Skender Jashari
Lufta kundër radikalizmit, ekstremizmit dhe organizatave të terroristëve islamik në Republikë të Kosovës, si dhe në gjitha Trojet Shqipëtare është specifike! Ashtu siç është specifike edhe radikalizimi, ekstremizimi dhe terrorizmi islamik në pothuajse të gjitha vendet të cilat kaluan nga ndikimi sovjetik në demokraci dhe orientim Euro-Amerikan.
Botërisht nuk flitet, madje Rusia dhe Serbia, ende nuk rangohen hapur në listën e vendeve sponzorizuese të terrorizmit islamik dhe atij ndërkombëtar.
Radikalizmi, ekstremizmi dhe organizatat terroriste islamik, në këto vende e veçmas në Trojet tona Shqipëtare, kryekëput janë prodhim i drejtëpërdrejt nga Shërbimet agjenturore të Serbisë, Turqisë dhe vendeve dhe agjenturave të tjera, kryesisht aleate të Serbisë, por edhe vendeve tjera arabe (ku zotëron doktrina teologjike salafiste-tekfiriste vehabiste), si dhe implikimet e organizatave gjoja humanitare islamike.
Edhe pse viteve të fundit, shihen që në Republikë të Kosovës, janë mbyllur disa organizata lokale a joqeveritare humanitare islamike! Organizatat e tilla zakonisht janë dirigjuar nga agjenturat e shteteve që kanë qëndrim armiqësorë ndaj Kosovës dhe Shqipëtarëve në tërësi. Mjafton të hetohen zyrtarët-drejtuesit e këtyre organizatave humanitare islamike dhe lehtësisht mund të arrish në përfundimin, që personi i tillë, ka lidhje gjaku, prejardhje-origjine, lidhje krushqie, lidhje biznesi, lidhje interesi, preajrdhje kombëtare e deri të kaluar të dyshimtë për lidhje me Serbinë apo si indiferent ndaj përpjekjeve për Çlirim dhe Pavarësi të Trojeve tona gjatë Luftërave të fundit.
Insituticonet e Republikës së Kosovës, qëllimisht vepruan me vonesë, sepse edhe brenda institucioneve të Kosovës, sidomos në Prokurori, Polici, Gjyqësi, por edhe në qeveri, ka patur njerëz që i kanë ndihmuar në mënyra nga më të ndryshmet. Ende për fat të keq, fshehen në Trojet tona Shqipëtare, nuk hetohen as nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë, as nga studiuesit dhe gazetaritë investigative.
Madje disa dhjetra raste kam gjurmuar, gjatë qëndrimit tim, në burgimin politik, në rastine Grupit të Dobrosinit, nga ku kam ardhur në përfundim që: agjent në AKI; polic në policinë e Kosovës; prokurorë madje edhe në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës; Gjyqëtar në gjykatat themelore dhe të Apelit; zyrtar në shërbimin korrektues të Kosovës; zyrtar në Ministrinë e Brendshme, të Drejtësisë dhe të Jashtme (kryesisht); politikan (deputet) të Kuvendit të Republikës së Kosovës; kanë qenë mbrojtësit kryesorë të këtyre terroristëve islamik të Serbisë dhe Agjentëve Islamik të Serbisë! Madje aq shumë detaje kam patur mundësinë lehtësisht të nxjerrja, sa që është e habitshme, sesi këta zyrtar, ende as nuk i shqetëson aspak Ligji!
Në fillim: i fshehnin aktet terroriste të Agjentëve islamik të Serbisë, kundër Shqipëtarëve të caktuar, në Republikë të Kosovës, të cilët dekonspiruan agjentët islamik të Serbisë; duke fshehur fenomenin e radikalizmit dhe terrorizmit islamik sidomos para faktorit ndërkombëtar; duke lejuar operimin e lirë të organizatave terroriste islamike; duke mos kontrolluar burimin e të ardhurave-origjinën e financimeve të islamit radikal; duke mos hetuar krimin e organizuar të organizatave dhe grupeve terroriste islamike të Serbisë; duke mos hetuar krimet e rënda të grupeve kriminale islamike (p.sh: plaçkitje bankash dhe kazinosh); kontrabandën e armëve kryesisht nga Serbia; armët speciale për atentate dhe akte terroriste të Agjentëve Islamik të Serbisë (mes tyre edhe hoxha i njohur i Xhamisë së Madhe), ashtu edhe tek terroristët islamik të Serbisë etj.
Shumica e terroristëve islamik të Serbisë, asnjëherë nuk janë akuzuar, madje edhe në disa dhjetra raste kur janë akuzuar, aktakuza ka qenë e mangët qëllimisht (p.sh: nuk janë konfisku qëllimisht provat, e sidomos provat që i lidhin me Serbinë; nuk janë gjurmu prejardhja e mjeteve financiare të lidhura me Organizatat terroriste islamike dhe me agjenturat e Serbisë dhe as nuk janë konfiskuar ato; motivin e kryerjes po ashtu nuk është gjurmu! etj.), e pastaj aktgjykimi ka mbaruar lirues në çdo rast kur janë akuzu Agjentët Islamik të Serbisë. Institucionet e Sigurisë së Kosovës, shumë mirë e dijnë, kanë madje edhe fakte të mjaftueshme për akuzim dhe dënim, për disa dhjetra hoxhallarë vehabi që operojnë në Kosovë, me dirigjim nga Agjenturat e Serbisë, të cilët i prodhuan “terroristët islamik të Serbisë!
Emërtimi “terrorist islamik të Serbisë” është termi më adekuat për t’i quajtur këta të dyshuar si kriminel, për faktin që:
1. këta gjetën “ideal” për të luftuar për një vend tjetër, derisa asnjëri nga këta a familjarët e këtyre nuk luftuan për Lirinë e Kosovës;
2. indoktrinuesit e këtyre terroristëve islamik të Serbisë, është bërë nga Agjentët Islamik të Serbisë, të cilët në asnjë rast nuk janë dyshuar, madje edhe në pak raste kur janë akuzuar, në çdo rast këta janë shpallur të pafajshëm( shkaku i intervenimit të Serbisë përmes Fraksionit politiko-kriminal të UNMIK-ut e pastaj të të njejtit Fraksion të EULEX-it);
3. Identiteti kombëtar pothuajse fare nuk ekziston tek këta njerëz, e për më shumë lidhjet farefisnore dhe krushqisë, por edhe biznesore shihen qartë që kanë më shumë afërsi me Serbinë, Bosnjën, Turqinë sesa me Shqipëtarët; si dhe
4. Çdonjëri nga këta terrorist islamik të Serbisë, kanë shkollim të mangët ose analfabet, kanë gjendje të rëndë ekonomike dhe se shkuarja e tyre në luftërat terroriste islamike në Siri a Irak, ka patur qëllim përfitimit material.
Dukuria e “terroristëve islamik të Serbisë, në Trojet Shqipëtare”, nuk është e sotme, ajo daton që me herët në histori. Me rastin e ndarjes së Kishës më 1054, në Kishën Katolike dhe Ortodokse, u thellu hendeku. Aq sa ortodoksët më parë siç dëshmon historia, do bashkohen me Perandorinë Osmane, sesa me katolicizmin. Më vitin 1371, në Betejën e Maricës, u ndeshën sllavët ortodoks të Gadishullit Ilirik, me Perandorinë Osmane, ku për pasojë u mposhtën, si rrjedhoj dy princët serbë, u bënë vasal të Sulltanit.
Njejtë edhe në Betejën e Kosovës, princi serb ia falë fitoren Perandorisë Osmane duke u bë vasal të sulltanit. Edhe më 1 qershor 1453, me rastin e emërtimit për Patriark të Stambollit, të Genadiusit, nga Sulltani, u firmos përfundimisht aleanca sllavo-greko-ortodokso-islamike! Gjatë gjithë kohës së sundimit Osman, vetëm Shqipëtarët shiheshin si katolik (këtë e fakton edhe Kodi i Car Dushanit, i cili kreu gjenocid kundër Shqipëtarëve katolik!), pra si rrezik potencial prej nga fuqitë europiane (katolike), mund të zbarkonin për të filluar ekspedita të kryqëzatave kundër islamike( nënkupto edhe ortodoksët e ndjenin veten të rrezikuar nga këto kryqëzata)!
Prandaj si Perandoria Osmane po aq edhe Patrikana e Stambollit (pra kisha ortodokse serbe, greke), kryen gjenocid kundër Shqipëtarëve. Askush më mirë sesa historia jonë Kombëtare, por edhe elaboratet, memorandumet dhe ligjet serbe, greke, ruse e turke, nuk ka që ta argumentojnë dhe të të ndihmojnë ta kuptosh, implikimet e këtyre vendeve për islamizmin e Shqipëtarëve! Serbia veçmas pas viteve 1850 e më pas, ka përdorë islamizimin e Shqipëtarëve në format nga më të ndryshmet( p.sh: katolikët Shqipëtar të Luginës së Preshevës, sidomos Malësia e Karadakut, është islamizuar tërësisht nga Mbretëria Serbe e më pas!).
Ndërsa atë që paralajmëronim ne që kërkonim që në 2003, e vazhdimisht më pas, që të parandalohej në rrënjë terrorizmi islamik i Serbisë, në Trojet Shqipëtare, e sidomos në Kosovë, kjo aspak nuk është bërë! Por vitin 2012-2016 me rastin e shpërthimit të dukurisë së terrorizmit islamik të Serbisë, në Trojet tona( kryesisht në Kosovë), vetëm pasi SHBA urdhëroi Institucionet e Kosovës, filloi luftimi i kësaj dukurie!
Askush nga studiuesit e mirfilltë të fenomenologjisë kriminale, nuk mund ta mohoj, rëndësinë e preventivës në rastet e tilla. Madje masa e tillë sugjerohet. Parandalimi është forma më e lirë, më e mirë, më adekuate dhe më e suksesëshme, në eliminimin e plotë madje, të dukurisë kriminale. Ndërsa luftimi i një dukurie kriminale, është tejet më i kushtueshëm( si financiarisht ashtu edhe në çdo aspekt tjetër), e që është më pak efikase, më vështirë të jenë adekuate për rastin konkret për ta eliminu plotësisht dukurinë e tillë. Sidomos kur kemi të bëjmë me ideologji ekstreme, siç është terrorizmi islamik, kjo edhe më shumë vështërsohet që të ketë luftim të duhur të saj, derisa është shumë tepër më e lehtë të parandalohej indoktrinimi, radikalizimi ekstrem dhe ekstremizmi islamik!
Shumica e vendeve Euro-amerikane, si masë më adekuate ndaj terroristëve islamik, kanë paraparë dëbimin e tyre! Një masë e tillë, do duhej adaptuar edhe në rastin e qytetarëve të Trojeve tona, që do shndërroheshin në terrorist islamik të Serbisë që luftojnë në vendet si Siri, Irak! Madje asnjë masë nuk mund të ketë më adekate sesa dëbimi nga vendi yn, apo mos lejimi që të kthehen në Atdheun tonë( sidomos ata që kanë shkuar në luftërat terroriste islamike, në Siri, Irak etj). Ndërsa çfardo mase tjetër, si: rehabilitimet post-traumatike, ndihma materiale a financiare, apo ndihma të tjera, trajtimet tjera nuk do jenë efikase.
Madje për fat të keq, shohim disa dhjetra terrorist islamik të Serbisë, tashmë shihen që shpëtuan pa dënim meritor, me dënime minimale dhe qesharake, e për shumë vepra kriminale ordinere dhe terroriste islamike nuk janë dënuar, e për më keq, sërish promovohen në medie rastet e tyre( p.sh: terroristi islamik i Serbisë, i rrethit të Kaçanikut, i dënuar për lidhje me terroristin islamik të Serbisë Lavdrim Muhaxherin dhe për pjesëmarrje në luftën terroriste islamike në Siri, si cili dihet që në Kosovë, ka kërcënuar disa persona si pjestarë i Organizatës “Xhihadi Thërret”!).
Republika e Kosovës, nuk mund t’i trajtojë me trajtime psikologjike post-traumatike, psikiatrike, ata që janë të indoktrinuar, sepse për fat të keq, as Ushtarët e Luftërave tona Çlirimtare, nuk i ka trajtuar. Nëse do kishin merituar trajtim të tillë, do ishin ata Luftëtarë të Lirisë, që shkaku i traumave të tilla, kanë kryer vetëvrasje e deri edhe akte kriminale, ndërsa të trajtohen terroristët islamik të Serbisë është absurd!
Më: 04.01.2019
Skender Jashari – i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik! Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.