DËSHMI TË KOHËS SË UÇK-së

0
376
Lufta në Kosovë

Imer Delijaj: “Po të vinin kendej pari gra e fëmijë serbë nuk do t`i vrisja!”

Të gjithë jemi në dijeni për orët e përgjakura të vrasjes dhe lagja Delilaj në Abri të Drenicës, masakra deri në shkallë të gjenocidit nga forcat ushtarako-policore dhe paramilitare të Serbisë fashiste të Slobodan Milloshevq.

Jam dëshmitar sy me sy me masakrën në Abri të Drenicës. Tmerrin që kam parë në këtë lagje, nuk besoj të ketë ndodhur në ndonjë vend tjetër të botës, ndonëse Serbia që viti 1844-1999, pati skenarët e urrejtjes patologjike dhe logjistikën ushtarake për shfarosjen e shqiptarëve deri në substancën kombëtare dhe për tokën e djegur të Kosovës. Kështu thonë kronikat arkivore historike në tërë Evropën. Por, kjo Evropë e Re me (skenar)të vjetër sikur i (harroi)orët vrastare të Serbisë fashiste ndaj shqiptarëve dhe Kosovës(!).

Pse Gjykatë Speciale ndaj djelmenisë së UÇK-së dhe ndaj shtendërtimit të Kosovës?

Serbia fashiste e (S)llobodan (M)illosheviq në Kosovë pati dërguar 40 mijë trupa dhe tërë teknikën luftarake për shfarosjen e shqiptarëve. Nuk kemi të bëjmë me luftë të dy ushtrive të mëdha, por kemi të bëjmë me një ushtri të rregullt dhe me një grusht të organizuar të djelmenisë së UÇK-së për të mbrojtur pragun e shtëpisë së vet dhe, përmes kësaj në kërkesë të botës së lirë demokratike SHBA-Evropë për shpetimin e logjistikës së këtij vendi fashist të Serbisë, që, në logjistikën shekullore kishte për qëllim shfarosje, debim, zbrazje e tokës së Kosovës dhe “serbizimi” me mitet e gënjeshtërs për njëfarë “Kosova-zemra e Serbisë”(sic!).

Jam dëshmitar në masakrës në Abri të Drenicës,atëbotë në cilësinë e korrespodentit të gazetës “Koha ditore” për Gllogovc. E pash me sy sesi digjej lagja Delijaj në Abri, bashkë me tymin dhe njerëzit e korbanizuar brenda shtëpive të rrënuara…! Tmerr që vetëm Serbia di të veprojë me urrejtjen shekullore kundër shqiptarëve. Po atë ditë prisnim që në Abri të vinte delegacioni i Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, që e udhëhiqte Prokurorja për Krime Lufte në Jugosllavi, Karla de Ponte. Atë ditë delegacioni nga Haga arriti vetëm, deri në Terstenik dhe në ndalesën ushtarako-policore të Serbisë e cila kishte kryer krimin e gjenocidit në Abri, kishte paraqitur kushte që bashkë me të deleguarin e Gjyaktës për Krime Lufte në Hagë të shoqëronin deri në vendin e ngjarjes së krimit në Abri të Drenicës.

Kjo vizitë zyrtare e kësaj gjykata pati dështuar, ndonëse nuk kanë pranuar që agresori serb të shoqërojë delegacionin për të parë nga afër viktimën e djegur me përmasën me makabër që nga Lufta e Dytë Botërore dhe para syve të Evropës.

Në mesin e mijëra fëmijve të vrarë e të djegur nga makineria e Serbisë fashiste, ishte Diturie I.Delilaj vetëm gjashtëmuajshe kur disa ditë më parë ia kishin vrarë nënën dhe të tjerët familjarë në masakrën e Abrisë në Drenicë. Po atë ditë, nga katundi Likoc vinin një grup njerëzish me kufomën e Diturie I.Deljaj ecila kishte vdekur në mungesë të gjirit të nënës të vrarë dhe nga pasoja e masakrës me përmasën e gjenocidit.

Erdhi kufoma e Diturisë në Abri të Drenicës. Ishte hapur një varr i vogël pranë nënës së vrarë,që,si dëshmi kishte mbetur shamija e përgjakur në varret e reja në një livadh atje poshtë lagjës Delijaj. E varrosem Diturie I.Delijaj dhe përmes lotëve sikur nisëm mesazhin e reagimit të zëshëm: Amerikë dhe Evropë, shpetojeni shqiptarët dhe tokën e djegur të Kosovës nga makineria fashiste ushtarake e Serbisë së Sllobodan Milloshqviq!

Atë ditë ushtari i UÇK-së Imer Delijaj posa e varrosi anëtarin e fundit të familjes Diturinë,ndër të tjera për opinionin e gjerë botërorë pati thënë: “Po të vinin kendej pari gra e fëmijë serbë nuk do t’i vrisja”! Kjo tregon edhe sot se djelmenia e UÇK-së nuk kishte në logjistikën e saj luftarake për të bërë krime e për të vra gra, fëmijë e pleq serb në Kosovë, por siç thonë zëshëm udhëhqja e Shtabit të Përgjithshëm në Hagë, ne luftuam kundër regjimit të Serbisë dhe për lirinë e Kosovës!

Kjo është një dëshmi e kohës se, prokurori i gjykatës së Kosovës në Hagë, duhet të marret me kohën vrastare të Serbisë që ka bërë krime e gjenocid ndaj shqiptarëve dhe Kosovës. Kriminelet serbë shetisin të lirë në Serbi dhe me buzë në gaz e shohin se çfarë po ndodhë me “drejtësinë” dhe me sajimet e sekrete të shërbimeve të këtij vendi në Hagë(!).

E verteta para Zotit dhe para drejtësisë: UÇK nuk ka bërë “krime kundër njerëzimit” por ka luftuar për liri dhe pavarësi të shtetit të Kosovës!

Kriminelet e kabinetit të kryerkriminelit dhe të kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq në Beograd: Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq në krye të institutucioneve të shtetit të Serbisë, përditë i takon Brukseli dhe Washingtoni, në vend që të dytë do të duhej të ishin brenda grillave në burgun e Hagës(!).


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]