Magjia e Brovinës ka dëmtuar mjaftë arkivën e dëshmive tona, ato do të mbajnë një dozë mosbesimi dhe mbase edhe do të nënshtrohen nëpër skaner dëshmitarësh të vërtetë prej se vërteti, do të shikohen imtësisht edhe me lupë.
nga Bekim Rexhepi
Magjia e Brovines…
Sado që të jetë e parëndësishme çështja e publikimit të fotos nga Brovina, ajo nuk ka për tu ndriçuar për faktin sepse ishte veprim politik dhe jo dëshmi për seancën e kuvendit të Kosovës kur debatonte mbi gjenocidin dhe krimet serbe në Kosovë. S‘ka se si të ishte ndryshe magjia e fotos së përdhunimit, ajo do të duhej të ishte e dhimbshme dhe e frikshme njëkohësisht. E dhimbshme ishte sepse prekte emocionet e gjithë shqiptarëve, që i penalizojnë për pafuqinë e tyre qe të parandalonin këto krime të këti niveli ku “viktima përdhunohej nga tre ushtarak, dhe ku të tjerët pas tyre do të duhej ta vështronin pamjen e përdhunimit, ai qe lëvizte nga ta ishte i vrarë nga ushtari prapa robërve me duar pas koke”. E frikshme do të ishte fotoja po të kishte personazhe të vërteta të ngjarjes qe aludohej nga magjia e Brovinës, e cila sikur u zgjua në të majtë me sehiret e falltarit politik të PDK-së.
Ia morri mëndet falltari, apo e gjitha ishte një kurdisje politike për ti dhënë mend elektoratit se PDK-ja është organizatë e vërtet politike që shpërthen përtej retorikës së përditshme. Kjo nuk mund të besohej aq shpejtë, por kur në Kosovë skandalet politike duken joshëse dhe me pas perceptohen si diçka jo normale mbi normale ato vazhdojnë të heshtën normal si skandale jo normale.
Duhet pranuar se do të kemi vështirësi në një përballje me Serbin kur të shtrohen mundësit e ndonjë tribunali ndërkombëtar për gjenocidin dhe krimet serbe në Kosovë. Serbia do të na përçmoj faktet tona për gjenocid dhe krime, do të na thotë se ku i morët këto fotografi dhe si arritët që këto skena ti aktruoni me kaq ironi, mos ndofta i keni marrë edhe këto gjithandej Irakut a Sirisë. Pra, magjia e Brovinës ka dëmtuar mjaftë arkivën e dëshmive tona, ato do të mbajnë një dozë mosbesimi dhe mbase edhe do të nënshtrohen nëpër skaner dëshmitarësh të vërtetë prej se vërteti, do të shikohen imtësisht edhe me lupë. Këtë nuk e ka menduar truri i shtypur, i lodhur i PDK-së, i cili më nuk koncentrohet dot në derivatet politike, por gdhihet ende me skandale të reja dhe vazhdon korrupsionin me targën “mirëseardhjeje në rrethin tonë”.
Këmbana që bije dhe kush e dëgjon?
Ato që përfliten dhe nganjëherë duken se po ndodhin në prapaskenë, janë pjesë e mediokritetit politik që duan të sillen sipas interesave të tyre që kur është e nevojshme të mund të fyejnë dhe të shfryjnë opinionin dhe elektoratin sepse jemi në distancën e afërt të zgjedhjeve, kur parlamenti, qeveria nuk arrijnë të fokusohen në problemet e shumta që ka vend dhe që duan zgjidhje përngut.
Presidenti i Kosovës, vazhdon të shfrytëzoi ende mundësit e limituara të një dialogu të mundshëm me Serbinë, për një marrëveshje që tashmë thuajse është i kompromentuar nga i gjithë procesi i nisur dialoguesë. Ay më nuk mund të quhet as dialog teknikë e as politikë, sepse disa marrëveshje që mbase janë arritur më herët, as nuk janë zbatuar dhe do të ishte mjaftë infantile të mendosh, të besosh gjithashtu se do të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë qe nxjerr obstruksione të reja.
Kur parlamenti nuk funksionon, që është organi më i lartë vendimmarrës, kur qeveria pretë dhe sorollatet nga njëri problem tek tjetri pa i zgjedhur, kur presidenti është në ofsajd ka një këmbacë që bije dhe atë duhet ta dëgjojnë sepse kështu më nuk ecet.
Telekomi i Kosovës apo i korrupsionit
Falimentimi po i sillet si rreth, qeveria nuk ka një planë të qartë për zgjedhje problemin e Telkomit, sepse ay ka rënë në duart e korrupsionit nga strukturat politike në vend, dhe çfarëdo plani i hartuar i qeverisë pa miratimin e strukturave politike qe kanë aksione ne të është e pamundur ndihma për mbijetesën e tij. Ose duhet qartësuar itinerari i Telekomit pa satelitët e saj politik ose me satelitët falimentimi është i sigurt, dhe privatizimi do të jetë si distribucioni i KEK-ut që u shit për pesë pare.
Korrupsioni në telekom nuk mund të fshihet sepse ai tashmë është shpërfaqur, drejtësia mund të hezitoj tani por edhe jo gjatë, sepse në zgjedhjet e reja që po ofrojnë, trysnia kryesore e zgjedhësve mbi politikanet do të jetë drejtësia dhe zbatimi i ligjit kudo njësoi në vend. Qytetari duhet të jetë i qartësuar se ne zgjedhjet e ardhshme nuk mund të përfaqësojnë figurat politike që vendin e kanë katandisur si mos më keq. Telekomi është pasqyra më reale që nuk mund të deformoj politikanët tanë, por që nxjerr në të vërtetë pamjet reale të tyre të zymtë dhe sa frankishtajne.
Përpjekja për një tribunal edhe për serbet që kanë kryer gjenocid dhe krime në Kosovë, është më shumë përpjekje politike për tu shmangur nga krimi i organizuar që kanë zhvilluar strukturat politike, veçmas PDK-ja, e cila u shfaq analfabete me një aferë politike, e cila tentonte të shkaktoj një termet politik, por edhe të shtrembërojë apo deformojë realitetin e një historie e një të vërtete mbi gjenocid dhe e krim e Serbisë në Kosovë. Rikuperimi i saj do të jetë i pamundimshëm dhe paarritshëm sepse qytetari e ka kuptuar se sa joserioze mbete ajo ne politikë. Nuk ka votë më për PDK-në, e cila duket e dëmshme dhe u dëshmua se në të gjitha insiativart e saja politike nuk pati tjetër veç se zhvatje të krimit dhe korrupsion të organizuar.