Deputetët e popullit kanë harruar të takojnë sovranin e votës së lirë

0
603

(Si shkas biseda e deputetit të LDK-së Driton Selmanaj në TV-emisionin “Kojshia Show”)

Është bërë si modë se kur sovrani ia jepe votën e vetë të lirë filan (deputetit) të një partie politike në Kosovë, po ndodh shpesh dhe jo për të mirë kur tërë mandati po kalon dhe deputeti nuk shkon për të takuar sovranin në fshatin e tij.

Në rrugëtimin e shtetndërtimit të Kosovës, përditë po paraqiten probleme të ndryshme nga të gjitha fushat e jetës, papunësia dhe thyerje të mëdha me njeri-tjetrit në skajshmëri. Askush nuk merret më çështjet më fundamentale të kaheve të zhvillimit ekonomik të Kosovës, ndonësa njerëzit tanë duhet të pranojmë ata në punë dhe të papunë, po jetojnë keq për shkak të bazës së ulët të prodhimit.

Për këto tema dhe në këto rrafshe, as deputeti Driton Selmani në emisionin “Kojshia Show” harroi të flasë dhe në mungesë të programit të vet personal si deputet nuk dinte se kah të filloj dhe kah të mbaroj debatin e tij pa ndonjë përmbajtje.

Nuk e kemi të qartë pse në debatet publike në TV dhe në shtypin e shkruar, deputet dhe personat të jetës publike (politike) merren me njeri-tjetrin dhe fjalorin denigrues duke përfolur për “biografinë” e ndersjellë dhe më pak për të thënë fare për problemet aktuale shoqëroro-ekonomike të shtetit të Kosovës. Me inatet allaballkanqe Driton Selmanaj në këtë emision humori foli për kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe për dofarë “gafesh” të tij sipas Selmanajt dhe nuk doli me ndonjë debat më të ngjeshur për problemet aktuale të shtetit të Kosovës. Kështu jemi ne dhe kështu do të na kushtojë koha e humbur në “luftë” me njeri-tjetrin dhe ku do vete tevona shteti ynë i Kosovës…?


Loading…


Si qytetar i Kosovës larg në mërgim (Amerikë) me ka rastisur të lexoj dhe të shohë në TV programet politike e kombëtare për shtetin amerikan që kanë me vete senatorët dhe kongresmenët në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, prandaj do të pyesja deputetin e LDK-së Driton Selmanaj ku e keni programin dhe projektet tuaja përsonale si deputet i popullit, që në këtë mandat si ligjvënës do të shtroni dhe do të hapni për debate me deputetet e Kuvendit të Kosovës(?).

Mos u merrni me vetveten, kthehuni tek përgjegjësia e kontratës me sovranin që keni për votën e lirë për ty Driton Selmanaj dhe për të tjerët, që për kohën sy me sy me ty dhe të tjerët keni harruar përgjegjësinë që keni si ligjvënës para shtetit të Kosovës dhe para sovranit të votës së lirë!

E kohës të ndryshojmë sjelljen tonë në raport kërkesat e menjëhershme për shtetndrtimin e Kosovës për të sotmen dhe të nesërmen e saj demoktatike e kombëtare me taban të fortë të zhvillimit e të përparimit, ndonësa koha nuk pret dhe nuk guxojmë që shpeshherë jemi vonuar në historinë tonë.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]