Deprimimi u shumicës dhe klasa politike jo civilizuese?!

0
893

Nga Skënder MULLIQI

Të gjithë po jemi deshmitarë të jetës monotone dhe po jemi deshmitarë së shumica e njerëzve në Kosovë janë deprimuar, së shumica nuk kan disponim të mirë. Këtë mund ta shohim në rrugë, ne biseda, në locale dhe kudo tjetër. Kësaj epidemie të disponimit të keq zor është t’i përballon njeriu. Kjo gjendje e mbrendshme shpirtërore, e cila ka shumë emertime, është duke e thyer njeriun tonë çdo ditë e më shumë. Kjo gjendje shpirtërore dhe kjo gjendje emocionale jo disponuese po bënë që njerëzit të ligshtohen së tepermi, dhe të demoralizohen nga jeta jo e mirë të cilën po e bëjnë në Kosovë. Njerëzit janë thyer shpirtnisht, së nuk po ndihen rehat në lekurën e tyre. Po kan dhimtë të mëdha fizike e shpirtërore.

Edhe pse shumë kush është bërë imun nga kjo gjendje deprimuese, shumica janë duke përjetuar ditët dhe nëtët më të vështira të jetës së tyre, të kthyera mbrapsht nga këta kriminelë dhe mafioz politikë në krye të shtetit. Njeriu bie në gjumë dhe zgjohet nga gjumi i lodhur dhe i rraskapitur së nuk ka ku t’ia nisë punës. Gjithnjë e më shumë po ndihen keq, po ndihen të rrezikuar fizikisht, po ndihen të atakuar nga sëmundjët vdekjeprurëse. Nese dikush edhe ka ilaq për sëmundje nuk ka mundësi materjale të shërohet, vuan në shtrat deri sa t’i vjen vdekja.

Kjo gjendje shpirtërore dhe emocionale ku njeriu nuk është i lumtur më jetën të cilën po e bën në Kosovë, është ajo që nuk i ka mbetur fuqi dhe nuk po gjën mënyra që gjendjën ta ndryshon për të mirë. A ka gjë më tragjike së kur njeriu gjithmonë zgjohet më ndenjen e pa sigurisë, kur zgjohet i deprimuar dhe nuk din si ti lidhë dy skajët e muajit ? A ka gje më tragjike dhe më e rëndë së kur njeriu nuk gëzohet kurrë në jetë? A ka gjë më të rrezikshme për një popull kur në krye të pushtetit vijnë gjithfarë bajlozësh politik?

Na zgerdhihen gjithë ditën në media sikur të ishin të çmendur. A ka gjë më keq së edhe ata që punojnë nuk kan disponim të mirë më paga mizerable.Nuk ka së si të ketë njeriu ynë disponim të mirë, kur çdo ditë i vjedhet djersa dhe mundi. Këta hileqarë që na janë ngjitur në poste të larta pushtetare po jetojnë sikur të ishin mbretër mbi këtë tokë. Këta matrapazë politikë as nuk lodhën për atë punë së qdo ditë e plaqkitin popullin e vet. Nuk mërzitën pse po jetojnë buzë greminës sociale. Nuk kan ndjenja për fëmijët të cilët kontenjerët janë bërë programi i tyre social. Gjithçka po funksionon sipas ligjit të të fortit.

Jeta po bëhët në mënyrë selekcionuese. Kur njeriu është pa disponim nga gjendja e pa shpresë e cila është krijuar, bëhët agresiv karshi familjës, ndodhin vrasjët, shtohet dhuna… Kur njeriu e humb shpresën për jetë ai bëhët i rrezikshem për rethin ku jeton dhe bëhët i rrezikshem edhe për mbarë shoqërinë. Agresiviteti i tij i kalon caqët e sjelljës normale. Nuk ka së si të ndodhë ndryshe kur po jetojmë në një shoqëri të pa organizuar dhe gjithnjë e më shumë të deprimuar… Kjo gjendje e njeriut të thjesht po i bëhët gjithnjë e më shumë barrë e rëndë në shpinë. Me njerëzit e tillë të lën pas dore gjithnjë e më i vështirë po bëhët edhe komunikimi. E kan humbur durimin më shumë arsye.

Kjo klasë politike më sjelljet dhe veprimet e veta po tregohet e pa civilizuar. Kjo klasë politike nuk po tregon interesim që gjendja ekonomike dhe sociale të përmiresohët. Po intersohen vetëm për pasurimin e tyre të pa fund dhe pa asnjë mund. Na janë bërë njerëz më maska. Lufta kunder të keqijave të cilat e kan katandisur njerin e këtij nënqilli, bëhët vetëm atëherë kur shumicës i kthehet disponimi dhe vullneti për një jetë më të mirë dhe shumë më të begatshme. Kur të gjithë jetojnë në një shoqëri shumë më pozitive…