DEMONIT TË ATHINËS
Dashuria ime për Çamërinë më
vjen nga thëllimë e gjakut, nga
thëllimat kuq e zi të shpirtit, dhe
nga agime mbretërish pellazge
Pse kërcënohesh Demon i Athinës
Çamëria s´është Greqi, as Elladë
por, Epir Pellazgjik – i Shqipërisë
dhe njëperëndi e tërë njerëzimit
Nga Janina dhe Gurët e Prevezës
e shikoj një tërësi atdheun tim
Gjelbërosh, të bukur, të dashur,
Të shenjtë sa Dodona e Arkropoli
Male, det, dallgë të zemëruara, sa
shumë tokë të atdheut na kanë
pushtuar fqinjët, jam i lindur këtu
Këtë himn ia kushtoj Çamërisë
Çamëri jepi krahëve, shtoja palat
fustanellës, pyllëzoje lirinë tënde
shpresat e gjelbëra të së ardhmes
Çamëri, je atdheu brenda atdheut!…
Rrustem Geci – Dortmund, nëntor, 2017