Dëshmor i Koshares Milazim Mavraj – poezi nga Ramë Thaçi

0
4141
Milazim Mavraj

Ramë Thaçi nga Ramë Thaçi

Milazim Mavraj
(Dëshmor i Koshares)

Kur Kosovës i vinte era tym e barot
Milazim Mavraj i doli zot!
Në zona të larta të Malësisë,
Në vijë të zjarrtë të kufirit,
vullnetarë erdhi Milazimi!

Iu përgjegj thirrjes se kushtrimit
do t’i qëndroj besnik Koshares dhe kufirit.

Në ato shkrepa, gurë e male,
UÇK-ja theu kufirin shqiptaro-shqiptar
sëbashku me strategët legjendarë:
Salih Çekaj, Agim Ramadanin…
Milazimi zemër luani!

Në pranverë, me lulet e njëzetëtetë Prillit
mu të guri i kufirit,
përjetësia e Milazimit!

Istog, Saradran 1999