DERGJIA E KLEPTOMANISË (A) I KA PREKUR SHQIPTARËT?!

0
385
Shefqet Dibrani

Publikuar në profilin e autorit: https://www.facebook.com/notes/shefqet-dibrani/nga-diskursi-patologjik-dergjja-e-kleptomanis%C3%AB-a-i-ka-prekur-shqiptar%C3%ABt/10158538155312386/

Nga diskursi patologjik:

(Dhe sinonimet dhe klasifikimi – tipologjia e dukurive negative që janë shndërruar në mani, a mund të kategorizohen si dergjje që kanë simptome të ngjashme me të kleptomanisë?!)

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Termi KLEPTOMANIA, rrjedh nga greqishtja, Klepto-vjedh dhe Mania-ves/dukuri, që d.m.th. Vesi për të vjedhur, për të mos u ngopur kurrë, madje ata që vuajnë nga kjo sëmundje vjedhin edhe gjëra pa vlerë, vjedhin pa pasur nevojë edhe pse janë të pasur. Pra kleptomania është përkufizim patologjik, që ka të bëjë me personin vjedhës. Kryesisht nuk vjedhin nga nevoja, por siç thuhet në shkencën e mjekësisë “ata i shtynë një impuls i pakontrollueshëm”, kurse kleptomanët, para se të vjedhin përjetojnë tensione të brendshme që i shtynë të veprojnë, dhe posa të vjedhin atyre i shkarkohet kjo energji.

Kleptomania, si sëmundje, zyrtarisht është e njohur nga viti 2013, prandaj nuk kemi sqarime të mjaftueshme për definicionin e saktë në gjuhën shqipe, ndërkaq popujt dhe vendet e zhvilluara, të cilat botojnë fjalorët e tyre sqarues, gjuhësor e shkencor të çdo vjetshëm, japin sqarime të mjaftueshme, ndërsa tek ne, përveç në ndonjë revistë të shkencës së mjekësisë, nëpër të tjera janë shkrime të pakta e të rralla.

Shkaqet e kleptomanisë mendohet se lidhen në psikikën e të sëmurëve, e cila manifestohet edhe si simptomë e depresionit. Këto çrregullime mund të jenë rezultat i përjetimeve nga e kaluara, ta zëmë nëpër diktaturat komuniste, dhuna nëpër burgje, pasojat e luftës, vuajtjet shpirtërore por edhe nga dhuna traumatike në kohë të fëmijërisë, siç është abuzimi etj. Pra shkaktarët e këtyre çrregullimeve janë të shumta dhe të ndryshme. Mund të ndikojnë edhe konfliktet në familje ose në vendin e punës, veçanërisht mund të ndikojë niveli ulët i vetëbesimit në aftësisë prodhuese, të të menduarit, që duket të jetë kualifikimet e pamerituara etj., llogariten si shkaqe që favorizojnë kleptomaninë.

Mendohet se “manifestimi i kënaqësisë kur vjedh” dhe sidomos agresiviteti i tyre i shpeshtuar si kundërpërgjigje e të gjithëve që i kundërshtojnë, janë shenja të kleptomanisë. (Në aspektin politik e mediatik, kemi diskutimet në parlament dhe debatet televizive).

Kleptomanët, në raport me veprimin e tyre zakonisht qëndrojnë të heshtur, janë të mbyllur dhe mos pranues, prandaj në shumë raste, kleptomanët, mbeten të pazbuluar dhe për këtë arsye as nuk trajtohet. Por përjashtohen dy raste të cilave ua shtojmë edhe një supozim mbi veset e ngjashme:

1. Vetëm kur viktimat kapen duke vjedhur, ata i nënshtrohen një terapie të përshtatshme për tu trajtuar kleptomania – qoftë si një kërkesë nga zyrtarët përkatës ose vullnetarisht nga individi.
2. Në terapinë e sjelljes, ata duhet të mësojnë për sjelljen e tyre patologjike, duke iu kërkuar që të heqin dorë nga cikli i vjedhjes impulsive.

3. Në aspektin e dukurive që manifestohen në shoqërinë tonë, jo vetëm kleptomania, vjedhja industriale e milionave, por mashtrimi, tradhtia, pabesia, çaraveshja, intriga që janë shndërruar në dukuri negative – ves, kërkojnë shërimi afatgjatë përmes terapisë institucionale (ligjit dhe pastërtisë para ligjit), duke i marrë për konsideratë metodat për shërimin e kleptomanisë, është e mundshme vetëm nëse analizohen shkaqet e thella psikologjike dhe kur ato trajtohen në të njëjtën kohë.

A vuan shoqëria jonë nga sindromi i kleptomanisë, si dhe tipologjia e dukurive negative:
“Pshurromani”, si sëmundje duhet të trajtohet në repartin e urologjisë, por nuk e di nëse nga institucione përkatëse trajtohen edhe dukuritë tjera: Vesi i politikanit për ta mashtruar e tradhtuar popullin – elektoratin, qoftë në fushatë zgjedhore, e qoftë si zyrtar shtetëror në institucionin përkatës. Dukuria e “ngrënia e fjalës si djathin me bukë”, premtimet publike tepër kundërthënëse me mënyrën e veprimit, ka sjellë krizë të madhe në shoqërinë tonë. Sot, si asnjëherë më parë, Kodi i Besës, është nëpërkëmbur me pabesi të mëdha. Madje “BESA – Beso.”, vitin e shkuar u përdor edhe si slogan për të mashtruar elektoratin gjatë Fushatës Zgjedhore, ndërsa kohëve të fundit, slogani “BESO.”, është shndërruar në sinonim i tradhtisë.

Kleptomanët, (vjedhësit e votës), nuk skuqen(?!), prandaj shtrohet nevoja për studime serioze dhe profesionale të këtyre dukurive të shndërruara në vese, përkatësisht në mani duke u trajtuar në planin profesional. Sjellja si dukuri, po si shëmti “çaraveshja”, si dhe dukuritë dhe veset që kanë kaluar në deformim patologjik: Tradhtia (tradhtiomania), e udhëheqësve politik e shtetëror, çaraveshja e profesorëve universitar nëpër debate televizive, që duhet të klasifikohet si mani, përkatësisht të trajtohet si “çaraveshomani” etj.

Në këtë kontekst duhet të merren për studime të gjitha veset negative që janë shndërruar në “Mani” të shëmtuara. Këto defekte do të zbulonin edhe një varg “manish” me të cilat, sot përballet shoqëria jonë. Po sikur të merrej në trajtim “gënjeshtrat e pa kripa dhe të pacipa”, ka rrezik se shoqëria jonë ua kalon edhe atyre popujve të cilët gënjeshtrën e kanë kod patriotik.

Edhe pse kleptomania, si ves a sëmundje është zbuluar vonë, në shoqëritë e zhvilluara ajo trajtohet me kujdes dhe në mënyrë profesionale. Te ne nuk kam informacione nëse ka institucione përkatëse, për tu trajtuar si sëmundje patologjike. Ndërsa shoqëria jonë, kohëve të fundit po vuan nga “kleptomanët-vjedhësit e demokracisë”, dhe kjo është shqetësuese, pasi “vjedhësit e demokracisë” në emër të këtij slogani po shkelin rregulla, nuk po zbatojnë ligjin, thyejnë procedurat kufitare, akuzojnë shtetin e vet se bënë akte terroriste, shkarkojnë qeverinë e vendit të vet në kohë pandemie, duke abuzuar vendimet institucionale në kohë pandemie po tallen me shëndetin e popullit.

Zyrtaret politik dhe shtetëror, vuajnë nga kleptomania, ata kanë harruar se ky sindromi ua ka dëmtuar mendjen, ata i shqetësojnë vjedhjet e tepruara në këto 20 vjet, prandaj shoqëria e re e ka të vështirë për të vënë rend e rregulla, sepse druri i thatë kurrë nuk ndreqet?! Shoqërie e Re, duhet të kuptoj se ka të bëjë me të prekur si me “COVID-19”, prandaj zbatimi i detyrueshëm në karantinë është domosdoshmëri. Përvoja me sëmundje patologjike, na mëson se ata që janë “të prekur”, nuk mund të pajtohen për t’ua hequr tortën, pushtetin dhe paranë ku mund të vjedhin. Janë kleptomanë dhe si të till duhet të trajtohen.

Shërimi i kleptomanisë, në institucionet politike e shtetërore në Republikën e Kosovës është proces jo aq i ngatërruar sa thuhet?! U tha se u bënë shkelje gjatë shkarkimit nëpër borde dhe ndërmarrje, por heshtja ose pranimi i fajësisë duket se është vetëdijesim, pasi duket të jenë të prekur nga Kleptomania, vjedhja e pamerituar e parasë publike. U pa se edhe ç’kapja e shtetit mund të bëhet, andaj shpresoj se duke i zbatuar edhe disa rregulla për “Kleptomanët – vjedhësit” e parasë publike, disa vese dhe mani kollaj do të shërohen. Ndryshimi i jetës, nga çrregullimet e mëdha, në një shoqëri normale nuk është e paarritshme, pasi edhe pandemitë globale janë të tejkalueshme.

Këto çrregullime në shoqëri, duke marrë për bazë kategorizimin e sëmundjes për kleptomaninë, ndahen në dy grupe me karaktere të mëdha:
1. Disçrrregullimi obsesiv – kompulsiv: ka të bëjë me respektimin e rendit të detyrueshëm, d.m.th. duhet të aplikohet krijimi i detyrueshëm i simetrisë.
2. Disçrrregullimi obsesiv – kompulsiv: Ka të bëjë me pastërtinë e ndërgjegjes së detyrueshme – përkatësisht kur udhëheqja institucionale bëhet me duar të pastërtia dhe kur do të bëhet normë e detyrueshme që e aplikon zyrtari përkatës, efekti shërues është i madh.

Bota e qytetëruar, me kohë i identifikon kleptomanët, sidomos ata që janë të pasur dhe nuk kanë nevojë për të vjedhur, por vjedhjen e kanë “Mani – Ves”, i pajisin me certifikata ose libreza përkatëse të barasvlershme me ato që i posedojnë zyrtarët përkatës në institucione shtetërore në Kosovë. Andaj nëse në perëndim kanë konsideratë dhe nuk shkaktojnë konflikte me këtë kategori, shoqëria jonë duhet ta shkëpus paqen që kanë ndërtuar me Kleptomanët. Ata janë të njohur, vetëm duhet futur në karantinë, të bëhet distancimi prej tyre, të mos iu jepet dora, tamam duhet të zbatohen të gjitha metodat që i ka vënë në dispozicion Instituti Kombëtar i Shëndetit të Popullit. Kleptomanët, nëse nuk i ka secili në shtëpi, ata janë në lagjet tona, në fshatin a Bashkinë e secilit.

Nëse aplikojmë metodat tashmë të ditura për distancim dhe izolim, ne do t’i ndihmojmë ata pa bërë zhurmë e potere. Terapia mjekësore është kurë që aplikohet për njerëzit e prekur nga sindromi përkatës. Sipas shkencave shoqërore nga fusha e sociologjisë, psikologjisë, ne mund të bëhemi pedagog të mirë vetëm kur për temat e tilla flasim hapur, pastaj ne e kemi provuar se izolimi, distanca dhe duke mos bërë pazare me ta, ndihmohen kleptomanët për të dal nga kriza ku janë futur dhe ndihmohet shoqëria dhe shteti për tu emancipuar. Nuk thuhet kotë se “Pasqyra e qeverisë është populli që i shkon pas”, kurse “pasqyra” është mjetë për ta parë fytyrën e vet secili kleptoman, demagog, tradhtar, dhe të gjithë mashtruesit dhe abuzuesit e sistemit dhe durimit të popullit tonë. Paqja shpirtërore, është hapi i parë për shërimin, jo vetëm të sëmundjes së kleptomanisë, por edhe për t’i evituar të gjitha dukurit e shndërruara në mani.

Zvicër / St. Gallen, 03 maj 2020.