Dështimet politike te Kosovës, janë fryt i politikës përçarëse mbrendashqiptare

0
951
Nue Oroshi

Mr. sc. Nue Oroshi

Kohëve të fundit jemi dëshmitar se proceset politike ndërshqiptare, kanë marrë një kahje të një gremine politike, që nuk po kanë të ndalur. Refuzimi i Kosovës për antarësim në UNESKO, fitorja e Serbisë kundër Kosovës në Këshillin e Evropës për një votë madje në mungesë edhe te dy deputeteve shqiptare Ermira Mehmeti dhe Valentina Leskaj tregon qartë se politika shqiptare është e çakorduar në kahje të ndryshme dhe aspak e koordinuar në mes vete për çështje madhore të kombit shqiptar. Madje këta politikanë fatkeqsisht janë në gjendje që edhe shtetin ta shkatrrojnë vetëm e vetëm të ruajnë pushtetin.

Vlimet e mbrendshme politike ndërshqiptare po japin rezultatët negative në aspektin ndërkombëtar. Madje këtë munges të vetëdijes politike ndërshqiptare po e shfrytëzojnë më shumë sukses armiqt tanë shekullor. Shqiptarët po tregohen shumë të pa interesuar që ta mbrojnë vendin e tyre. Diplomacia shqiptare dhe bashkëpunimi diplomatik ndërshqiptar është për momentin në një huti të plotë politike, çdo gjë pritet e gatshme që të iu vie sikurse „hutit në fole“, dhe duhet të kenë parasysh politikanët tanë se çdo gjellë që pregatitët nga kuzhinat e ndryshme nuk janë gjithmonë të shishme, sepse mund të ndodhë që kuzhinjeri të jetë person i cili qëllimisht i hedhë krip shumë gjellës për ta prishur ushqimin. Por si duket politikanët shqiptarë janë bërë imun ndaj gjellerave të ndryshme, madje ata hanë çdo gjë që i servohet vetëm e vetëm që ata ta ruajnë karrikën e tyre. Karrika mbi të gjitha thërrasin politikanët tonë shqiptarë dhe harrojnë apo nuk janë të vetdishëm për pasojat që do t‘i kenë gjeneratat e ardhme.

Pasi që jam rritur në odën e burrave dhe shpesh herë në këto oda kishte thenje të menqura. Njëra ndër to është edhe kjo „Pasi që nje person me emrin Tuc kishte qenë shumë problematik, një plak i menqur i kishte thënë: Or Tuc mos mbledh therra në rrugë, sepse nëse nuk të hyn ty kanë me i hi djalit tënd apo djalit të djalit tënd.” Politikanët tanë të vetmën punë që din ta bëjnë mirë është ajo që të mbledhin therra në rrugë dhe të bëjnë kurthe politike kundër njëri – tjetrit. Kjo është metodë politike lindore dhe jo përendimore. Fatkeqësisht politika jonë shqiptare në të gjitha trojet etnike shqiptare po funksionon me metoda politike lindore edhe pse gojën e kanë plot perëndim.

Krizat politike po thellohen njëra pas tjetrës dhe nuk janë në gjendje politikanët tanë asnjë punë ta kryejn vetë pa ndërhyrjen ndërkombëtare. Kjo ndërhyrje tani ka filluar edhe më rastin e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës. Pazaret politike për zgjedhjen e të parit të Shtetit kanë filluar. Kosova për momentin është në një fazë të disfavorshme në aspektin politik në botë. Zgjedhja e një Presidenti me të kaluar kriminale apo destruktive do të thotë edhe një izolim shtesë pesë vjeçar për Kosovën.

Shpeshëherë kam vënë re se politikanët tanë kur kanë ndonjë takim me diplomatët përendimorë flasin për tolerancën ndërfetare, thua ta merrë mendja se vërtetë në Kosov paska tolerancë fetare. Por unë e them të kundërten. Sistemi politik në Kosovë është i ndërtuar nga koncepti Erdoganist i politikës dhe ky koncept lindorë ka përjashtuar komplet shqiptarët katolikë nga pjesmarrja në jetën politike të Kosovës.

Meqë jam historian dhe flas me fakte atëherë po i jap faktet e pakontestushme. Fillimisht shkojmë tek tre funksionet më të larta të Republikës së Kosovës : Presidenti, Kryetari i Parlamentit dhe Kryeminstri i Kosovës, asnjëri preji tyre nuk janë shqiptarë katolik, vazhdojmë me tutje tek Qeveria e duetit Isa Mustafa dhe Hashim Thaqi, edhe pse kjo Qeveri ka një përbërje shumë të gjërë, dhe në mesin e saj ke diverzitete mishmashesh politike, por as për ilaq nuk e ke një Ministër Shqiptar Katolik, madje edhe njëri që ishte kandidat seriozë për Ministër u blloku në mënyrë cezariane. Përveq Qeverisë shkojmë tutje tek Diplomacia e Kosovës.

Asnjë Ambasador i Kosovës në Evropë dhë në botë nuk është shqiptar katolikë, madje më erdhi rënd kur një mik i imi gjerman më tha këto fjalë. Kot zoti Oroshi t‘i e mbron Tolerancën fetare në Kosovë, ma thuaj një emër të një Ambasadori shqiptar katolik në botë, apo një emër të një Ministri në Qeverinë e Kosovës. Mbeta pa tekst se nuk kisha përgjigje sepse këtë ma kishin pamundësuar vëllëzerit e mi të besimit islam me ndërtimin e një koncepti lindor të Politikës në Kosovë duke përjashtuar heshturazi dhe pa bërë zë vëllëzërit e tyre shqiptarët katolik nga çdo funksion politik në Kosovë.Ky fakt më rendoj shumë ndjenjat e shpirtit tim se pse nuk më është mundësuar nga vëllezërit e mi shqiptarë të besimit islam t‘i jap përgjigje mikut tim gjerman që është pjesë e politikës gjermane.

Për ta bllokuar këtë sistem lindor të orjentimit politikë të Kosovës kam një kërkesë direkte tek partitë politike shqiptare në Kosovë, pozitë dhe opozitë. Tani e keni rastin ta tregoni tolerancën fetare në vepër. Mblidhuni pozitë dhe opozitë dhe zgjidheni një shqiptarë katolikë për President të Kosovës. Jam i bindur plotësisht se intelektualë dhe atdhetarë shqiptarë katolik keni sa të doni në mesin tuaj, i cili me përkushtim do të kryente detyrën e Presidentit të Kosovës, dhe do të ishte një rrezatim i ngrohtë i prezentimit të Kosovës ne Evropë dhë në Amerikë. Në këtë aspekt Kosova do të kishte një përparësi politike karshi Serbisë, në shumë aspekte. Edhe mua përsonalisht do të më jepni mundësi edhe pse me vonesë t‘i pergjigjesha mikut tim gjerman dhe ti thosha” Po në Kosovë funksionon toleranca fetare ndërshqiptare sepse edhe pse shumica derrmuese në Kosovë i takon besimit islam ‚Presidentin e Kosovës e kemi shqiptarë katolik.”