Dëshmi për luftën e drejtë të UÇK-së

0
454
Varrezat e shqiptarëve, Kosovë

Çfarë pati thënë në orët e tragjedisë së gjenocidit të Abrisë nga regjimi i Serbisë, Imer Delijaj ish ushtar i UÇK-së?

“Po të vinin kësaj pari, gra e fëmijë serbë, po të kisha ndonjë sheqer do t’ua jepja, nuk do t’i vrisja…”!

Jam dëshmitar i orëve të para të masakrës në shkallë të gjenocidit, që patën kryer forcat ushtarako-policore dhe paramilitare në Abri të Drenicës më 1998.

Po atë ditë kam parë tërë lagjën Delijaj të kallur shkrum e hi, banorë të djegur, të vrarë dhe varret kolektive në një livadh të lagjës pas masakrës më të rëndë në Drenicë, ku shtabi i kryekriminelit Sllobodan Millosheviç kishte bërë gati logjistikën ushtarake i njohur për ne “Patkoj” dhe vrasja e shqiptarëve deri në shkallë të gjenocidit dhe për tokën e djegur të Kosovës!

Në orët e dhimbjes, në lagjën Delilaj në Abri të Drenicës, po atë ditë e varrosëm Diturinë, e bija e ushtarit të UÇK-së (vetëm tre muajshe)pranë varrit të nënës së saj dhe të tjerëve të kësaj lagjeje, familja e shfarosur e ish-ushtarit të UÇK-së Imer Delijaj.

Në orët e dhimbjes dhe përmes lotëve të atyre pak njerëzve që kishin ardhur për të parë nga afër lagjën e shfarosur deri në substancë (skenar i gjenocidit serb ), Imer dhe Agim Delijaj që mbetën të vetmit gjallë, duke u ngitur kadrës përpjetë për të mbërri në lagjën e djegur dhe, tymi ende bënte “rojen” e krimit të gjenocidit serb,Imer Delijaj i veshur me uniformën e UÇK-së dhe më pushkën që nuk e hoqi nga krahu, më pati thënë:

“Po të vinin kësajd pari, gra e fëmijë serb, po të kisha ndonjë sheqer do t’ua jepja, nuk do t’i vrisja…”!

Ky është një shembull i mirë që kanë pasur për artin e luftës dhe për konventat e saj, ku djelmenia shqiptare e UÇK-së bëri luftën e drejtë për Lirinë e Kosovës!

Krimet janë të sajuara nga shërbimet e fshehta ushtarako-policore të Serbisë!

Çikago, qershor 2020


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]