“DËSHIROJ SHUMË QË, TË GJITHË, TA DUAM DHE TA RESPEKTOJMË NJËRI-TJETRIN…”

0
2426
Murat Gecaj, foto

(Bisedë me atdhetaren dhe veprimtaren e njohur për të drejtat e njeriut, Behide Hasanaj)

Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues

1. Është kënaqësi e veçantë për mua, që po e zhvillojmë bashkë këtë bisedë…Së pari, dëshiroj të di diçka, sigurisht shkurt: Për prejardhjen, fëmijërinë e shkollimin, familjen etj…

– Jam nga fisi Kelmend, i fshatit Kuqishtë, në Rugovën e Pejës. Shkollimin fillor e kam kryer në vendlindje, në vitet 1964-1972. Më pas, në vitin 1975, kam kryer një kurs rrobaqepësie dhe me këtë profesion kam punuar disa vite.

2. Jam i njohur me faktin, se ke emigruar vite më parë… Pra, si e kujton dhe çfarë përjetimesh ruan, nga ajo kohë?

– Në vitet 80-të, të shekullit të kaluar, kam udhëtuar për në Sarajevë. Atje fillova që të punoja rrobaqepëse për një jetimore, ku mësova edhe gjuhën kroate. Më tej, pra në vitin 1983, emigrova në Zvicër. Menjëherë, në mënyrë vullnetare, hyra në Shoqatën bamirëse “Nëna Terezë dhe në kryqin e kuq. Përjetimet e mia janë të paharrueshme, pothuajse, si për çdo emigrant. Sigurisht, me mallin përvendlinjen, duke kaluar me guxim dhe ndonjë vështirësi të natyrshme, për t’u përshtatur me vendin, njerëzit, punën etj. Por, me vullnet, njeriu ia del mbanë cdo rrethane, sado e ndërlikuar ë të jetë.

3. Duke qenë vetë emigrante, rasti e solli që zhvillove veprimtari të gjerë dhe të dobishme me refugjatët, sidomos kosovarë… Pra, cila ka qenë puna jote kryesore, në këtë drejtim?

– Mbas emigrimit tim në Zvicerr, kam filluar të punoj në shumë institucione bëmirëse. Puna kryesore e imja ishte ndihma ndaj njerëze të pastrehë, të cilët vinin nga vendet e kërcënuara nga lufta. Për ata, bashkë me vullnetarë të tjera, mblidhja e ndihma në ushqime, veshje etj. dhe ua shpërndaja atyre. Sigurisht, ishte kënaqësi e veantë për mua, kur na shprehinin falanderimet e tyre të sinqerta e dashamirëse.

4. Gjatë viteve të kaluara, ke bërë punë të ndryshme… Cilat kanë qenë ato dhe si mundët ta përballonit jetën, familjarisht, larg vendlindjes?

– Jeta largë vendlindjes dhe të afërmve është jashtëzakonisht e vështirë. Mirëpo, jam përpjekur që vendit tim t’i shërbej në mënyrën më të mirë të mundshme dhe t’u vij në ndihmë të gjithë njerëzve, përkatësisht, për nevojat e kërkesat e tyre jetike.

5. Kam dijeni se ti e ke mbështetur fuqimisht luftën heroike të UÇK-së dhe popullit të Kosovës, për çlirimin nga zgjedha serbe… Cilat kanë qenë drejtimet kryesore të kësaj ndihme?

– Drejtimet kryesore ishin që Ushtria Clirimtare në Kosovë, të ishte sa më e mbështetur financiarisht, që t’i mbulonte të gjitha nevojat e saj dhe të kishte përkrahjen tonë, deri në përfundimin e luftës dhe arritjen e lirisë së shumëpritur. Synimi ishte që ajo të bëhet një ushtri shtetërore dhe t’u dalë për zot fateve të popullit e Atdheut.

6. Po në këtë drejtim, veçanërisht, si dhe sa i ke ndihmuar femrat në vështirësi dhe fëmijët e mbetur jetimë, pas fitores në Kosovë?

– Ndihmat, mbas luftës në Kosovë, ishin mjaft të mëdha.Jemi mundur që, në cdo vend, në cdo shtëpi, të kujdesemi sipas nevojës. Ndërsa ndaj femrave, të cilat ishin të veja dhe me fëmijë jetimë, jemi mundur t’u ndërtojmë shtëpi, t’u japim ndihma financiare për ushqime e veshje etj. I kemi mbështur që ato ta kenë statusin e përfunduar. si viktima të luftës, në mënyrë instuticioonale, me pagë mujore nga shtetit zviceran. Po kështu, që t’i kenë gjitha drejtate tyre.

7. Si është vlerësuar tërë kjo veprimtari e jotja, kaq e dobishme, në shërbim të popullit e Atdheut?

– Nga qytetarët dhe populli zviceran është vlerësuar mjaft mirë. Sepse ata shihnin një interesim jashtëzakonisht të madh, si nga unë dhe bashkatdheatët e mi mërgimtarë, për popullin tim. Gjithashtu edhe nga populli im është vlerësuar mirë, si në kohën e luftës dhe pas saj, në liri e demokraci.

8. Është botuar një libër voluminoz, me titullin “Një jetë, veprimtari humanitare…“.Kush ka punuar për këtë libër dhe cila është përmbajtja kryesore e tij? Gjithashtu, a mendon se aty është përfshirë, shterrueshëm, tërë jeta dhe veprimtaria jote, atdhetare e njerëzore?

– Monografinë e kam punuar unë, me redaktoren e librit, Arta Nikqi-Berisha. Ajo përmban një pjesë të punës dhe veprimtarisë sime, të bashkëpuntorëve të mi. Mirëpo, në këtë monografi nuk përfshihet e tërë puna ime. Sepse, në ditët ose muajt në vijim, do të vazhdojmë me botimin e monografive tjera, të cilat do të përmbledhin të gjithë veprimtarinë time.

9. A dëshiron të shtosh diçka tjetër, që të ka mbëtur merak dhe nuk arritëm ta trajtojmë, në këtë bisedë, për të cilën të falënderoj, përzemërsisht?

– Mbas gjithë këtij mundimi dhe kësaj veprimtarie, shpresoj dhe besoj që Kosova, vendlindja ime dhe, respektivisht, Atdheu im dhe i të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë e punojnë, të bëhet një shtet i fortë, i besueshëm, që qytetarët të kenë sa më shumë dashuri për vendin e tyre dhe të punohet me përkushtim dhe përpikmëri për të. Dëshiroj shumë, që të gjithë ta duam dhe ta respektojmë njëri-tjetrin, ashtu sic duhet ta duam dhe shtetin tonë, se dashuria është falas.

Në mbyllje të Bisedës sonë, ju falënderoj përzemërisht, prof. Murat Gecaj, që më krijuat mundësinë t’i shprehi, përsëri publikisht, disa nga mendimet e mia, që lidhen ngusht me jetën time modeste, në shërbim të popullit e Atdheut, përherë kaq të dashur edhe për mua!

Tiranë-Zyrih (Zvicër), prill 2017