Neki Babamusta
Dëshmorit të Parë të Demokracisë
Josif Budo
(Vrarë me 10 Korrik 1990)
Flet lubia me tërbim
N’alarm ushtria me nxitim,
Ngjeshur me pushkë, topa, mitroloza
Me tanke, qenër, mburoje is bajloza.
Një popull i vogël po kundërshton
Komunizmin nuk po e duron.
Në Golem bishat e diktaturës ulërinë:
“Prit Kavajë, se po ta mbrijnë,
Për me vra dhe për me pre
Për me djeg dhe me shkatërrue
Reaksionarët me i nënshtrue
Socializmin me e forcue!”
Por ky popull ka bërë betimin
Për ide ka Perëndimin
Në emër të Perëndisë,
T’i japim fund skllavërisë.
Si vullkan shpërtheu rinia
Me thirrje plot lavdi:
“Për liri Demokraci!
Se mjaft në robëri!
E mjera Shqipëri!”
Lufton Kavaja me besnikëri
N’tym e flake, selia e parties
Digjet shkrumb prej rinisë
Djelmëria me trimëri
Vuri përpara edhe policinë
E shpërndau edhe ushtrinë.
Nga mëngjesi në agim
Lufton Josifi me shokët e tij
Mes plumbave që oshëtijnë
As për vdekjen s’duan t’ja dijnë!
Megjithëse i goditur në kokë
Jep kurojo: Mbahi shokë!
Ra pishtari i Demokracisë
Për liri të Shqipërisë.
Mijëra vëllezër edhe motra
Edhe burra të moshuar
Mbajnë dëshmorin plot hijeshi
Mbështjellë me flamurin kuq e zi.
Zërin në qiell lart e ngrejnë:
Poshtë diktatura e robërisë!
Poshtë Hitleri i Shqipërisë!
Kavajë, Mars 1992