Denoncimi/ “Dalin emrat, ja gjithë të afërmit e të njohurit që ka punësuar Ulsi Manja”

0
699

Hapur.al, 11.03.2019

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha shkruan se “Ulsi Manja vetëm qenin e shtëpisë nuk e ka rrogtar shtetit”. Në denoncim jepet një listë me personat të cilët janë punësuar në administratë menjëherë pas Ulsi Manja ka marrë detyrën e deputetit në Kuvend.

Postimi i Berishes

Ulsi Manja vetem qenin e shtepise nuk e ka rrogtar shtetit!

Lexoni mesazhin e dibranit dixhital. sb

Përshendetje Doktor Berisha, ju lutem publikoni kte informacjon qe poplli ta marre vesh se cila eshte “bashkeqeverisja me qytetarët” dhe “konkurset” e Edi Rames ne administrate. Ulsi Manja vec qenin e shpise e ka pa pune! Ju faleminderit, te lutem anonim

Të punësuarti e Ulsi Manes nga familja e tije, pasi është bërë deputet

1. Drejtori Shendetit Publik Dibër – Hasan Manja i vëllai
2. Në Drejtorinë e Shendetit Publik Dibër – Roza Manja nusja e Hasanit
3. Në OSHE Dibër – Fari Manja i vëllai
4. Drejtoria e Pyores Dibër – Klodian Manja djali i vëllait
5. Spitali Peshkopi – Ornela Manja nusja e Klodianit
6. Drejtori i Trajtimit të Studentëve tek Teknologjiku – Shaziman Manja i vëllai
7. Nëndrejtoresh shkolle në Laprakë – Marjeta Manja nusja e vëllait
8. Albgazi SHA – Mira Manja e shoqja ekonomiste
9. Drejtor i Hetimit Tatimore te Republikës – Ardian Shehu dhëndri i vëllait ( i kapur ne flagrance nga pergjimet e prokurorise Durrës në rrugë procedurjale dhe për shkak të influencës e ndërhyrjeve të Ulsiut vazhdon detyren dhe pse duhet të jetë në burg).
10. Kthimi dhe kompensimi i pronave – Emri Manja djali i vëllait
11. INUKU Tiranë – Florian Elezi djali i motrës
12. Aviacioni civil – Qerim Manja djali i vëllait.
13. Në Bashkinë Tiranë punësuar – Pranvera Manja goca e vellait të deputetit dhe nusja e Ardian Shehut drejtorit te hetimit tatimore.

Shtepi tek Zogu i Zi
Shtepi plazhi ne Durres
Makine foristradë e tipit ML Benz Mercedez e blere vitin e fundit 35.000 Euro. Kjo për deputetin që deklarohej se ishte i vetmi pa makine.

Aksioner ne ndertimin e nje hidricentrali ne fshatin e Ulsiut në Duhashisht te Dibres, pikërisht ne zonen e deputetit Ulsi Manja. Aksioner jane: Bert Çupi nga Burreli, Paulin Rajta ish drejtor i Aluiznit Tirane dhe Flamur Ndreka qe perdore leket e Ulsiut, eshte shofer i tij, për të cilin po të verefikohet thuhet se është denuar disa here për grabitje e vjedhje ne Itali. Është nga Gryk Noka e Dibrës dhe banon në Tiranë.