të kujtojnë menjëherë krimet dhe barbaritë serbe në luftën e fundit në Kosovë. Dhe në fund të fundit nuk është çudi sepse ai ishte së paku 50% serb, shto këtu gjakun e ndonjë gjysheje a stërgjysheje që ka qenë serbe.