Dëshmi historike rreth ndërtimit të Xhamisë në Kosovë me gurët e Kishës katolike

0
1175
Xhami e madhe, Prishtinë

Paul Tedeschini

Ka njerz t’ndershem Kosova, që per hir të së vertetes dhe të dashnisë së madhe per Atdhè ato e trashigojnë të verteten historike shqiptare brez mbas brezit, nga i jati tek i biri. Ja se çka me shkruen nji shqiptar nga Kosova:
Ka edhe raste tjera kur janë ngaterruar shumë gjana rreth historisë së shqiptareve. Per shembull, në katunin tonë une e pyetsha baben:
E kush u kanë brè ky far Pavli që e paska pasë gjysen e katunit dhe shumë male, e unë s’po shoh kurrfar gjurme ktu të serbeve, e shumë emra hala i kemi si Kroni i Popit, Prroçka e Pavlit, Roga e Pavlit, Kershi i Pavlit, Kroni i Pavlit etj”.

Babai (hala asht gjallë) e m’thojke:
O nuk u kanë Pavli ai, po Pali, popi i katalikve. Qaty n’qafë t’kerrshit t’vogel ku e kemi na token, a e ki pa që janë kanë do gur gumbull, qaty u kanë kisha. E popi i qasajë kishe e ka qel qat kronin nja 200 metra larg kishes, e per qata i ka met emni Kroni i Popit edhe sot. Me gurt e kishes u maru xhamija diku n’vitin 1850. S’ka lidhje kjo me Pavlin po masi u ra Serbia kan thanë ky tek u kanë Pavli, po ktu n’katun s’ka asni shej të serbeve se baba i jem e ka majt men kur katuni nuk i ka pas ma shume se 7-8 shpija krejt, por n’kohen e Palit ka pas ma shumë se katuni i ka pas tri kisha katalike, e me gurt e qatyne kishave u maru xhamija”.

Ky pohim i nji njeriut të thjeshtë të popullit, i cili të verteten e din nga i jati dhe që edhe i jati i tij e din nga i jati i vet e kështu me rradhë brez mbas brezi, perputhet plotesisht me zbulimet arkeologjike si dhe me studimet e studjuesve të Institutit të Arkeologjisë në Kosovës tue u bazue në prova të pakundershtueshme historike dhe arkeologjike. Në Kosovë Kishat katolike janë sulmue në dy fronte, qoftë nga serbet per ti transformue në kisha ortodokse, qoftë edhe nga turqit per ti prishë apo per ti transformue në xhamia me qellim per të zhdukë çdo provë të trashigimisë historike shqiptare. Në këtë menyrë qoftë pushtuesit serb, të ardhun në Ballkan në shekullin e gjashtë mbas Krishtit, qofshin pushtuesit turq, të ardhun aty në shekullin e XV-t mbas Krishtit, edhe pse në rivalitet të eger ndermjet tyne, ato prep se prep e kan pasë nji pikë të perbashkët, atè të zhdukjes së provave historike të pranisë mijavjeçare të popullsisë autoktone shqiptare në Kosovë e në pergjithësi në trojet shqiptare.

Këto fakte i kan studjue hollesisht studjuesit e huej europian, kryesisht gjerman dhe austriak, si dhe studjuesit kosovar si Gaspër Gjini, Skënder Rizaj, Zef Mirdita, Shan Zefi, Fejaz Drançolli. Nji nder studjuesit e ndigjuem kosovar të arkeologjisë, i cili flet per këthimin e kishave katolike shqitare në kisha ortodokse serbe, asht Prof.Dr.Jahja Drançolli në studimin e me titull “Monumentet e Kultit Katolik gjatë Mesjetës në Kosovë”.

Po ashtu per këtë fakt në Kosovë ka ba nji studim të hollësishëm edhe Koordinatori Shkencor në Institutin Arkeologjik të Kosovës Dr. sc. Enver Rexha në studimin me titull “Si u shndërruan kishat katolike shqiptare në kisha ortodokse serbe”.

Nga studimet e këtyne studjuesve shqiptar si dhe të studjuesve të huej rezulton se pjesa verjore e trojeve shqiptare (Veriu i Shqipnisëe së sotme së bashku me Kosoven) ka qenë e banueme kryesisht nga shqiptar të besimit katolik, shumicen dermuese të cilve turqit-osman i detyruen me dhunë të konvertoheshin në musliman. Këto kosovar musliman pamvarsisht nga konvertimi i tyne fetar, janë autentik shqiptare, deklarohen të tillë, ruejnë zakonet shqiptare dhe mbrojnë me kamëngulje identitetin e tyne shqiptar. Nga pikpamja e origjines këto kosovar musliman puro shqiptar, nuk kan lidhje me muslimanet “ardhacakë” të Kosoves të sjellun prej pushtuesit turk osman nga vendet afro-aziatike, të cilët në shumë raste mbajnë lidhje shpirtnore, gjuhësore, kulturore dhe politike me Turqinë e sotme.

Per të ardhun afro-aziatikesh në trojet shqiptare ka shkrue edhe gjeografi turk Evlia Çelepi, i cili i vizitoi trojet shqiptare në vitin 1670. Ai pohon se: “Në zonen e Tepelenes u sollen (gjatë pushtimit turk) shumë kolon nga Egjipti dhe popullsi romësh nga zona të tjera aziatike”.

Prejardhjen nga vendet afro-aziatike e spjegon shume mirë edhe “Mesuesi i popullit” Hamdi Bushati (1896-1983) me gjak shqiptar, që rrjedh nga nji nder familjet e vjetra shkodrane. Ai ka ba me shumë perkushtim, kambengulje dhe me ndershmenì shkencore e punë të palodhun, tue konzultue mijra dokumenta dhe libra si dhe tue mbledhë të dhana direkt nga goja e popullit, librin dyvolumsh me vlerë të madhe historike “SHKODRA DHE MOTET” –“ TRADITE, NGJARJE, NJEREZ”– të botuem (mbas vdekjes së Tij) në Shkoder në vitin 1999, me rreth 1200 faqe dhe me nji aneks 120 faqesh me titull “ Pamje gjenealigjike familjesh shkodrane”.

Në kapitullin e VI “Familjet shkodrane me prejardhje të huej” ( faqe 283-312 ) të volumit të dytë Hamdi Bushati shkruen si ma poshtë vijon:
“ Siç dihet historikisht, kur Sulltan Mehmeti II e pushtoi Shkodren, shumë familje kristjane e lane vendin dhe u larguan nga qyteti. Shtepitë që lane kristjant ua dhanë myslimanve. Nga kjo kuptohet mirë se ata mysliman, të cilve iu dorezuan shtepitë e kristjanve të ikur nuk ishin të gjithë shqiptar të konvertuar në islam, nder ato vitet e okupacionit, ata ishin turq ose me kombesi të tjera jo shqiptare. Instalime myslimansh me prejardhje të huaj kan vazhduar të vertetohen deri në kohët e fundit të pushtimit osman të Shkodres….”.

Në vijim të këtij kapitulli studjuesi Hamdi Bushati vazhdon me listen e gjatë dhe me pershkrimin e mjaft familjeve tashma shkodrane, me origjinë të ardhunish gjatë pushtimit turk në Shkoder nga Turqia, Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku,Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani etj.

Në qytetin e Shkodres turqit dhe të sjellunit e tyre aty, jo vetem i zunë dhe i dhunuen shtëpijat e katolikve shkodranë, të cilet u detyruen të ikin dhe të morrin rrugat jashtë tokave shqiptare, por ato dhunuen edhe Kishat ekzistuese të katolikve të mbetun në Shkoder tue i prishe ose tue i transformue ato në xhamia ashtu siç kishin ba në Konstatinopull/Stamboll me Kishen e madhe të Shën Sofisë, që e kethyen në xhami me emnin „Xhamia Haxhija Sofija“.

Nga të dhanat historike rezulton se mbi shumë Kisha shqiptare kristjane, ortodokse dhe katolike, turqit osman me ferman të sulltanit kan ndertue Xhamija per ma teper me emnat e sulltanve pushtues turq-osman, të cilët masakruen popullin shqiptar.