Dëshmi e vetë-vullnetshme, publike, për ZPS-në e Republikës së Kosovës [dërguar ZPS-së përmes e-mailit zyrtar.]

0
276
Ibrahim Kelmendi - Gjergj Kabashi

[ Shkarko dokumentin e plotë në PDF ]

Ibrahim Kelmendi

Për shkak të irritimit që po më shkakton fushata e orkestruar, e cila ka marrë përmasat e një lufte speciale, diverzive, kundër institucio­neve të Drejtësisë së Republikës së Kosovës – Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe Dhomave të specializuara (DHS), po e ndiej për obligim qytetar dhe patriotik të ofroj këtë dëshmi, me shpresë se ZSP-ja do ta merrë parasysh.

Qysh në fillim dëshiroj të shpreh falënderimin ndaj BE-së dhe SHBA-vë, që u angazhuan me kaq përkushtim, duke harxhuar shumë finan­ca e kuadro profesioniste, për t’i krijuar këto institucione, të cilat do të hetojnë e gjykojnë akuzat që i përmban Raporti i parlamentarit zvicëran Dick Marty.

[Për ata që nuk e dinë, ky Raport është votuar nga Këshilli i Europës (KE), më 7 janar 2011. Ndërsa më 25 janar 2011 është votuar rezo­luta për të filluar hetimet e atyre akuzave.][1]

Marionetat e shërbimeve nacionaliste serbe, ruse e simotrave të tyre, janë duke zhurmuar tani në mënyrë të orkestruar kundër ZPS-së dhe DHS-së, me qëllim të nxitjes së trazirave të turmave injorante në Kosovë, të cilat, fatkeqësisht, gjithandej bien kollaj pre e luftëra­ve speciale të shërbimeve armiqësore, por edhe të teorive të komploteve. Kjo fushatë është anti Kosovë dhe anti Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)!

Dëshmi konkrete e kësaj fushate destruktive është Baton Haxhiu, marioneta e Jovica Stanishiqit, ish-kryeshefit të shërbimit inteligjent të Serbisë, i quajtur Resor Drzavnog Bezbednosti – RDB / РДБ.[2] Për të nxitur trazirat Baton Haxhiu dhe silloji i tij, po zhurmojnë gjithan­dej nëpër emisione speciale televizive, kinse të shqetësuar që “Gjy­kata speciale” qenkësh themeluar ekstra për ta komprometuar UÇK-në dhe Luftën e saj të drejtë çlirimtare. Për këtë arsye, gjithënjë sipas tyre, ZPS-ja i ka akuzuar “udhëheqësit” dhe “liderët” kryesorë të UÇK-së.

Viktimave, të mashtruar e të përvetësuar nga kjo luftë speciale kundër ZPS-së dhe DHS-së, dua t’ua përkujtoj se Rusia, Serbia dhe miqtë e tyre, janë ndjerë të mjaftuar me gjykimin që i kanë bërë Kosovës dhe UÇK-së, me 7 janar 2011, në KE, – me ç’rast, tërthorazi, e kanë gjykuar e komprometuar edhe Alenacës NATO. Prandaj Ser­bia dhe Rusia nuk kanë qenë të interesuara për formimin e instituci­one që do t’i hetonin e gjykonin akuzat në Raportin e Martit, sepse kanë qenë të bindura se ato akuza do të demantoheshin e diskre­dito­he­shin, si shpifje politike. Këtë e dëshmon edhe mosgatishmëria e tyre për të dhënë ndihma financiare për institucionet që do të hetonin akuzat e Raportit të Martit.

Tash, meqë ZPS-ja dhe DHS-ja janë formuan, falë angazhimeve të BE-së e SHBA-së dhe mençurisë pragmatike të shumicës së parla­mentarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, shërbimet serbe dhe simotrat e tyre janë angazhuara për t’i sabotouar e minuar këto instutucione, me trazira sa më të fuqishme të turmave të mashtru­ara në Kosovë. Serbia dhe Rusia nuk duan të identifikohen krimet që duhet t’i kenë bërë individët e UÇK-së dhe jo UÇK-ja, por duan të mbetet gjykimi e kompromentimi kolektiv që përmban Raporti i zvicërnait Marty, fatkeqësisht i miratuar nga Këshilli i Europës.

[1] Asambleja parlamentare e Këshillit të Europës ka 380 parlamentarë të delegacioneve parlamentare të 47 shteteve anëtare. Në seancën e 25 janarit 2011, kur është votuar rezoluta për të hetuar akuzat e Raportit, 166 kanë votuan pro, 8 kundër, 9 kanë abstenuar. [Pro kanë votuar edhe dy parlamentarë (PD dhe LSI) përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, ndërs dy tjerë (PS) kanë votuar kundër.]

https://www.evropaelire.org/a/2286418.html

[2] Vet Baton Haxhiu ka rrëfye se ishte „ndërmjetësues´“ i takimeve mes Jovica Stanishiqit e Mahmut Bakallit (ish kryetarit të Komitetit Krahinor të Lidhjesw Komuniste të Kosovës.
RDB është akronim i riemërtimit, më 13.03.1991, të ish UDB-së dhe SDB-së, me kryeshef Jovica Stanishiq, deri më 26.10.1998, i pasuar nga Radomir Markovićqi, nga 27.10.1998 – 25.01.2001. Në këtë tekst të dëshmisë do të përdori vetëm akronimet në serbisht, me gërma latine, sepse akronimet në origjinalin cirilik apo përkthimi i tyre në shqip, e vështirëson kuptushmërinë e kësaj dëshmie.