DERI KUR, “PRESIDENTI YNË”, DUHET TË SILLET I PA PËRGJEGJËSHËM NDAJ ATDHEUT

0
540
Thaçi - Daçiq

Afrim Caka

Sjellja e tij për mua është shumë shqetësuese. Meqë ra fjala, si puna e zotit President? Që të jem i sinqertë, po ta themë troç. Dhe, para së gjithash, Hashim Thaçi ruhuni nga mallkimi i historisë. “Gjithmonë jemi të rrethuar nga çmenduritë, epshi për pushtet, apo besnikëria e verbër ndaj një ideologjie të caktuar. Historia jonë ka qenë e mbushur gjithmonë me politikanë të tillë psikopatë, tiranë, të shitur fanatikë dhe me legjenda të zeza”.
Në këtë shkrim, unë i referohem qëllimisht psikologjisë së presidentit dhe bisedimeve në mes tij, Mogerinit, Vuçiqit dhe Daçiqit që janë bërë përmes procedimit të lidhjeve të fshehta dhe tinzare, për coptimin dhe shkatërrimin e Dardanisë, e cila nuk vonon të shfaqet në realitetin tonë politik, krejtësisht i prekshëm për fat të keq. Përgjigjja e tij është e prerë:

Falja e Mitrovicës!”.

Kjo tradhëti e tij nuk mund të bëhet dhe nuk ka vend në Dardani.

Egoizmi i tij është bërë barrierë midis tij dhe truallit ku lindi. Ky njeri është i mbytur, ai s’mund të marrë frymë shqip, ai i ka humbur rrënjët e veta. Atë nuk e ushqejnë më. Dashuria e tij është dashirë e të mos ushqyerit, dëshira është mos fitimi i rrënjëve të parëve të tij? Ka shqiptarë që ende mendojnë për dosje të tilla të rënda. Është e kuptueshme qëndrimi i Daçiqit, si politikan Sebisë. I pa kuptueshëm është qëndrimi i Presidentit Hashim. Ky është shitur dhe shitblerë, ai është pabesueshëm.

Të thuash që ne i kemi dhënë të drejtë Serbisë, do të ishte vetëm një eufemizëm dhe vetvrasje kolektive. Nuk ka dyshim se as tradhtitë e së kaluarës nuk mund të barazohen me historinë e këtij Presidenti dhe për të cilin askush nga deputetët dhe grupi negociator nuk ndien keqardhje apo pendim, ku është katandisur vendi! Një nga “gabimet” më të shpeshta, që intelektualët nuk flasin për Presidentin, është si ta shohësh atë vetëm si politikanin e “ferrit”, duke harruar se ky nuk është veçse një servil dhe pa i përgjegjshëm ndaj atdheut. Papërgjegjshmëria bëhet çelësi i historisë së tij.

Me analizën tonë kemi ardhur deri në periudhën aktuale dhe tani do të vijojmë të analizojmë domethënien psikologjike të presidentit dhe kuptimit që i’a jep lirisë dhe demarkacionit me Serbinë në sistemein autoritar dhe demokracisë tonë të brishtë. Megjithatë, nisur nga fakti që vlefshmëria e krejt argumentimit tonë varet nga vlefshmëria e premisave psikologjike, na duhet që menjëherë të ndërpresim rrjedhën e përgjithshme të kapitullimit të mendimit dhe t’i kushtojmë një energji më të detajuar dhe më konkrete analizimit të shpërbërjes më në thellësi të (Mitrovicës dhe Ujë Mirit), që tashmë Hashim Broja këmbëngulë që këto teritore duhet t’i takojnë Serbisë!?

Të gjitha ato mendime e qëndrime, në esencë, antidemokratike e intolerante, në vend se të merreshim me qëndreshmërinë e argumenteve dhe thelbin e vetë çështjes kontestuese të Hashim Thaçit, u morën me sakrilegjin e blasfeminë e politikës serbe! Ç’është edhe më keqe, politika e tij bëri përpjekje që edhe institucionet të viheshin në shërbim të këtij anatemimi. Shembull tragjik është përpjekja e Thaçit dhe e Veselit, që këtë institucion të lartë ta komprometojë me fushata të tilla anti-shqiptare.

Çdo përpjekeje për të ngritur mendimin individual në qëndrimi institucional nuk mund të pagëzohet ndryshe pos antonimi e demokracisë është e tolerancës. Pas gjithë atyre shpifjeve denigruese shtrohet vetëm një pyetje: çfarë do të pësonte një “president servil” pa kredi kombëtare, e morale në një mjedis si ky yni, pa frymë demokratike e tolerante. Është psikologjia e servilizmit e puthadorës ajo që indentifikohet me regjimin dhe mungesa e kulturës demokratike ajo që u krijon njerëzve paragjykime, si pengesë serioze e gjykimit të drejtë intelektual. Pritjet e tilla për gjykime aprioristike, vetëm dyngjyrëshe zi e bardhë, janë prirje që mbizotërojnë në mesin e kabinetit të tij.

Mund të jetë kjo mendësi kompleks i krijur nga dominimi i huaj, mund t’i detyrohet edhe sundimit të gjatë të ideologjisë serbe, mund të jetë, mbase, edhe një farë instinkti natyror i pajtimit aprioristik të liderve politik me pushtetin serb, për shkak të varësisë së tij nga sutoritetet pushtetore ose nga intereset që do të mund t’i përmbushte. Por, sidoqoftë, mendësia e gjykimit ekslizivisht dyngjyrësh, që është mjaft e pranishme në mjedisin tonë, të njerëzit e korruptuat, te njërëzit e harçit e dallavereve, shfaqet rëndom sipas formulës së prontos primitive: në mos qofsh s’je me mua, atëherë vetvetiu je kundër meje; në mos qofsh me mendimin tim, atëherë vetvetiu je kundër tij!

Kjo është e papajtueshme me mendësinë demokratike dhe të tolerancës, me pikëpamjen modern të mendimit dhe të qëndrimit demokratik ndaj shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Vlerësimit e gjykimi bardhë e zi është vlerësim e gjykim joparimor, totalitar, i politikës së krijimit të armiqëve dhe antidemokratik, pra është vlerësim e gjykim i çastit nga një parti apo i liderit të saj. Euforia dhe mungesa e racionalizimit në vlerësime e gjykime, në sjellje e qëndrime, si dhe animet joparimore, janë të pranishme në mjedisin tonë.

Ashtu siç din të krijojë e të ngrejë rrufeshëm, pa kritere e arsyetime të logjikshme, ashtu di edhe të mohojë e shembë idhujtë intelektual e qëndrime dhe të ndërrojë bindjet e veta. Mbiçmon e përçmon shpeshherë kuturu, pa kritere e mature të nevojshme. Sillet ndaj të huajit me inferioritet e srvilizëm dhe e çmon më shumë se veten, bëhet i sjellshëm ndaj tij, ndërsa i vrazhdë dhe i egër ndaj vetes, pos mendësi e skllavit, një psikologji puthadore, dallkuake e shpirtrobi! Partitë politike në Dardani si ajo e PDK-së ofrojnë mjaft shembuj ilustrues.

Prirjet për anatemimin nga ana e tij, ekskomunikimin dhe etikimin e atyre, që nuk mendojnë sipas ideologjisë së një presidenti, përkatësisht të mungesës së lirisë demokratike dhe të tolerancës shoqërore. Shprehja e lirë e ndërgjegjes, e bindjeve dhe e mendimit të argumentuar është qenësi e parimeve të mendësisë demokratike, kurse pastrami e denigrimi i kundështarëve politikë, intelektualë e ideorë është arbitrarizëm klasik, që nuk mund të justifikohet me asnjë arsye, madje as me raison d’état (arsyen shtetërore)!