Demarkacioni nuk është lojë fëmijësh?!

3
3469

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Tashmë dihet së Opozita po e konteston fuqishem vijën e demarkacionit të paraqitur sipas qeverisë së Kosovës, përmes Murat Mehës dhe një delagacioni amerikanë të propozuar nga ish–kryetarja e shtetit, Atifete Jahjaga. Ky komision ishte caktuar që mos të bie poshtë ajo që është nënshkruar nga Isa Mustafa në Vjenë. Opozita dhe ekspertët e lëmisë së Demarkacionit në krye më Shpejtim Bulliqin e LDK-së ofruan fakte më bollëk, së vija kufitare gjendet të Kulla. Edhe rugovasit, të cilët më shekuj jetojnë në këto troje i paraqitën argumentet e tyre, se Kosovës i merren mbi 8200 hektarë tokë.

Ali Lajçit fillimisht i takon meritë e madhe që Demarkacioni mos të merrte formën e prerë. Kur jemi këtu vlen për t’u theskuar së disa herë radhazi zyrtarët e shtetit malazez treguan gadishmeri, që sërish të bisedohet rreth vijës kufitare, sepse e dinë mirë që kufiri është në Qakorr, e jo ku ka zbritur. Unë nuk mund të kuptojë ate që po qarkullon në opinion së për Demarkacionin janë marrë vesh në vitin 2013 Hashim Thaçi dhe Skënder Hyseni në Mal të Zi më Millo Gjukanoviqin.

Nese është kjo e vërtetë që të dytë ishte dashur të sqarohen para opinionit të gjerë publik. Duket së atë ditë kur morëm udhërrefyesin për liberalizimin e vizave, krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, janë pajtuar ose edhe ndoshta kanë insistuar që si kusht për liberalizim të vizave të futet edhe tema e demarkacionit. E kanë futur Demarkacionin si kusht për ta pru Opozitën dhe popullin para aktit të kryer. Para aktit që të zgjedhin midis liberalizimit të vizave dhe Demarkacionit.

Tjetër. Mos ratifikimi në kuvend i demarkacionit që po insistojnë më ngulm Thaçi dhe Mustafa, e të cilën gjë po e insistojnë edhe disa nga zyrtarët më të lartë të BE-së, po bëhët më qëllim që ti “nxjerrin” nga llogaridhënja këta dy të parët. Demarkacioni është një kusht skandaloz, është kusht jo parimor nga ana e BE-së. Nese struktura më e lartë politike e BE-së ka marrë ndonjë sygjerim nga organët tona të shtetit, që Demarkacioni të jete kusht për liberalizimin e vizave, është grackë që nuk do të kalon pa reperkusione politike. Dihet së blloku opozitar nuk do të lëshojë pe, kur bëhët fjalë për një pjesë të madhe të territorit. Kosova ngadalë po humb territor edhe në veri me “Zajednicën”.

Kroacia dhe Sllovenia të cilat tashmë janë bërë pjesë e BE-së, ende janë në kontest të ndërsjellë lidhur më përcaktimin përfundimtar të vijës kufitare. Kroacia e Sllovenia po kontestojnë vijën kufitare ndërshtetërore tash e shumë vite përreth Gjirit të Piranit. Këto dy shtete nuk e paten kusht nga BE-ja përcaktimin e vijës së kontestuar kufitare. Ky kusht që po i vihet Kosovës më duket mua si një lloj shantazhi politik karshi vendit dhe popullatës, e cila pa të drejtë po jeton e izoluar si në geto që shumë kohë.

Populli i Kosovës nuk e ka merituar një izolim të tillë, kur dihet së kemi një gjendje ekonomike shumë të dobët. Ky trend negativ i gjendjës së përgjithshme po ndodhë më fajin e udhëheqjës më të lartë të shtetit. Kurrë nuk u luftua krimi dhe korrupcioni, që do të duhej të janë kushtet kryesore për tu plotësuar.

Dihet se për territore gadi gjithmonë edhe janë shkaktuar luftërat. Kjo temë do të duhet të bisedohet mirë e mirë nga Pozita dhe Opozita, së demarkacioni nuk është lojë fëmijësh, por është i një rëndësie kapitale. Mos të shfrytëzohet Demarakacioni për arritjën e objektivave politike të kushdo qoftë ai, apo të ndonjë interesi grupor politik. Deri më tash shumë pak u shikuan interesat shtetërore dhe interesat nacionale, të cilat interesa mbrohen më fanatizem nga secili shtet demokratik.

Duhet të mendojmë më koka të ftohta, pa emocione së nuk kemi tokë për t’i falur Malit të Zi. Për këtë tokë historikisht u derdh shumë gjak, e ky gjakë nuk i lejohët askujt ta shkelë, së do të na mallkojë historia. Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, nese janë në krye të shtetit nuk janë pronarë të Kosovës, pronar i vendit është populli, i cili deri më tash po anashkalohet nga kasta politike në pushtet…

3 KOMENTE

  1. Poashtu nuk eshte loje çobanesh, te cilet i kane kullot lopët edhe tani thojnë gjyshi jem dajm i ka kullot lopt qatje… duke bo me gisht ne drejtim te qatjehit… more skender çobani.

    • O dardan lope gashi. Ti po lypke me t’kap per b… e me ta tregu kufinin e vertetë qeta çobanët qe s’po e ditkan ku e kanë kufinin ne bazë teje. Çfarë po fiton ti me ketë nençmim te njerëzve, qe jetojnme problemet e jeten e vet. Kush te jep leje me folë per gjana qe ty nuk te takojnë.

  2. Ti jo qe je i pa ditur, injorant dhe idiot, por qenke shpirt shitur i serbosllaveve. Me çuditë portali qe lejon nje reagim te nje analfabeti potencial, i cili nuk i ka dy lidhje per asgje dhe me se paku per kufijet e shtetit te Kosoves…

Komentet janë mbyllur.