Demokracia si fasadë mbi muri

0
305
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Askush nuk po brengosët të mbrojë demokracinë dhe liritë njerëzore në Kosovë. Demokracia ka mbetur fasadë mbi muri. Po humb njerëzorja, po humb interesimi për fatin e rinisë tonë. Shteti po drejtohet nga struktura mashtruese, nga struktura mafioze, të cilët kan faj per gjithë këto negativitete shoqërore. Kan keqpërdorë gjithëqka dhe gjithkund duke na gerditë vendin ku kemi lindur dhe shtetin. Kjo klasë politike nuk kan tru për zhvillim të vendit dhe as nuk i kan dy lidhje më politikë!

Këta kan mbetur si mbreti lakuriq! Duke u fshehur pas barazisë janë duke na diskriminuar dhe degraduar, sa çdo ditë po kemi dhëmbje barku, jo vëtem si fjalë e shkruar. Çfarë strukture politike është kjo kur çdo ditë shkelët dinjiteti ynë, dhunohet liria jonë?Çfare strukturash politike janë këto, që po e përmbysin shtetin e vetë, po përdhosim çdo vlerë demokratike dhe çdo vlerë kulturore ? Po vendosin pa e pyetur sovranin ?!

Këta po e konsiderojnë shtetin si parti të vetën politike?! Po manipulojnë me çdo pyetje të paraqitur, edhe për temat e karakterit nacional. Nuk ka më porosi të mbrapshta së janë duke i dhënë rinisë tonë. Jemi duke e humbur edhe identitetin tonë kombëtar. Jemi duke i humbur edhe miqët tanë në botë?! Të gjitha këto dukuri negative, dhe askush nuk po i pengon. Kjo është varfëruese për shpirtin tonë, kjo është e dhëmbshme dhe brengosëse për fatin tonë.

Është e pa kuptueshme së si ky popull po i duron këta njerëz. E dimë së çka është e mundshme dhe e lejueshme. Institucionet e shtetit janë shëndruar në mburojë diktature. Aty ku nuk respektohet vullneti politik i shumicës qytetare, vjen në shprehje represioni më elementët e diktaturës. Na janë mbushur institucionët më njerëz që e ulin kokën, më njerëz të dëgjueshëm… Ku ka mbetur qendresa jonë ?

Ku ka mbetur dashuria për atdheun dhe kombin? Në këtë vendin tonë të vogël, pushteti nuk janë vëtem partitë politike. Shumë çka po funkcionon sipas normave partiake! Kur shumica dëshirojnë të largohen nga Kosova, atëherë për çfarë shteti mund të flasim? E nuk ka më tragjike kur gadi të gjithë po bëhëmi protagonistë të kësaj…!?