Deri kur do të vazhdon agonia e shtetit të Kosovës?

0
941
Vëllai i Hashimit, Erdogani, falen

Nga Skënder MULLIQI

Kurrë nuk kam menduar së do të kemi këtë gjendje ekonomike kaq të dobët dhe një zhvillim politik të tillë abnormal. Nuk kam menduar, po ashtu së do të kemi këtë nivel shpërthyes të krizës institucionale. Nuk kam menduar së do te kemi kaq njerëz të pa përgjegjshem poltikisht dhe moralisht. Kurrë nuk kam menduar së më Kosovën do të udhëheqin grupet kriminale politike dhe grupet kriminale ekonomike. Aq me pak që këto grupe të infiltrohen në të gjitha strukturat vitale shtetërore. Kjo është e pa logjikshme dhe shumë e pa pranueshme për një shtet dhe për një popull në këtë fillim shekull. Ngjarjet politike nuk po pushojnë të na krijojnë befasi të reja secilën ditë dhe secilin muaj më shumë.

Edhe deri tash kemi pasur arrestime të njerëzve në strukturat më të larta të shtetit. Kemi pasur shumë afera korruptive dhe keqpërdorime tjera të pushtetit, ku protagonistët e këtyre veprave janë larguar nga vendi duke i ikur organeve të drejtësisë. Kështu sigurisht së nuk bëhet shteti, dhe as nuk do të kemi mirëqenje edhe për shumë kohë. Po jemi vrojtues të këtyre ngjarjeve të pa mira karshi shtetëndërtimit. Nuk është aspak logjike që gjithë ata njerëz të grumbulluar në pushtet, të zhytur në një formë ose tjetër në kriminalitet duke rënë ndesh më ligjin. Sigurisht së nuk janë aq të padijshem e të mos kan njohuri së janë duke vepruar kundwr të mirës së Kosovës.

Nuk është reale as të mendojmë së edhe strukturat relevante të Evropës nuk kan njohuri për krimin dhe korrupcionin e nivelit të lartë, dhe së nuk kan njohuri së cilët janë koordinuesit e këtyre veprave shkatrrimtare. Ose dikujt edhe po i lëverdisë një gjendje e tillë, ku neve vet nuk jemi te vetëdijshem për dëmin e madh që po ia shkaktojmë shtetit. Qetësia në rajon më njerëz të përfshirë në kriminalitet dhe korrupcion, është qetësi e rreme nese mendonë dikush nga zotëritë ndërkombëtar që është ndryshe. Nese shtetet prej nga vijnë ata janë shtete demokratike, nuk “lejohet” që të na instalojnë pseudodemokracin. Por, tek e fundit secili shtet i Evropës i ka interesat e veta gjeopolitike dhe gjeostrategjike.

Bie pyetja logjike pse po na ndodhë gjithë ky pasivitet i nerëzve tanë, karshi të gjitha këtyre ngjarjeve të pamira të cilat po e rrethojnë? Kjo është për një analizë të hollsishme. Pse e gjithë kjo indiferencë politike dhe indiferencë për fatin e tyre dhe të shtetit ? Kur gjysma e popullatës më të drejtë vote nuk dalin në zgjedhje, është tregues së diqka nuk është në rregull. Që fatin e vet tia përcaktojnë kasta pushtetare, sipat tekave të tyre nuk justifikohet. Në të gjithë këto pyetje është vështirë të gjesh edhe përgjigje adekuate, veq nese hipotetetizojmë. Ky oportunitet politik po rezulton shumë keq në jetën tonë dhe në të gjitha proceset zhvillimore.

Mu për këtë edhe jemi futur në krizë të thellë institucionale. Askush nuk na i zgjedh problemet në shtëpinë tonë, nese të gjithë nuk akativizohemi në forma të ndryshme, për ti artikuluar qartë kërkesat tona. Ky pasivitet po iu shkon përshtati të gjithë keqëberësve politik dhe keqëbersëve ekonomik, të cilët veq sa po e trashin zullumin. Protagonistët e të gjithë këtyre të zezave, duhet të stopohen më angazhimet tona të gjithëmbarshme, së për ndryshe gjendja e agonisë të shtetit të Kosovës, edhe shumë kohë nuk do të ndalet…